Disa mrekulli të Etrurisë (2)
-Pjesa e dytë dhe e fundit-
Link pjesa e parë: Disa mrekulli të Etrurisë (1)
Mbi një urnë në Kortona, mund të lexojmë këtë frazë që në një farë mënyre është i përafërt me konceptin tonë mbi parajsën I ndjeri na ka lënë, por tani ndodhet në kopshtet e Arnos (Krijuesit), i rrethuar nga lisat:
| Pellazgo-Etrusk | Shqip |
| LA ROI | La roi |
| CUPSLINA | kopshna |
| ARNO | Arno |
| A | â |
| LISA | lisa |
Në muzeun arkeologjik të Firences është e ekspozuar Kimera, një kompozim i përbindëshëm i përbërë nga një luan me bishtin në formën e një gjarpëri, gati për të kafshuar një dhi që del nga mbrapa i të njëjtës bishë. Ky përbindësh prej bronzi ndoshta do të na paraqesi të mirën dhe të keqen
Në këtë statujë gjejmë një mbishkrim emblematik të shpirtit të keq i cili është gati të të sulmojë pa paralajmëruar :
| Pellazgo-Etrusk | Shqip |
| TINSH | Tinësh |
| C | kap |
| FIL | fill |
Në të njëjtin muze të Firences gjejmë këtë statujë bronzi të mrekullueshme , që duke u nisur nga pamja dhe veshja mendojmë që është një gjykatës romak. Mbishkrimi në bordin e togës është shkruar në gjuhën etruske me gërma autentike etruske.
Ky personazh i rëndësishëm, që e quajnë Oratori, po bën një thirrje për të pasur guxim:
| Pellazgo-Etrusk | Shqip |
| A | A |
| VAESHI | veshi |
| ME | me |
| TELISH | telish |
| FE | fe |
| FE SIAL | fe ziar |
| CIENSHI | kienshi |
| CEN | cenë |
| FLERESH | vlerësh |
| TEC | tek |
| SANSHL | Zanash |
| TPNINE | të prinë |
| TUOI | t’uroi |
| NESH | nesh |
| KHIS | qisi |
| FLICSH | frikësh |
Marrë lirisht nga libri L’etrusco lingua viva i autores Nermin Vlora Falaschi
Përktheu nga italishtja Elton Varfi
Link versioni italisht: Altre meraviglie dell’Etruria (2)




0 Comments