Amazonat
Miti i amazonave thotë se ekzistonte një popull luftarak, me lidhje direkte fqinjësore me akejt, midis të cilëve luftonin edhe gratë njësoj si burrat (siç thotë edhe Homeri). Nuk do të analizojmë kombësinë e amazonave, megjithëse kanë shumë gjëra të përbashkëta me gratë shqiptare që luftonin pranë burrave (Bubulia, Xhavelena, shkodranet etj). Grekët e lashtë e nxirrnin etimologjinë e fjalës nga Mazos – gjiri sepse thonë që digjnin njërin gji që të hynte harku, Louis Benloew kapet pas një fjale hebraike Amah dhe kaldaike Azen , që të dyja këto fjalë përkthehen armë ose po nga hebraikja Az do të thotë i fuqishëm. Karolidhi e formon fjalën nga armenishtja Amaduni që do të thotë i huaj, apo nga persishtja Amadem etj.
Askush prej tyre nuk e nxjer prejardhjen e fjalës nga gjuha e popullit pellazg. Pra le të përpiqemi ta shpjegojmë këtë fjalë sigurisht me të gjithë rezervat, pamvarsisht se mund të kemi ndonjë gabim.
Në shqip ekziston fjala zonjë e cila është edhe në formë titulli. Zonja pra, e para e shtëpisë, e jetës, dhe e ekzistencës së burrit. Dhe kështu arrijmë në përdorimin e shprehjes Zonja ime ose Ime zonjë që në greqishten e lashtë ime bën emi dhe si rrjedhim kemi Emizonjë – Amazonë.
Marrë nga libri Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve i autorit Aristidh Kola
0 Comments