Mbishkrim i gjetur nga Prof. Halbherr më 1893

Mbishkrimi është shkruar me shkronja të alfabetit jonian arkaik; si rrjedhim ai i përket shekullit të VI p.K. Për lehtësi po e transkriptojmë të gjithë nga e majta në të djathtë ashtu siç është në tekstin origjinal:

Kliko mbi imazhin per ta zmadhuar

Mbishkrimi heteokretas i mësipërm duket se është i plotë, sepse kuptimi i tij i përgjithshëm është i qartë dhe i lehtë për tu përkthyer. Disa shkronja që i mungojnë, pesë a gjashtë gjithsej, ka qenë e lehtë të gjenden, sepse i përgjigjen përsosmërisht asaj që duhet për të plotësuar kuptimin.

Por edhe nëse kemi bërë gabime në zgjedhjen e tyre, kuptimi mbetet po ai, sepse shkronjat që mungojnë nuk u përkasin fjalëve kryesore, që zënë një vend të rëndësishëm në tekstet, por pjesëzave të thjeshta, që nënkuptohen lehtë sipas kuptimit të përgjithshëm. Dhe po të hiqeshin nga teksti këto pjesëza njërrokëshe që nuk janë veçse tre, nga dhjetë fjalët e tjera që mbeten, tre janë emra të përveçëm:

Kliko mbi imazhin per ta zmadhuar

dhe shtatë të tjerat, ndonëse nuk ka asnjë pikësim, janë fare të lehta për t’i dalluar dhe asnjë prej tyre nuk sjell marrjen me dy kuptime ose në mëdyshje.

Sipas kuptimit që nxjerrim, ja se si duhen plotësuar vendet e zbrazëta dhe si duhen ndarë shkronjat sipas fjalëve për të bërë tekstin të kuptueshëm:

Kliko mbi imazhin per ta zmadhuar

Dhe ja tashti po ai tekst i transkiptuar në shqipen e sotme që çdo shqiptar qoftë gegë ose toskë, mund të përkthejë me lehtësi:

PAS NGJALLIMIT1) QË BËRI VAJZA 2) TAJO 3)

ARKIA SHPËTUEMJA 4) ARKAKOKLESI YEP 5) (PËR JEP) 6)

PAS 7) P(A)G(Ë)N ANAISË.

dhe që ne e përkthejmë nga ana jonë si:

pas ringjalljes që bëri vasha e virgjër

në Arkia, ka shpëtuar, Arkakoklesi

i jep pas pagën Anaisë.

Vërejtje

1) NGJALLIMIT, do të thotë në shqipen pikërisht ringjallje, siç e kemi shkruar më sipër. Kjo fjalë e përdorur këtu në këtë tekst, provon se dy mijë vjet më parë, likiasit gjithashtu e përdornin si shqiptarët e sotëm me kuptimin: shërim i mrekullishëm. Në botën shqiptare dëgjojmë shpesh të thuhet: kjo qe një ngjallje, shpëtimi i këtij djali, kur ndonjë që e quanin të vdekur ngrihet nga një sëmundje shumë e rëndë. Dhe kjo thirrje e bërë për të njëjtën arsye: ish i vdekur dhe u ngjall!

2) VAJZA, ka disa evoluime sipas krahinave, kështu kemi: vajza, vasha, vashëza, varsha, varzha, varza, etj., të gjitha trajta të shquara që duan të thonë ; vajzë e re e virgjër, si dhe të tjerat: virgjëreshë, çupa, cuca, çika, etj; ka edhe të tjera: goca…

3) TAJO, është forma e shkurtuar e : te­+ajo = tajo që do të thotë; te ajo, atje, ose më larg se: te kjo = te kjo këtu që ndodhet më afër; janë që të dyja femërore, ndërsa format e ture mashkullore janë: te+ay = tay = te ai atje, për larg, dhe: te ky = te ai këtu, afër.

4) SHPËTUEMJA, është trajta e shquar femërore e pjesores së foljes shpëtoj ose shpëtonj, që është gjithashtu veprore e pësore ma kuptimin: e shpëtoj dikë nga vdekja, mbytja ose nga çdo rrezik tjetër, që pësore jokalimtare do të thotë: shpëtoj veten, iki. Shembuj: e shpëtova nga mbytja; shpëtova nga plumbi. Forma e lashtë që figuron në tekstin e mbishkrimit, e transkiptuar me shkronja latine të sotme na jep: PSETIMEYN. Shkronja e parafundit po të duam ta transkiptojmë me shkronja greke, duhet shkruar: ΠΣΕΤΙΜΕΓΝ (Psetimegn) , ashtu siç është shkruar gjithashtu në tekst. Kjo formë ARKIA, PSETIMEN domethënë Arkia e shpëtuar, e tekstit të lashtë, që ka rreth dy mijë vjet, i përgjigjet dialektit gegë të shqipes, që thotë Arkia (të) shpëtumen, sepse dialekti toskë thotë Arkia (të) shpëtuarën, që ka po atë kuptim.

5) YEP, e transkiptuar me shkronjat e sotme shqipe: JEP, përkthehet me jep veta e tretë e tashme e dëftores së foljes jap.

6) PASË, ne shqipen: më pas, pas shërimit të Arkias Arkakoklesi jep…personalisht nuk shikoj ndonjë shpjegim tjetër.

7) P(A)G(Ë)N, ne mendojnë se këtu ashtu si ndodh shpesh në etruskishten ( e sidomos është e zakonshme në arabishten dhe në gjuhët e tjera mesopotamase) është fjala për një zakon që të shkurtohen fjalët duke hequr zanore. Kjo ide na ka ardhur sepse nuk e shohim se si do të kishte një fjalë hitite të Kretës, që do të ishte e plotë pa pasur zanore , duke e ditur mirë se normalisht kjo gjuhë, veç kësaj i përdor shpesh. Në fakt kjo fjalë: PGN tre bashkëtingëllore, nga pozicioni i saj në tekstin heteokretas, duhet të ketë kuptimin blatim për ti paguar Anajt, dhe arritëm në përfundimin se duke ndërfutur zanore që mungojnë, do ta kishim fjalën të plotë, kështu na doli fjala që në shqipen e sotme i përgjigjet po asaj fjale: PAGËN, që do të thotë plotësisht të njëjtën gjë: blatim, pagë, shpërblim etj.

Rrjedhimisht del nga gjithshka thamë më sipër si vërejtje, se kuptimi i mbishkrimit është ky:

Arkakoklesi për hyjneshën Anajtis Virgjëreshë jep një blatim si shpërblim për shërimin e Arkias,

pa dyshim gruaja e tij që është shëruar nga një sëmundje e rëndë për të cilën mbishkrimi nuk flet.

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert D’Angely

0 Comments