Enigma e Gjuhës Shqipe

redaktuar nga Elton Varfi


530 faqe | Vetë-botim

Ebook: 4,99 € | Libër: 17,95 €

> Lidhja e blerjes <

Ideja se gjuha shqipe, me prejardhje nga gjuha pellazge, është më e vjetra në Evropë, nuk është një teori e kohëve të fundit. Studiues të ndryshëm shqiptarë të huaj kanë shkruar gjerësisht për këtë temë, duke shpjeguar me prova dhe fakte të besueshme, por fatkeqësisht studiuesit shqiptarë nuk kanë treguar një konsideratë serioze ndaj kësaj teorie dhe për rrjedhojë nuk kanë kryer studime serioze dhe të thelluara në këtë drejtim. Ardhja e internetit jo vetëm që na ka lejuar të kryejmë studime më të thelluara mbi këtë temë, por na ka mundësuar më tej të gjejmë lehtësisht libra, qoftë edhe të datuar, që e mbështesin fuqishëm këtë ide. Dhe pikërisht në mbrojtje të kësaj ideje blogu Enigma e gjuhës shqipe u shfaq në vitin 2009. Për tre vitet e ardhshme, ai publikonte rregullisht një postim në javë. Në vitin 2012, blogu e ndërpreu aktivitetin jo për shkak të mungesës së argumenteve, por për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion të redaktorit të tij. Libri në duart tuaja është një përmbledhje e të gjithë artikujve të botuar gjatë katër viteve të aktivitetit intensiv.

0 Comments