domenica 13 dicembre 2009

Muzeu arkeologjik i Viterbos

Edhe muzeu arkeologjik i Viterbos është i pasur me reperte me vlera të mbëdha, dhe me mesazhe epigrafike me përmbajtje filozofike të konsiderueshme.

Në hyrje, në murin e djathtë duket një sarkofag shumë origjinal, me një figurë njeriu të shtrirë mbi kapak. Në korrespondencë ku gjenden këmbët, vërejmë një mbishkrim të shkurtër:

clip_image002[4]

Ky epigraf shumë konçiz, kërkon një shpjegim të thellë, sepse mbyll në vetvete një koncept të rëndësishëm: CAE-I mund të ketë kuptimin “Kij mëshirë për të o Zot”

Në të vërtetë CAE në gjuhën shqipe do të thotë thjesht qaje , por kuptimi më i thellë është shumë më i rëndësishëm. Jo lot dhe vajtim i kërkojnë Zotit, por dhëmshuri, mëshirë, mirësi.

Këtë e kuptojmë nga I–ja e vetmuar që ndjek fjalën CAE, dhe do të thotë Zot.

Në Komedinë Hyjnore (Parajsa, XXVI, 133 – 134) Dante na konfirmon mendimin tonë.

Pria ch’io scendessi all’infernale ambascia,

“I” s’appellava in terra il Sommo Bene…

Që do të thotë “përpara që unë të bëja këtë udhëtim, Zoti quhej I”.

Jacopo della Lana një letrar bolonjez i shekullit të XIV, ishte i pari që komentoi Komedinë Hyjnore, shkruan;

…çoè in soa vita Deo s’appellava “I”. Il primo nome per lo quale Adamo nominò Iddio fu “I”.

Domethënë, “Zoti quhej I. Emri i parë që Adami përdori për të quajtur Zotin ishte I”

Është interesante që në gjuhën turke, dhe si në atë japonese e koreane, dhe ndoshta në të tjera gjuhë orientale I do të thotë e mirë.

Në gjuhën turke i adam përkthehet njëri i mirë.

Prandaj është mirë që të kërkojmë që të analizojmë epigrafet duke inkuadruar kuptimin që i jepnin fjalëve në epokën që janë përdorur, dhe të evitojmë të ndalemi në kuptimin që ne i japin sot, ose më keq akoma të bëjmë gabime siç është bërë me këtë mbishkrim duke i dhënë kuptimin e emrit të përveçëm romak “Caius”.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi

Nessun commento:

Posta un commento