Muzeu arkeologjik i Vatikanit (1)
-pjesa e parë-
Është një vend jashtzakonisht magjepës, muzeu arkeologjik i Vatikanit. Bukuria dhe harmonia e bëjnë kulturën gati më të fisme se diku tjetër, me gjetjet të vendosura në një kornizë të shkëlqyer, që rrit vlerën e çdo objekti, në këtë kuadër mijvjeçar.
Gjithçka është një emocion dhe duke admiruar jeton, gëzon dhe vuan me paraardhësit tanë. Koha ndalet kur lexohen ato mbishkrime që i përkasin ndjenjës, dhe mënyra se si ndihesh nuk ndryshon me kalimin e shekujve. Ndoshta mbishkrimi më i bukur, më i qartë dhe më i lexueshmi, i përket një urne në të cilën janë gdhendur disa ëngjëj që janë duke ndjekur disa mjellma që po marrin fluturimin. Nga anët urna është e rrethuar nga lule të stilizuara, të sunduara nga një figurë njerëzore që mban këmbët e kaluara njëra mbi tjetrën që treten deri sa trasformohen në bazën që mbështet gjithçka. Është e tëra e kësaj stolie që bën si kornizë mendimit filozofik që është i dedikuar një figure të bukur femërore, të ulur në një jastëk, me shikimin drejt hapësirave të pafundme.
Larg nga vuajtjet tokësore, në një urnë të stolisur me mbishkrime dhe të rrethuar me lisa, prehet personi pranë zemrës sonë.
Interesi që ka kjo urnë është i madh, jo vetëm për gjuhën e përdorur kaq të ngjashme me shqipen e sotme, jo vetëm për mënyrën se si janë shprehur ndjenjat dhe koncepti i paqes siç do të na pëlqente që ta kishim edhe në ditët e sotme, dhe në fund jo vetëm për arsyen që ka ruajtur bukurinë e saj që nga kohët antike, por mbi të gjitha konfirmon një kulturë dhe një traditë të përbashkët në zonën euro-mesdhetare.
Edhe ky mesazh epigrafik, interpretohet si shumë të tjerë të këtij lloji me gjuhën e Pellazgëve mitik, që mbijeton në gjuhën shqipe të sotme:
Pellazgo-Etrusk | Shqip |
LARCE | Largë |
TUTNASH | tutnash |
LATHA | lata |
LISA | a lisa |
SCL | shkeli |
AFRA | e afra |
Në këtë mbishkrim të shkurtër por me shumë kuptim, vërehen tre fjalë që i gjejmë edhe në Kiusi, Firence dhe Peruxhia: TUT, LISA dhe SCELI.
Kemi parë në mbishkrimin e Peruxhias fjalën SCELI (në shqip shkeli), domethënë zbriti, që këtu është shkruar vetëm me bashkëtingëllore (BCL), një mënyrë jo e pazakontë.
Mbi një urnë në muzeun kombëtar të Kiusit gjejmë një mbishkrim mjaft të gjatë që mban brenda fjalën TUT, frikë, vuajtje. Për të evituar dyshimet, vlen të vihet në dukje edhe forma TUTNASH siç na paraqitet në muzeun e Vatikanit, dhe që do të thotë nga frika. Në fakt edhe sot gjuha shqipe nuk ka artikuj por ka lakim, në formë të dyfishtë, të shquar dhe të pashquar. P.sh. për të bërë të shquar fjalën LIBRO, në italisht përpara i vihet artikulli (il libro), ndërsa në shqip nga libër emër i pashquar formohet libri, i shquar.
Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi
0 Comments