clip_image002Në Muzeun Historik Kombëtar është ekspozuar një mozaik i çuditshëm dhe mjeshtëror, i marrë nga një bazilikë e Antikitetit të Vonë nga fshati Mesaplik i rrethit të Vlorës. Mozaiku që daton rreth shekullit V-VI mbas Krishtit, ka qenë dyshemor dhe ka përmasat 230 cm x 349 cm. Nga pozicioni horizontal i dikurshëm tani është fiksuar në vertikalitetin e murit të Muzeut. Ky mozaik është botuar disa herë i riprodhuar nga fotografi të ndryshme. Ka tëhequr vëmendjen e studjuesve, shqiptar dhe të huaj që kanë shkruar për historinë e Pellazgëve dhe Ilirëve. por nuk është shpjeguar. Në Mozaik tregohet fytyra profile e një mashkulli me një kapele në kokë që ka një majë dhe dy kordhele nga mbrapa. Në kohërat e lashta këtë lloj kapele e mbanin profesorët dhe filozofët e mëdhenj. Përreth figurës së këtij burri gjenden pjata të mbushura me fruta dhe peshq. Ndërsa shikimi i këtij njeriu është i drejtuar tek një fjali e shkruar me shkronja të mëdha ,”A PAK KE T’AÇ”.Këto shkronja janë të alfabetit latin përveç shkronjës së dytë që është P e alfabetit grek. Shumë studiues kanë mendime të ndryshme për kuptimin e kësaj fjalie. Ndër ta do të përmendim dr. Moikom Zeqon i cili shkruan për fjalinë në gazetën Koha Jonë 29/06/2001. “Kështu një mozaik polikrom i shekullit V me origjinë nga Mesapliku i Vlorës paraqet kokën në profil të një burri të ri me ikonografinë e një hermesi, me kapele në koke dhe me një mbishkrim "Aparkeas", emër i kouptuar i hyjnisë Abrakas, i hyut monoteist të sektit heretik të baziliteve, që ka konkuruar krishtërimin në cakun kohor. Mozaiku me figurën gnostike të Aparkeas Abrakasit është i rrallë në rrafsh evropian. Ky mozaik mbyll kështu një epoke të historisë së Ilirëve për të hapur epokën e historisë së shqiptareve”. Natyrisht profesor Zeqo mendon që shkrimi i mozaikut është në gjuhën greke.

clip_image004

(një riprodhim i mozaikut të Mesaplikut)

Por të tjerë studjues të gjuhës shqipe janë të mendimit që shkrimi i këtij mozaiku është shqip. Në qoftë se ky zbulim do të vërtetohet me prova shkencore atëherë historia e shqipes së shkruar do të zhvendosej nga shekulli i XV në shekullin e V ose të VI mbas Kristit. Pra do të ishte një zbulim sensacional. Studiuesi Arben Llalla e lexon kështu frazën e mozaikut “A ΠΑR ΚΕ ΑC” (A PAR KE AC), dhe jep disa konkluzione të cilat janë

1- Arbëreshët e Italisë kanë një fjalë të urtë popullore ,”Ha për drekë, po lë për darkë”, po kështu një fjalë të këtij kuptimi e kanë edhe në qytetin e Skraparit në Shqipëri që thonë” ,”Ha sot, po mejto edhe për nesër”, edhe në Jug të Shqipërisë përdorin një fjalë popullore ,”Ha për drekë, por lër dhe për darkë”. Këto thënie popullore i gjejmë në librin “FJALË TË URTA SHQIPE”, botim i dytë I rilindjes, Prishtinë 1987 faqe 193. Prandaj nuk është e rastësishme që Jugu i Shqipërisë, zonë ku është gjetur Mozaiku i Mesaplikut të përdorin fjalën e urtë “Ha pak, që të kesh”. Si duket kjo fjalë e urtë popullore ka po të njëjtin kuptim me fjalinë që gjendet e shkruar në Mozaikun e Mesaplikut dhe është e logjikshme duke marrë parasysh evolimin e gjuhës shqipe të ketë pësuar ndryshim.

2- Shkronjat e fjalisë në Mozaik nuk janë të gjitha të alfabetit grek, por janë të alfabetit latin. Vetëm shkronja e parë e rreshtit të dytë është P, por me shkronja të alfabetit grek. Ndërsa shkronja e tretë, rreshti i dytë është RR e alfabetit Pellazgjik(shqip) sipas studiuesit gjerman J.G. Von Hahn në librin e tij “Shënime përmbi shkrimin e vjetër Pellazgjik”.

3- Mendimi i prof. Moikom Zeqos nuk përputhet me shkronjës e fundit të rreshtit të fundit që në të vërtetë është C dhe jo S siç pretendon prof. Zeqo. Shkronja S në greqisht është Σ dhe shkronja ΤΣ në greqisht shqiptohet C.

4- Forma e shkrimit është një formë e veçantë e shkruar nga lart poshtë duke ruajtur të gjitha rregullat e drejtshkrimit që bëhet fjalë jo për një fjalë të vetme, por për katër fjalë sa dhe rreshta janë shkruar.

5- Në Mozaik tregohet fytyra profile e një mashkulli me një kapele në kokë që ka një majë dhe dy kordhele nga mbrapa. Përreth figurës së këtij burri gjenden pjata të mbushura me fruta dhe peshq. Ndërsa shikimi i këtij njeriu është i drejtuar tek një fjali e shkruar me shkronja të mëdha “A ΠΑR ΚΕ ΑC” (A PAR KE AC). Logjika e thjeshtë na shpie në mendimin se bëhet fjalë për diçka që ka lidhje me ushqimin dhe njeriun. Ndoshta ka të bëjë me fjalën e urtë “HA PAK KE TË HASH”.

Studiuesi grek me origjinë shqiptare Niko Stylos së bashku me zotin Ilir Mati nuk kanë dyshime se fjalia është në gjuhën shqipe në kuptimin ,”A PAK KE T’AÇ” (Ha pak, ke të hash). Pra ata nuk kanë asnjë dyshim që mozaiku i shekullit të VI flet shqip. Këta dy studiues japin sipas mendimit tim fakte bindëse dhe të pakundërshtueshme. Ilir Mati kundërshton Tezën e dr. Moikom Zeqos , dhe pikën e dytë të profesor Llallës që gërmën e tretë të rrjeshtit të dytë e lexojnë R, ndërsa për Matin është K. Për të vërtetuar këtë teori Ilir Mati mbështetet në një vazo antike greke ku janë të rafiguruar Patrokli, Akili dhe nëna e tijë Theti. Pikërisht në gërmën e gjashtë të emrit e Patroklos gjendet e njëjta gërmë e rrjeshtit të dytë dhe është gërma K. (shiko fotografinë këtu poshtë)

clip_image006

Një tjetër fakt interesant është ngjashmëria e kapeles që mban në kokë burri i mozaikut me qeleshen. (shiko fotografinë këtu poshtë)

clip_image008

Tani na takon vetëm ne shqipëtarëve që të bindemi që gjuha jonë ka një histori shumë më të lashtë se sa historia kërkon të na e tregoj. Në këtë mënyrë kërkimet në këtë fushë do të bëhen më me entuziazëm dhe nga një dëshirë e fortë për te kërkuar të vëtetën.

Elton Varfi

Link versioni italisht: L’iscrizione del mosaico di Mesaplik del VI secolo è in lingua albanese


3 Comments

  1. Qe nga momenti qe perdoret fjala e huaj 'karte identiteti' per dokumentin personal me te rendesishem te qytetarit shqiptar dhe nuk perdoret fjala 'leternjoftim',fjale nga me kuptimplotet te gjuhes shqipe,tregon ne esence se qytetari shqiptar nuk eshte tamam shqiptar,por eshte dicka mes mishit dhe peshkut.Fjala 'pasaporte' eshte e detyruar te perdoret sepse se pari nuk ka fjale shqip qe ta zezendesoje,e se dyti eshte nje dokument qe perdoret jashte kufijve te shtetit shqiptar.Me llogjiken kushtetuese te gjuhes shqipe,emertimi 'karte identiteti' per qytetarin shqiptar duhet te konsiderohet si shkelje rende , deri ne tradheti ndaj atdheut.Te tilla emertime kishin banoret e kolonive te ndryshme ne shekujt e kaluar.Por c'te themi kur brenda kuvendit shqiptar,flitet shqipe e nivelit deri 8 vjecar dhe shume here e bastarduar.

    ReplyDelete
  2. Shqipja i kthen me vone ne qesharake keto lloj fjaleformimesh.Ajo vjen nga pasja ne perdorim te disa njesive te ngjashme qe tregojne dicka tjeter qe mund ta ktheje ndertimin e huaj qesharak dhe ta rrezoje nga perdorimi ne te ardhmen.
    Gjuha eshte pak e ngjashme me nje kafshe qe kerkon mbijetese pas nje sulmi ndaj saj.
    Mos u merzit anonim.Gjuha Shqipe eshte e vetmja nga gjuhet qe tegon thelbin e vertete te saj:ndryshueshmerine ne kohe, perndryshe nëse do të mbështeteshim ne qendrueshmerine e gjate ne kohe te gjuheve te "pjekura" e te "mëdha" do te na duhej te rrezonim faktin(jo teorine) e Darvinit ne te ardhmen.
    Kam ndjenjen qe do te ndodhi e kunderta.Gjuhet e "medha" do te rrezohen nje dite dhe Darvini bashke me gjuhet "e gjalla' qe luftojne me shtremberimet e saj "mendore" te perkoshme qe vijne nga ndikimi i Hici-Gjuhe e shkruar-shteti, do te fitojne.
    Do te fitojne sepse ashtu eshte formula e ndertimit sipas zgjedhjes se natyres.

    ReplyDelete
  3. jam mallengjyer me ate gjuhe epiriote te frang bardhit.si ka mundes qe bota te rri kaq indiferente ndaj pushteve grek qe kerkojn v.epirin.jemi ne qe duhet te kerkojm cka na kan vjedh,zakonet token arvanitet me gjith epir historin epiriote qe e kan bere te tyren heronjte e epirit qe ikan bere grek.o zot e pa besueshme ku jan historianet,gjuhetaret pse se ngren zerin?por faktet qenkan kokforta e bota edi mire se kush jan pasardhesit e pellazgeve e te ilireve dhe barku i asaj nene qe ka bere mijera frang bardhe nuk eshte thare po di te beje dhe eltone qe ma do mendja do gjejn me shum fakte te reja neper arkivat boterore por duhet pune.pergezime turi fier.

    ReplyDelete