domenica 24 gennaio 2010

Thot – Tat fliste shqip (1)

-Pjesa e parë-

Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezultat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha, e shkencave i filologjike, të cilës i vuri clip_image002[8]një titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).

Është hartuar në italishte në formë proze dhe poezie, madje dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori, për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë. Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë. Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar. Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip". Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe. Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kulturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë. Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave". Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit - Atlashit, e cila, po ashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh. Por, çfarë paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapano, Atlasi - Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët, pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës. Në shkrimet e vjetra egjiptjane, Atlantida njihej me emrin shqip Borea , pra e bardhë.

Nessun commento:

Posta un commento