Berati, Shqipëria[1]




Kalaja e Beratit kurorëzon qytetin e sipërm

Për kërkuesin modern të të pazakontës përgjatë rrugëve gjeografike, kjo kështjellë e vjetër shërben si një kujtim i gjallë i së kaluarës së trazuar të Shqipërisë, kur herë Sicilia e Napoli, herë Turqia, Austria dhe Italia valëvitnin flamujt e tyre nga muret e saj.

Fotografi nga Franz Bespaletz. © National Geographic Society 1931

Kodra të mbuluara me shtëpi që shohin luginën pjellore të Beratit
Megjithëse Romakët, Bizantinët, Normanët dhe Turqit pushtuan njëri pas tjetrit Shqipërinë, fortesat e tyre të kodrave sot janë rrënoja të zbehura, ndërsa populli i saj mbetet i pandryshuar. Byroni i krahasoi shqiptarët me malësorët e Skocisë, po aq të qëndrueshëm.


 Fotografi me ngjyra natyrale nga Luigi Pellerano. © National Geographic Society 1931


Një urë me shumë harqe shtrihet mbi Osumin në Berat
Vetëm dy prej lumenjve të Shqipërisë janë të lundrueshëm, me rrjedhën e tyre të shpejtë nga malet deri në det. Osumi ujit një rajon pjellor në jug, ku lulëzojnë ulliri, fikët, vreshta dhe bima e duhanit.


Fotografi nga Franz Bespaletz. © National Geographic Society 1931





[1] National Geographic 1931

0 Comments