Fjalë në mbishkrimet etruske (2)
-Pjesa e dytë-
Cutu : Kutu
Në revistën italiane “Atlante”, prill 1984, etruskologët italianë dhanë lajmin se kishin gjetur dhe zbritur në varrin e familjes Cutu. Këtë emërtim etruskologët e dhanë sepse në shumë varre prej guri dhe në urnat e varrit të përgjithshëm gjetën të gdhendur fjalën Cutu. Fjalët e gdhendura në gur, sipas italianëve, ishin kuptime të zakonëshme të emrave të të vdekurve (emrin personal, emrin e familjes, emrin e babait dhe emrin e nënës në rastin e fjalive me katër fjalë). Në bazë të këtyre shkrimeve në “Atlante”, jepet lajmi se etruskologët kanë ndërtuar dhe pemën familjare (gjeanologjike), që lidhte të vdekurit.
Shënimi mbi varr është:
ARNO CAIS CUTU FELUSA
(ARTH KAIS KUTU FELUSA)
Në një tjetër varr është shënuar:
AU CUTU FIPIAL
Në këtë rast, sipas studiesve italianë, kemi heqjen e fjalës CAI, për të mos treguar orgjinën prej shërbëtori që shpreh kjo fjalë, duke lënë vetëm mbiemrin CUTU të familjes CAI = KAI, në shqip kuptohet edhe si Qaj.
Sigurisht shqyrtimi më me kujdes i gjithë materialit epigrafik, mund të dëshmojë nëse CUTU është mbiemri i familjes, ose është fjala CUTU , fjalë e zakonshme që vendoset në varr me kuptimin KËTU siç i thonë çamët KUTU.
Haron
Në fjalorin e gjuhës etruske të D’Aversa thuhet:
“Harun, Karon-ni i cili në ikonografinë etruske nuk është ai që përcjell të vdekurit në botën tjetër, por është dëshmitari dhe ekzekutuesi i vdekjes”
Në bazë të këtij shpjegimi që japin vetë autorët antikë mund të themi se:
Harun, Haron mund të jetë Ha Ron,
Ron, Rnoj në shqip ka kuptimin Jetoj
Ron, Rnon ka kuptimin Jetë
Ha në shqip ka kuptimin e foljes Ha
Në mitologji kemi edhe Hades, bota e nëndheshme, vendi i të vdekurve.
Pra del si rastësi interesante:
1- Haron = Ha Ron = Ha Jetë
2- Hades = Havdes = Ha të vdekurit
Fjala RNO mund të na çojë në një A RNO me kuptimin ashtë jetë. Shkrimi Arno me format e tjera Arnth, Arnthi, Arnthial haset shumë shpesh në epigrafinë etruske.
Marrë nga libri Një shqiptar në botën e etruskëve i autorit Ilir Mati
0 Comments