Pellazgjishtja “Zot” (për “Zeus”) në disa mbishkrime të mijëvjeçarit të I-rë p.e.s., dhe përkimi i plotë me shqipen
Në nëntor të vitit 1961, 10 kilometra në veri të Prevezës (Nikopolit të dikurshëm), pranë fshatit Mihalici – te varrezat e një qyteti të lashtë thesprot ende pa emër (mbase Berenikës, themeluar prej Pirro Molosit), - u gjurmua një mbishkrim i shekujve V-IV p.e.s., ku lexohet emri DIOZOTOS.
Më parë, përbri katundit Gurana, rrethinë e Pandosisë thesprote, 30 km në jug të Dodonës, qe diktuar një tjetër mbishkrim po me antroponimin DIOZOTOS, i cili datohet si i shekullit IV (360-365 p.e.s.).
Edhe më herët, nga gjysma e dytë e shekullit të XIX, qe bërë i njohur një mbishkrim i shekullit të VI p.e.s., pikërisht nënshkrimi mbi një enë qeramike, i piktorit pellazg THEOZOTO, me emër në botën antike, prej zanafille ndoshta prej Boiotia (Mesapia) pellazge. Këtij piktori me nam grekët i kishin ngjitur epitetin ”metek” (i huaj, johelen) për t’i mbuluar me kaq prejardhjen e vërtetë, sipas gjasave pellazge.
Vazo me skena baritore e nënshkruar nga Theozoti (shek. i VI p.e.s., Muzeu i Luvrit). Poshtë vazos riprodhohet e plotë skena baritore.
Nënshkrimi i kryemjeshtrit pellazg, pa S-në helene
Prania e trefishtë, pra aspak rastësore , e fjalës “ZOT” në këto mbishkrime, çuditërisht(?!) ka mbetur deri më sot e pa vënë re, e pashpjeguar, pra shkencërisht e pashfrytëzuar.
Antroponimet pellazgo-thesprote DIOSZOTOS apo DIOZOTOS – fjalë për fjalë “[njëri] i Zeusit, i Zotit” – dhe emri THEOZOT/S/ - “[njëri] i Perëndisë i Zotit – janë dysorë (dublete) të helenishtes ZEUS-DIOS, THEÓ[S] dhe pellazgjishtes ZOT, pra njëherazi “bilingius”. U përngjasin kështu tipit të dysorëve , vrojtuar mprehtësisht nga helenisti ynë Spiro Konda, si “MALOROS”, “MALEIAON ORO” dhe GURO-PETRA”, “GURAS PETRAS” që ndeshen tek Homeri.
Kësodore dëshmohet se 26 shekuj më parë, edhe në mjetin e përbashkët të komunikimit për mbarë Evropën dhe Mesdheun, në helenishten e shkruar, sikurse me emrat e muajve depërtoi pellazgjishtja me teonimin e stërlashtë ZOT. Te këto tri mbishkrime, më se dymijëvjeçare, rrokjet si të thuash, me dorë, vijimësia e paprekur e fjalës pellazge ZOT, deri në shqipen e sotme. Pra ato mund të konsiderohen si dokumentete e para të shqipes së shkruar.
Meriton të shënohet se mbi fotografinë e një ene qeramike të rrëmuar në Taranto dhe të vendosur në muzeun e Beneventos (mjerisht vetë vazoja u zhduk nga një bombardim gjatë luftës së II-të botërore), bie në sy emërtimi BASILEUS PYRRO (shek. III p.e.s.), - sikurse tek antroponimi THEOZOTO (shek. VI p.e.s.) – pra, të dy emrat i hasim pa mbaresën S , e cila është e domosdoshme në greqishten e vjetër, po ashtu sikurëse tek mbishkrimi i dytë midis DIO dhe ZOT , ku përsëri nuk e hasim mbaresën S.
Gjithësesi këtë “lajthitje” gjuhësore dëshmojnë tërthorazi se autorët epirotë të mbishkrimeve nuk e kishin kurësesi helenishten gjuhë amtare dhe se ata shkruanin sipas një gjuhe tjetër, të rrënjosur tek ta: pellazgjishtes.
Këto tri dokumente epigrafie, të pazbërthyeshme kursesi nëpërmjet helenishtes, ngërthejnë një vlerë historiko-gjuhësore të jashtëzakonëshme, sepse janë dokumente autentikë të lashtësisë, që si të tillë shërbejnë për të konfirmuar katërcipërisht atë çka hasim dendur në burimet tona gojore të lashta. Pikërisht në disa gojëdhëna arbërore, të botuara që më 1875, mbreti i perëndive në Dodonë e anepërqarkë, shekuj para helenëve, është thirrur vetëm e vetëm ZOT.
Dokumenti lab, i mbështetur mbi traditën vendëse dhe i shtypur mbi 100 vjet më parë (1875) saktëson kthjelltazi:
“[…] Zoti,… sipas besimeve të epirotëve, u lind jo në Dodonë, në pallatet e t’et, Kronit, por në “Palavli”, ku qe një stan i Kronit, dhe u ndihmua të arratisej nëpërmjet limanit të Sarandës, dhe u dërgua në Kretë, ku u rrit e mbretëroi […].
[…] Jo larg kështjellës së Kronit një fshat i quajtur “Palavlia e Zotit” […].
[…] Këtu erdhi Rea dhe e lindi fshehurazi Zotin dhe ia lehtësoi ikjen për në Kretë. Pastaj Zoti shkoi në Azi dhe arriti gjer në Indi […].
Besoj se komentet e mëtejëshme janë të panevojëshme.
Marrë nga libri Pellazgët: origjina jonë e mohuar i autorit Dhimitri Pilika
Link versioni italisht: La parola pelasgica “Zot” (che significa “Zeus”) in alcune iscrizioni del I secolo a. C. e la sua totale corrispondenza con la lingua albanese.
1 Comments
La parola scritta "ZEUS" nel antichita' si pronunciava "ZOJS" ! Questa conlusione a me e' arrivata vedendo la lingua tedesca dove oggi si scrive "EUROPA" e si pronucia "OJROPA" ! Dunque il ditongo "EU" si pronucia "OJ" . Questa e' la ragione anche perche la parola "TEHUTI" o "TEUTI" , lo troviamo scritto o pronuciato anche "THOT" ed in generale si pronucia "THOT" ! I scenziati dovrebbe rivedere le loro conlusioni non solo per la lingua che hanno usato a decifrare le scriture antiche , ma anche come si sono pronuciati le parole antiche ! Questa perche non ha nessuna importanza come si scrive una parola , ma per conoscere il suo codice divino che trasmette dovrebe sapere come si pronuncia ! Per capire poi la lingua parlata nell' antichita' e poi , dalla ettimologia delle parole capire il significato ! Forse mi sbaglio , pero mi sembra logico e razionale !
ReplyDeleteSaluti