Disa mrekulli të Etrurisë (1)
-Pjesa e parë-
Tashmë është vërtetuar që Pellazgët ishin marinarë të zotë, sa që merituan emrin “Popujt e Detit. Edhe pasardhësit e tyre Ilirët, Trakët, Etruskët, Dorët etj, ishin popuj marinarë, dhe u bënë të mbëdhej duke marrë epërsinë në det, dhe si konseguencë kontrollin e trafikut detar.
Egzistojnë disa epigrafë të ndryshëm etruskë që na flasin për detin dhe anijet. Për ndonjë asye që nuk e kemi të qartë, këto mbishkrime i gjejmë në Firence, Siena, Kiusi, Kortona, të gjitha këto lokalitete janë larg detit.
Kemi komentuar mbishkrimin e bukur të Kortonës, që na thotë me krenari; anija është për ne simbol i kurajos dhe i lirisë.
Por jo të gjithë mesazhet janë kaq të bukur. Me një ton tjetër na paraqitet ky mbishkrim që e gjejmë në një urnë në muzeun e Firences, në të cilin çdo siguri duket e humbur nga fataliteti i një rënie e pranuar me dëshpërim:
Pellazgo-Etrusk | Shqip |
OANIA | Ania |
FEOU | theu |
ME | më |
SCIRIA | shkriu |
FAT | fat |
Fjalën Fat e gjejmë sot me të njëjtin kuptim në gjuhën shqipe, në italisht, në frëngjisht dhe anglisht.
Në Siena, mbi kapakun e një urne shumë të bukur, gjejmë këtë mbishkrim:
Pellazgo-Etrusk | Shqip |
OANIA | Ania |
TUT | tut |
NEI | në |
LUFNA | luftna |
TETI | deti |
NA | na |
SA | za |
Gjithnjë në Siena, mbi një urnë tjetër, me një luan në bazoreliev che duket sikur bën rojen e një gruaje të shtrirë mbi kapak, shikojmë këtë mbishkrim të dhimshëm:
Pellazgo-Etrusk | Shqip |
OANIA | Ania |
SFIANTI | sfilinti |
FILIANIA | bijania |
MARC | marrë |
NAI | nai |
Për të mbauar me mesazhe që kanë të bëjnë me anije, mbi një sarkofag në Kiusi lexojmë këtë tregim të trishtë që duket i jep fund historisë së lavdishme të atij populli:
Pellazgo-Etrusk | Shqip |
OANIA | Ania |
THELI | thelli |
CUMNISA | Kumniza |
Nga bazorelievi ku shikojmë skena lufte, kuptojmë që fundi erdhi nga fatkeqësitë e luftës. Personi i shtrirë mbi sarkofag ka mundësi që të simbolizojë fundin e të gjithë banorëve të Kiusit.
Në Siena janë ruajtur shumë urna që na trasmetojë mesazhe të trishta, por jo për këtë arsye nuk janë interesante.
Paraardhësit tanë dëshironin që ne të dinim mbi këtë dhimbje të tyre, dhe ne dëshirojmë që t’i njohim për të komunikuar më mirë me ta, për tu ndjerë më afër tyre, për të merituar faktin që jemi pasardhës të një populli që ka ndriçuar botën.
Ja përkujtimi i një personazhi që ka kaluar në botën tjetër pa vuajtje:
Pellazgo-Etrusk | Shqip |
FASTITI | Fashtini |
E SPEI | e shpejt |
CUME | Kumtime |
RESA | të Rezave |
PE | Pe |
O NAL | u nal |
SHEC | shek |
Akoma në Siena, në urnë e vogël mban një mbishkrim të dedikuar një të reje, e cila është shkëputur nga jeta në moshë të vogël:
Pellazgo-Etrusk | Shqip |
FL | Fle |
FILIA | bija |
FL | fle |
MAR | marrë |
PURO | puro |
Gjithnjë në muzeun e Sienës, gjejmë një urnë të dekoruar nga një bazoreliev në qëndër të së cilit gjejmë perëndeshën me flatra Vend e shoqëruar nga një grup personazhesh.
Mbi kapak rri e shtrirë një grua, e mbështetur në një anë duke soditur një fëmijë, ndërsa me dorën e djathtë mban atë që na duket si një pishtar.
Gjithë ajo soditje vë në dukje një shprehje të qartë dashurie për fëmijën.
Këtë grua dhe këtë fëmijë, Etruskët (RESA) kanë dashur ti përkujtojnë duke ia besuar perëndeshës së tyre të adhuruar Vend:
Pellazgo-Etrusk | Shqip |
CUME | Kumtime |
RESA | të Rezave |
Në muzeun arkeologjik, Guarnaçi të Volterës, është ruajtur kjo stelë originale në formën dhe në mbishkrimin e saj, kaq i thjeshtë aq edhe i rëndësishëm:
Pellazgo-Etrusk | Shqip |
MI | Mu |
MA FELUSH | ma falsh |
RUTLNISH | rysnin |
A FLESLA | a flatera |
Fjala Pellazgo-Etruske FLESLA është trasformuar në shqip në flatëra,që ka lidhje me fluturuar. Në italisht e gjejmë fluttuare, anglisht to float, to fluctuate, frëngjisht flotter, gjermanisht flug, spanjisht fluctuar.
Link pjesa e dytë: Disa mrekulli të Etrurisë (2)
Marrë lirisht nga libri L’etrusco lingua viva i autores Nermin Vlora Falaschi
Përktheu nga italishtja Elton Varfi
Link versioni italisht: Altre meraviglie dell’Etruria (1)
0 Comments