Ururi dhe Arbëreshët: rëndësia e dialogut multikulturor
Studimi mbi historinë e popullit në të cilin bën pjesë, mbi traditat dhe gjuhën që flet, është shumë stimulues por shumë pak i praktikuar. Deri sa një individ ndodhet brënda comunitetit dhe kulturës së tijë, nuk arrin të perceptoj kuptimin e thellë të identitetit etnik të tij.
Çdo pikëpamje ndryshon mbas një fenomeni migrazioni. Zbulimi i një shoqërie të ndryshme, ku e ndryshme është historia, traditat dhe kultura, bëhet katalizator i zbulimit të rrënjëve dhe orgjinës së dikujt; është pikërisht në këtë moment që ndjenja e indentitetit forcohet dhe zbulohet një energji e re që na shtyn në një dëshirë të shfrenuar për tu zbuluar pjestar të një komuniteti që ka si qëllim kryesor identitetin hisoriko-kulturor.
Brënda këtij kuadri kaq sugjestiv zbulimi dhe eksplorimi, bëjnë pjesë nismat e institutit teknik “Gravino” të Ururit në provincën e Kampobasos, këto nisma janë të lidhura me dëshirën e mirë për të vlerësuar dhe zhvilluar gjuhën dhe kulturën e komunitetit arbëreshë.
Ururi është një fshat me origjinë shqiptare, dhe komuniteti i këtij vëndi ka kërkuar gjithmonë që të ruajë të pa prekur indentitetin etnik të tijë; por është i vetëdijshëm për rreziqet që ky pasazh në brezat e rinjë bëhet gojarisht. Emigrimi drejt Italisë i shumë shqiptarëve, ka bërë që të rritet nevoja për projekte kë kanë si qëllim ndërgjegjësimin e identitetit të tyre. Pra është bërë e nevojshme një reflektim mbi temën e indentitetit arbëreshë. Në veçanti një nga aktivitetet e projektit është ndarë në dy faza; e para është e projektuar mbi historinë dhe më saktësisht mbi kulturën historike, ndërsa faza e dytë është e përqëndruar mbi gjuhën.
Vlen të kujtohet që arbëreshët janë shqiptarë të detyruar të shpërngulen nga atdheu i tyre sepse vendosën që të mos i nënshtroheshin pushtimit turk. Pjesa më e madhe ishin të pasur që nuk donin të ndërronin fenë e tyre kristiane. Emri i tyre rrjedh nga fakti që përpara se ata të largoheshin, vëndi i tyre quhej Arbëria, dhe vetëm mbas pushtimit turk vëndi mori emrin Shqipëri.
Projekti i shkollës së Ururit është i rëndësishëm jo vetëm për faktin që respekton një komunitet me identitet kompleks, por sepse realizohet nëpërmjet kontaktit me traditën. Disa nga nxënësve që marrin pjesë në projekt, i është kërkuar të bëjnë intervista me njërëz të moshuar, të dëgjojnë historitë e tyre,dhe të fotografojnë objekte tipike të së shkuarës. Në këtë mënyrë kjo shkollë i inkurajon nxënësit e sajë që të hetojnë mbi të kaluarën e tyre dhe të shokëve të tyre duke bërë kështu dy hapa pozivitve: në rradhë të parë i lejon fëmijës arbëreshë që të krijojë një identitet etnik të dyfishtë dhe të punojë mbi përkatësinë e të dyja kulturave (italiane dhe arbëreshe) ; dhe në rradhë të dytë i lejon fëmijës italian të vlerësojë privilegjin e dialogut multikulturor si gjenerues njërëzish të gatshëm të kuptojnë vlerën e diversitetit.
Adele Pellitteri
0 Comments