Grekët morën fenë dhe perënditë e tyre nga Pellazgët
Pellazgët, që zbritën të parët nga deti në stere, në tokat e Greqisë së sotme, kishin sjellë me vete dhe kultin e një feje fare primitive. Historianët e lashtë, i pari Herodoti, njoftojnë se pellazgët u bënin perëndive lloj-lloj flijimesh, porse nuk e kishin zakon t’u vinin emra të posaçëm; ata nuk kishin hyjni të materializuara, idhuj të bërë nga dora e njeriut; adhuronin natyrën me dukuritë e saj mirëbërëse. Prandaj teogonia e tyre që më së fundi u përqafua e ndofta u përsos nga grekët, nuk ishte veçse fryt i vrojtimeve të lëvizjeve fizike të natyrës, të vazhdimësisë së kohës, të marrëdhënies së elementeve; me një fjalë ajo nuk ishte veçse një seri rrjedhimesh logjike ose më mirë, një shpjegim fare primitiv i sistemit të botës, pemët e para të punës mendore të njerëzve në lëmin e filozofisë.
Khaos-i, Χάος që është zbrazëtia e patrajtshmja, shqyesja, rrjedh nga fjalët pellazgjike hahao, unë ha dhe has, haos, ngrënës ushqyes, ose nga fjalët haap, haapsi, haopsi, e hapura, e zbrazëta. Këto fjalë kanë edhe sot të njëjtin kuptim në gjuhën shqipe.
Nga Khaosi ka lindur Ereba, Έρεβος. Kjo fjalë ka si rrënjë erh, errem, erhëni ose erhësi, terr, të errata, errësira. Në shqip u err ka kuptimin u bë natë; erre:t bëhet natë, errësirë; errëni; vend i errët, plot errësirë. Ereba është selia e errësirave të përjetshme. Gea, Γεα, Γη, është toka. Në shqip toka quhet dhe.
Uranos, Ουρανός. Kjo fjalë me diagramë shqiptohet oras-os. Mirëpo vran, vrant, i vrant, në gjuhën shqipe kanë kuptimin; me re, të vrenjturit. Po t’i shtohet fjalës vran pjesa greke os, kemi vranos, është emri me anën e të cilit pellazgët dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë shqiptarët tregojnë qiellin si selinë e reve: të vrenjturit.
Bashkimi i Geas me Uranosin, d.m.th. i dheut me qiellin ka dhënë Rea dhe Kronos.
Rea në gjuhën shqipe do të thotë: re, qiell.
Kronos, Κρoνος, rrjedh nga fjala shqipe Kohë. Në disa vende të Shqipërisë K-ja ndryshohet në R dhe atje ku do të shqiptohet kohë shqiptohet rohë. Kohn dhe rohn do të thotë koha; shtoni pjesëzën greke os dhe do të kemi pikërisht Kronos.
Nga Rea lindi Zevsi, Zeusi, (Jupiter) Zaa, Zëë, në gjuhën shqipe do të thotë zë-zëri. Por Rea nuk mund të pillte veçze me anë të shkreptinës, e cila nxirrte një tingull, një zë: rrufeja dhe bubullima, pikërisht Zaa-ni, Zëë-ri i pellazgëve. Dimë se Jupiteri i shfaqte orakuj e tij në Dononë pikërisht me anë të një zhurme, të një zëri, Zëëri ishte perëndia e pellazgëve. Ka vende në Shqipëri ku edhe sot e kësaj dite thonë: Zëë! Lirona sot së keq! (Zë, Perëndi! Çlirona sot nga e keqja!). Fjalët Zaa, Zëë janë shëndrruar më vonë në Zaan, Zaon, dhe Zoot, fjalë që sot ka kuptimin Perëndi-Zoti dhe njerëzia betohen për Zonë, për Zotin.
Zevsi bashkohet me Metis-in, Μήτις, zgjuarësinë, mendimin. Fjala Ment në gjuhën shqipe ka kuptim zgjuarsi, mendim. Grekët i kanë hequr n kësaj fjale dhe duke i shtuar pjesëzën e tyre – is kanë sajuar Metis. Mirëpo nga ky bashkim, pikërisht Zevsi Jupiteri lind Athenane Αθήνα (Minerva); por kjo lindje bëhet në kokën e Jupiterit, në selinë e zgjuarsisë, dhe jep Athenanë ose Athenën (Minervën) grekët nuk ruanin asnjë kujtim nga gjuha pellazgjike, kurrë nuk kanë mundur t’i japin një kuptim racional fjalës Athena; ata u kufizuan në hipoteza të thjeshta në të kundërtën gjuha shqipe na jep një shpjegim shumë të qartë e shumë bindës. Thane dhe thënë në gjuhën shqipe kanë kuptimin e foljes them. E thana dhe e thëna është të folurit; Athena pra është fjala e perëndisë, po ajo fjalë që e gjejmë në të gjitha fetë të vjetrat dhe modernet, të coluri e Zotit të pellazgëve, që ka dalë nga Zeusi- forca, fuqia, dhe nga Metis- zgjuarsia e mendja.
Hera, Ήρα, Junona e grekëve është ajri: erë, era në gjuhën shqipe kanë kuptimin; ajër, erë.
Nemese, Νεμεόιζ. Në gjuhën shqipe nëmë, nëmës, kanë kuptimin e mallkimit të një gjëje që ndjell të keqen, që shkakton vuajtje dhe prodhon fatkeqësi. Besojmë se atributet e Nemeses përfshihen në kuptimin e fjalëve shqipe nëmë, nëmës.
Erinët, Εριυυύες. Kjo rrjedh nga err, errni, i errët errësirë, ose nga rrënëe, rrënime, rrënoja, shkatërrim.
Muze, Μούσα. Në gjuhën shqipe mësoj dhe musoi do të thotë nxë,mësoj për vete, dhe mësoj të tjerët. Musoise është ajo që mëson, që frymëzon dije, shkencë.
Theti, Θέτις. Dihet se Therni është një hyjni detare, në gjuhën shqipe kemi fjalën det.
Afërdita, Αφροδίτη. Venera është perëndesha e dashurisë, e bukurisë, po ashtu si e Yllit të Mëngjesit; Afërditë në gjuhën shqipe do të thotë, që ndodhet ndaj të gdhiri, Ylli i mëngjesit.
Delos, Δήλος. Idhull që i kushtohet diellit. Në gjuhën shqipe kemi fjalën diell, duke i shtuar pjesëzën greke os kemi dielos.
Këtu po ndalemi për të mos lodhur vëmëndjen e lexuesit, meqënëse jemi të bindur që këta shëmbuj janë më se të mjaftueshëm për të përforcuar ponimi tonë, dhe për të konfirmuar në mënyrë përfundimtare të drejtën e lashtë që kanë kombësia dhe gjuha shqipe mbi gjithë gjuhët e kombësitë e tjera që njihen në Evropë.
Marrë nga libri E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët i autorit Pashko Vasa
0 Comments