Kuriozitete fonetik
Në të gjitha kohërat grekët kanë pasur maninë për të përkthyer emrat dhe emërtimet e huaja për t’i bërë greke ose për t’i helenizuar. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar edhe mënyrën e shqiptimit e të shkrimit të fjalëve ose emrave të përkthyer, gjë që më në fund i bënte tërësisht të pakuptueshëm. Nëse grekët e lashtë, madje ashtu edhe si të sotmit nuk do të kishin kërkuar ta bënin gjithshka greke, qoftë duke e transikptuar në mënyrë të pamjaftueshme, qoftë duke e përkthyer jo me saktësi, dhe gjithnjë me një mënyrë që e shtrembëronte shqiptimin fillestar në pjesën më të madhe pellazg, ne nuk do të kishim në këtë moment kaq shumë vështirësi për t’i përkthyer ose për t’i rindërtuar këto fjalë të shkruara ose të përkthyera greqisht. Nëse për shembull, ata do të kishin shkruar: Πιελβαρδος (Pielbardos), në vend të Πελαργος (Pelargos) dhe Πελασος (Pelasos), që do të thotë i lindur i bardhë, ose më mirë Πιελουερδος (Pielouerdos) që do të thotë i lindur i verdhë, ose më mirë akoma ancora Πιελζιου (Pielziou) ose Πιελζις (Pielzis) që do të thotë i lindur u zi, etj., dijetarët e ditëve tona nëse megjithatë do ta dinin mirë shqipen, nuk do të kishin pasur vështirësi për ta kuptuar, se të lashtët kanë dashur të transkiptojnë kompozitat e shqipes së sotme: piellbardhë, piellverdhë, piellzi etj.
Duke ndjekur të njëjtën mënyrë arsyetimi, po ata dijetarë do të mund të na thoshin me lehtësi se:
Οδυσσευς (Odusseus) = Udhës ‘she-u, me perifrazë: ai që nuk pa udhën e vet;
Πηνελοπη (Pēnelopē) = Pen e lypi, me perifrazë: që rregulloi perin e vet;
Αχιλλευς (Achilleus) = Akileti, me perifrazë: aq i lehti;
Αγαμεμνων (Agamemnōn) = Aqë me mënt-i, me perifrazë: aq i mençuri, aq i dituri.
Μενελαος (Menelaos) = Mënt’ e lau, me perifrazë: që e lanë mendtë;
Ελενη (Elenē) = E lëna, me perifrazë: e lëna nga mendtë,
Κερκυρα (Kerkura) = Kërcuri = trung që noton
Βρινδσι-ον (Brindsi–on) = Brin dashi= briri i dashit (forma e gjirit).
Ηλος (Hlos) = Helli
Μελιττα (Melitta) = mjalat = Malta = mjaltë, për shkak të ëmbëlsisë së klimës në ishull;
Εχιδνα (Echidna) = e hidhna = nepërka = e hidhura, helmuese.
Dëshirojmë të shënojmë këtu të famshmen Βη Βη, transkiptim i blegërimës së deles, që del te Kratili i Platonit dhe që i ka habitur dijetarët deri më sot, sepse sipas tyre ky transkiptim nuk i përgjigjet blegërimës së kafshës. Një mendim i tillë shpjegohet, nëse bazohemi në shqiptimin grek që ndodh sot në Greqi, dhe nëse nuk njihet vlera e saktë fonetike e kësaj Βη në epokën e Platonit. Për ta njohur është e nevojshme edhe këtu ndihma e gjuhës pellazge ose shqipe të sotme. Ne tashmë e kemi thënë se pellazgjishtja përfshinte në fonetikën e saj një tingull ose një nxjerrje të veçantë të zërit, që dilte nga goja duke ardhur drejtpërdrejt nga kordat zanore pa u ndikuar nga asnjëri prej organeve të gojës ose të hundës, që marrin pjesë në shqiptimin e gjithë fjalëve të një gjuhe. Ky tingull sot në shqipen përfaqësohet nga shkronja ë, që gjithmonë ka të njëjtën vlerë fonetike të caktuar dhe që gjithnjë i përgjigjet një tingulli ose shqiptimi, i cili u jepet nga pellazgët. Megjithatë ky tingull, kur grekët dhe latinët e bënë huazimin prej tyre, së bashku me rrënjën ose fjalën që përmbanten nuk është dhënë në çdo rast me saktësi me të njëjtën formë ose shkronjë, sepse eolët dhe jonianët e kanë dhënë me anë të η, dorasit me α dhe latinët me e. por ajo që ka shumë rëndësi është të dimë se ky transkiptim, ndonëse është dhënë me tri shkronja të ndryshme, shërbente në lashtësi për të tria format që jepej po ai tingull, që ishte një tingull i vërtetë pellazg. Kështu kur Platoni ka shkruar Βη i përgjigjej në epokën e Platonit bë-ë, bë-ë, dhe që është transkiptimi i përsorur i britmës së deles. Del që kjo Βη i përgjigjej në epokën e Platonit bë-ë të shqipes së sotme, dhe vetëm më vonë, kur vlera fonetike e disa shkronjave greke ndryshoi, morri tingëllimën e : vi, i cili në fakt nuk i ngjet blegërimës së deles.
Marrë nga libri Enigma i autorit Robert D’Angely
0 Comments