-Pjesa e parë-

Zemla

Në një pasqyrë etruske kemi të vizatuar një skenë dashurie në të cilën si personazhe kemi perëndinë Apollon, që është duke vështruar puthjen e perëndisë etruske të qejfit Fuflun me një femër të re me emër të shënuar pranë saj: Zemla.

Pyetje: mos fjala Zemla ka mbërritur deri më sot me anë të shqipes në formën Zemër?

Shënim: Nëse përqasja e fjalës Zemla me Zemër është e vërtetë, ashtu si edhe shumë fjalë të tjera etruske, mendoj se ato janë dëshmi të sigurta jo vetëm për raportet që gjuha shqipe që flasim, ka pasur dikur me kulturën etruske, por edhe të mbërritjes së këtyre dëshmive në kohët moderne.

Zemla

ZEMLA

Tin, Ita

Perëndia më e lartë e etruskëve ishte Tin ose Tinia, të cilën romakët e quajtën Giove.

Në një vazo të gjetur në Dodonë, e cila ruhet në muzeun e Luvrit shkruhet: THEOZOTO.

Theo në greqisht është Zot, pra kemi: Zot Zoto.

Te Buzuku kemi: Tin Zot.

Te etruskët kemi: Tin, Tinia.

Në etruskologji perëndia Tin mban në dorë tri rrufe, me të parën lajmëron (bubullin), me të dytën shfaqet (vetëtin) dhe me të tretën qëllon (shkreptin).

Në fjalët shqip: Vetë-tin, Shkrep-tin, Bubull-in mos vallë kemi edhe emrin e perëndisë Tin simbol i të cilit ishte rrufeja?

Perëndi tjetër e etruskëve është edhe Ita. Vendin në të cilin kjo perëndi ka lerë shqipëtarët e thërrasin Tale ose edhe Itale.

Në necropolin e Durrësit është gjetur emri EITALIA, datuar në shekullin IV – III p.K.

Marrë nga libri Një shqiptar në botën e etruskëve i autorit Ilir Mati

0 Comments