Gjergj Kastrioti - Skenderbeu (Pikture nga Sabir Krasniqi)jSot më 17 janar 2010, në nder të përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405 – 1468), ne kujtojmë madhështinë e këtij njeriu, i njohur për mbrojtjen që i bëri Shqipërisë nga kërcënimi turk.

Historia e tij është një histori komplekse e bërë nga një lindje ( lindi në fisin e Kastriotëve që ishin një nga familjet më të rëndësishme të Shqipërisë), dhe nga një rilindje (u mor peng nga sulltan Murati II, e u rrit në oborrin e tij). Megjithatë nuk e harroi kurrë orgjinën e tij, dhe kur ishte momenti për të zgjedhur, ai vendosi t'ia kushtojë tërë jetën e tij për popullin shqiptar, i cili ishte i detyruar të qëndronte nën tiraninë osmane. Megjithatë, kurrë nuk e konsideroi veten si bartës i lirisë i popullit të tij, por anasjelltas, nëse liria është ndjenja e realizimit të plotë të njeriut, sigurisht Skënderbeu mundi ta jetojë të plotë vetëm sepse kishte rigjetur popullin e tij dhe bashkë me të thelbin e të qënit i lirë. Lirinë Skënderbeu e përdori për t’i shërbyer shqiptarëve, popull i cili i kishte dhënë privilegjin që ai të ishte dhe të ndihej i lirë.

Shqiptarët janë krenarë që mund të kujtojnë si hero Gjergj Kastriotin, dhe do të luftojnë deri në fund që të tillë heronj të kujtohen dhe vlersohen në mënyrën më të drejtë, dhe të kenë vendin që meritojnë në histori. Nonostante ciò, non volle mai essere considerato il portatore della libertà al suo popolo; al contrario, se la libertà è il sentimento di piena realizzazione dell'essere umano, certamente Scanderberg poté viverla in pienezza solo perché aveva ritrovato il suo popolo e con esso l'essenza stessa del suo sentirsi libero.

Adele e Elton

0 Comments