Pirro II (319 – 272 para Krishtit) mbretëroi në Epir nga 295 deri më 272 para Krishtit.

Ky mbret epiriot (me zanafillë thrako-ilire, ashtu si Aleksandri i Madh) donte të ripërtërinte bëmat e Aleksandrit të Madh. Ai fillimisht sulmoi romakët, të cilët i mundi në Herakle në vitin 280 para Krishtit dhe në Asculum në vitin 279 para Krishtit. Fitorja e fundit u arrit me shumë vështirësi dhe është zanafilla e shprehjes “fitore si e Pirros”. Pas shpartallimit të tij nga romakët në Benevento Në vitin 275 para Krishtit, ai u sul për pushtimin e Greqisë. Gjatë një prej ekspeditave të tij ai gjeti vdekjen, siç na thotë legjenda nga një tullë që i ra mbi kokë. Shënojmë kalimthi se përkrenarja e famshme kelte me brirë (cjapi apo dashi) që mbante Pirro II ishte e ngjashme me atë të Aleksandrit të Madh. Të njëjtën përkrenare mbante heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skëndërbeu (1405 – 1468). Kjo emblemë mbretërore u bë edhe emblema e mbretit Zog I i Shqipërisë (1895 – 1961). Aleksandri i Madh është cituar shumë herë në Kuran me emërtimin “Aleksandri me dy brirë (Al Iskandar Z’ul Karnain). Kjo vërteton më së miri zanafillën e përkrenares me brirë që mbahej nga sovranët, në veçanti nga ata me zanafillë thako-ilire.

Ja disa shembuj të tjerë që vërtetojnë përkatësinë e epiriotëve dhe në veçanti të Mollosëve me etninë pellazge. Para së gjithash dhe së pari, emri Mollosë në shqip do të thotë malësorë . Në të vërtetë fjala malësor, malësi apo malës rrjedh nga rrënja parahelene dhe aq më tepër pellazge Mal, e cila kuptohet mjaft mirë në gjuhën shqipe. Shënojmë se malësorët me zanafillë thako-ilire ishin shtatlartë (ashtu si në kohët e sotme shqiptarët e veriut) në raport me grekët të cilët ishin më trupvegjël.

Më tej dhe së dyti, emri Pirro (Pirrohs) që do të thotë burri në gjuhën shqipe, rrjeth nga pellazgo-shqipja burrë, që do të thotë trim i mirë dhe burrë kreshnik. Nëse fjalës burrë i shtohet prapashtesa greke os kjo na jep burros (burrë-os) e shëndruar nga grekët në Pirrohs. A nuk është kjo një nga cilësitë e Akilit? Për ti mbushur me lavdi elitat, fisnikëria apo njërëzit e shquar të Epirit, shpesh ata i quanin fëmijët e tyre Pirrohs apo Neoptoleme. Së fundmi siç kemi vërejtur më sipër, një nga mbretërit e fundit të Epirit quhej Pirro II. Luftëtarët e këtij të fundit e quanin atë Shqiponjë. Si rrjedhojë ata do të bëhen fëmijët e shqiponjës. Qysh nga kjo epokë shqiptarët vazhdojnë të quhen bijtë e shqipes, d.m.th. në gjuhën e tyre Shqiptar. Sot janë të huajt që i quajnë ata Albanias, Albanian, Albani, Albanese.

Marrë nga libri MIKENËT=PELLAZGËT, Greqia ose zgjidhja e një enigme i autorit Mathieu Aref