Helena, Hektori dhe të tjerë: origjina e emrave
Po emri i të famshmes Helenë, ç’domethënie mund të ketë? Nuk gjendet tek greqishtja, por tek shqipja. Ndoshta është emri i një gruaje të tillë, të cilës i shkon për shtat emri elëna, pra e çmendura, e marra, ose siç thuhej më mirë në frëngjisht, fole, folâtre. Helenës së bukur, e cila duhet të ketë qenë edhe gaztore e lozonjare e madhe, me sa duket , i ka munguar ai gjykimi i urtë si prej një zonje të rëndë shtëpie, e cila nuk lë veten të tundohet, në shtëpinë e burrit, nga horrat e pafytyrë.
Kopertina e librit, versioni shqip
Heleni, falltari Helen, ka një kuptim të ngjashëm, që aludon për dalje, largimin jashtë vetvetes të atij që është i pajisur me një shpirt profetik; njësoj sikur të thuhet i tërbuar, ngjashëm me priftëreshat e Apollonit, tërbimi i të cilave parathoshte të ardhmen. Këtë e vërteton më së miri kjo, që Helena dhe Heleni kanë një shqiptim frymor mbi tingullin ε, i cili ndjehet tek fjalët shqipe ëlën – i lënë i çmendur, mashkullore, dhe elën – e lenë, e çmendur, femërore, sepse shqiptohen sikur të shkruheshin: hëlën, helën. Kush e di nëse fjalët fello, folle, nuk kanë rrjedhur nga ello, olle, duke iu vendosur përpara nga një f, që i zë vendin diagramës eloike, forma e së cilës ishte si një F dhe, për më tepër shqiptohej si tingulli f?
Madje dimë se përpara shkronjës ε tek Helena (Elena) shënohej diagrama dhe thuhej: Fελένα (Felena).
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Linon, mësuesin e Orfeut: flas për atë Lino, emri i të cilit mund të nxirret, me një ndryshim të vogël nga ai Helen.
Emër i ngjashëm me Helen ishte edhe Olen, një poet i stëlashtë himnesh, ndoshta më i hershëm se Orfeu. Dihet se poetët e parë, ose ishin, ose e mbanin veten si të mbushur plot me shpirtin e Apollonit.kështu që del se edhe Oleni kishte emrin i tërbuar, ose i lënë, ndërkohë që grekët e quanin frymëzimin poetik entuziazëm madje edhe mani.
Origjina e poezisë greke, thotë një autor*, kaloi nga shpirti i Apollonit te Fenomoeja dhe hyri së pari, tek Oleni.
Malte-Bruni thotë se, në rrënjët e gjuhës shqipe, shfaqet analogjia me gjuhën eolike, ngaqë tek ajo gjen përdorim diagama, ose metateza e shkronjës r apo e ndryshimeve të tjera të shkronjave që përdoreshin nga eolët.
Po të zbatojmë këtë dukuri mbi emrin e Hektorit, gjejmë se edhe ai ka një domethënie analoge me atë që i është dhënë nga Homeri si vrasës njerëzish. Në shqip vrectoar do të thotë vrastar, vrasës. Vendosni para shkronjës ε diagramën dhe prej saj del ve, sepse diagrama shqiptohej si bashkëtingëllorja v e dyfishtë (gjysëmzanorja w e anglishtes. shën i përkth). Zhvendosni shkronjën r dhe do të merrni vrector, nga fjala shqipe vraam – vras. Vetë Malte-Bruni e pranon qënien e digamës në fjalën vraam, që është ραειν (rain), paskajorja e ράω (rao) – prishi, shkatërroi.
Kështu që, nuk është pa përkrahje domethënia frigjo-shqipe e Hektorit dhe, aq më tepër, që ε-ja e E’κτoρ e pranon frymën e ashpër.
* Patrici. “Della Poetica”.
Marrë nga libri Shqipja nëna e gjuhëve i autorit Giuseppe Crispi
Përktheu nga italishtja Taulant Hatia
Link versioni italisht: Elena, Ettore ed altri: origine dei nomi
2 Comments
Pershendetje,
ReplyDeleteJu pergezoj për punen tuaj te shkelqyer rreth historis se gjuhes shqipe, një pasqyre e shendrritshme qe sqaron verte enigmen e gjuhes shqipe me te dhena e dosje shumë të renesishme ne interes pergjitheshem per te njohur te verteten e popullit të lashtë shqiptar, ju deshiroj punë te mbare e te metejshme dhe shumë suksese, shendet.
ne gjuhen shqipe ka shum shpjegime si pershembull fjala ne greqisht afroditi ne greqisht nuk percakton azgje kurse ne shqip percakton afroditi= afron diti ose me mire shqip aferdita == afer= dita = afron dita esht mar nga gjuha shqipe. ose fjala zot = zoteri nje njeri i mir mendoj se percakton zotin e zotme me kuptim ose fjala perendi perendon dielli.. ne gjuhen greke perandos do te thot matan djellit ose pertej diellit kurse ne shqip perendon dielli me nje fjal perendia ime lindje perendim percaktohet me saktesisht ne gjuhen shqipe.
ReplyDelete