Apollonia e Taulantëve dhe Gjylakia e Korinthiotëve
nga Etnor Canaj
Sipas historigrafisë zyrtare shqiptare dhe më gjerë asaj botërore, Apollonia e Ilirisë u krijua prej të kështuquajturve grek-korinthiot (si dhe korfiot, pasi Korfuzi fillimisht u kolonizua prej Korinthit) në shek. VI. Në aspektin e ndikimit të kështuquajtur kulturor "grek", pra çka sollën me vete këta kolon, pjesërisht do isha dakort, por a është e vërtet që këta kolon të kështuquajtur grek i dhanë edhe emrin Apollonisë së Ilirisë, apo e quanin ndryshe? Sipas gjeografit bizantin, Stefan Bizantit (Στέφανος Βυζάντιος, shek. VI mbas Krishtit), në veprën e tij me titull "Ethnica" apo "De urbibus" (Qytete dhe popuj), në faqen 94, ai shkruan qartë që kolonet e korinthit nuk e quanin aspak këtë qytet Apollonia (Απολλωνία), por me emrin e prijesit te tyre "GYLAKS", pra me emërtimin "GYLAKION" apo "GYLAKIA".
Stefan Bizanti bazohet në përshkrimet e tij në autorë të antikitetit si Straboni, Skimni i Kios, Skilaksi i Kariandisë etj...Pra toponimi apo emërtimi Apolloni është më i hershëm se kolonizimi "grek"-korinthiot dhe aty banonte një popullsi paragreke kolonizatore. Mos harrojmë gjithashtu që këto koloni ishin teje të pakta në numër që të mund të asimilonin popullsitë vendase të Taulantëve të cilat ishin më të mëdha në numër. Shifrat e këtyre kolonive shkruhet që kanë qenë jo më tepër se 200 apo 300 njësi (frymë), pra shifra qesharake që të mund të nënështronin një popullsi shumë herë më të madhe se ato të Tulantëve në Durrës dhe Apolloni apo në Bylis dhe në bregdetin e Jonit dhe të Adriatikut.
Link versioni italisht: Apollonia dei Taulanti e la Gylakia dei Corinzi
0 Comments