Publikoj me kënaqësi një artikull të shkruar nga profesor Areddu posaçërisht për këtë blog. Përfitoj nga ky rast për ti ripërtërirë urimet e mia për punën e tij të kujdesshme dhe të përpiktë për përhapjen e një këndvështrimi të ndryshëm etimologjik, që tenton të shpjegojë fjalët që kanë origjinë të dyshimtë me anën e gjuhës shqipe.

 

Dy emra bimësh që na lidhin me Shqiptarët

nga Alberto Areddu

 

rethi

Në fushën e agrikulturës dhe sidomos nga terminologia e emrave të bimëve mund të hasim në surpriza për sa i përket orgjinës ilire të qytetërimit në Sardenjë. Megjithatë është një gjë e natyrshme, sepse megjithëse ka një mori emrash që shpjegohen me anë të latinishtes, shumë emra të tjerë nuk kanë të bëjnë aspak me latinishten dhe kjo e fundit nuk arrin që ti shpjegojë. Studimi i regjistrave leksikor dhe studimi i emrave të bimëve, na japin emrat e dy luleve për të cilat që në kohën e Wagner është dyshuar për substraktin e tyre. Duke shkruar këtu për këto dy lule më jepet rasti për të rishikuar etimologjinë e tyre e cila është trajtuar më parë nga unë në librin tim dhe nga të tjerë studiues. Bimët janë rethi/retti/rettiu  dredhë (clematis vitalba) dhe carcuri/craccuri/curcuri/curcuriu kallam (ampelodesma mauritanica) (që të dyja këto bimë përdoren më së shumti për të bërë lidhëse dhe litarë)

Sipas studiuesit Paulis, që në fillimin e viteve ’90 ka përgatitur një fjalor etimologjik për shumllojshmërinë e emrave të bimëve të Sardenjës, në një rast ka të bëjë me një formë të shkurtuar të latinishtes RETIOLUm “rrjetë e vogël” dhe në një rast të dytë me foljen latine CALCARE “shtyp” që ka ndërhyrë nuk dihet mirë se si dhe në çfarë mënyre mbi ndonjë formë prelatine. Siç e thamë më pare të dyja këto bimë (kërcelli dhe gjethet) shërbejnë për të lidhur, mbledhur dhe rrethuar objekte të përdorimit të përditshëm; bazamente karrigesh, këpucë, kapana, dhe siç e kemi thënë edhe në një tjetër studim, në atë për gjarprin e ujit, gjuha shqipe ka prapashtesat - çi – thi e cila ndan prapashtesën zvogëluese mashkullore.

Këto prapashtesa janë karakteristikë e komuniteteve italo–shqiptare, që janë më së shumti me origjinë toske dhe që kanë ruajtur një trjajtë arakaike të shqipes mesjetare. Kështu unë gjej në fjalorin e Giordano format rripthi e rrypi dredhë dhe rrjedhin nga emri rip, dhe ky nga folja rrjep.

Kjo folje vjen (citoj për të gjithë Oriel) nga një proto shqipe *repa, që lidhet me rrënjën ie *rep- “rrjep”, nga e cila rrjedhin në greqisht ereptomai “gris”, në latinisht rapere “rrëmbim” dhe lit. ap-repti “fassen, ergreifen, begreifen”. Është evidente që forma që kemi në gjuhën sarde rrjedh nga ilirishtja *rep-thi “lidhëse e vogël” (dredhë) në të cilin lidhja -pt- në kalimin nga latinishtja e gjuhën Sardenjës është asimiluar në -tt- (sette < SEPTEm; rettulia < REPTILEm) me ruajtjen e gërmës -th- në zonat qëndrore (si është barabaçino thiu “xhaxha” në gjoksin e logudorezit tiu, nga greco-latino THIUm), dhe asimilimin e -tt- në zonën logudoreze.

Kjo hiptezë e prejardhjes ilire të *repthi dredhë është më e përshtatëshme nga hipoteza që unë kam shkruar në librin tim mbi ndikimin e emrit rethi mbi rip-thi.

 

carcuri

Dhe tani le të vimë në një tjetër emër bime: cacuri për të cilin unë jam shprehur që ka lidhje me fjalën shqipe kërcuri , por në realitet ka disa probleme si nga ana fonetike si nga ana kuptimore. Tani mendoj që me fjalën qark mund të gjehet një zgjidhje e pranueshme.

Këtë emër studiozë të ndryshëm e lidhin me latinishten CIRCUm si huazim, edhe pse në fakt Orel pranon që fonetika nuk është e qartë (nga CIRCUm mund të arrijmë në *kirke, ose *kjërke). Në fakt mund të jetë një emër i zonës që ka lidhje me gjuhën greke arkus “hark, rreth” me shumllojshmëri interpretimesh (Pokorny e vendos mbi dy baza të ndryshme *ar-  e *arqu), duke i shtuar parashtesën -kë- “ky” të gjuhës shqipe, shumë produktive në formimin e elementëve leksikal dhe mbiemrave (i referohem Camaj edhe për qiellzoren K - fillestare për shëmbull kem, qem në një *ke anem; por mund të ipotizohet një metatezë të–i- në rrokje të parë nga *karki-os, dhe më qiellzor të mëvonshëm; ose akoma: duke parë emrin e popullit Ilir të Japidëve na paraqitet me formën alternative Apudi/Apuli, mund të mendojmë që kishte një tendencë që në kohët antike, që si në gjuhët sllave të qiellzoet zanorja fillestare, nga kjo mund të dyshojmë një formë *kë jarkos origjinale). E gjithë kjo mund të ketë ndikuar në origjinë që të thoshin “ky rreth, ky hark”. Mund të themi në këtë rast se forma sarde carcuri , me -a- të sajë fillestare justifikon praninë e fjalës shqipe qark , ndërsa mbaresa sarde -uri- që nuk është aspak latine gjen shpjegim në gjuhën shqipe ku mundësisht ka vlejtur si mbiemër për të cilin “ai i rrethit, ai që rrethon, ai që rrotullohet” është bërë në gjuhën e fshatarëve saracchio (që është një bimë tipike e tokave të thata).

Në përfundim mund të shtojmë një tjetër vëzhgim: disa bimë të tjera të Sardenjës që përfundojnë në -i- paraqesin edhe formën me -u- të shtuar: kështu kemi eni/eniu; retti/rettiu; carcuri/curcuriu. Sipas meje është i njëjti fenomen që në shqip dallon njeri dhe njeri-u , dhe për këtë fenomen kam shkruar në librin tim.

 
 
 

Areddu A.G., Le origini albanesi della civiltà in Sardegna, Napoli 2007

Camaj M., Albanische Wortbildung, Wiesbaden 1964

Giordano E., Fjalor e arbëreshvet t'Italise, Bari 1965

Landi A., Gli elementi latini nella lingua albanese, Napoli 1989

Orel V., Albanian etymological dictionary, Leiden-Boston-Köln, 1998

Paulis G., I nomi popolari delle piante in Sardegna, Sassari 1992

Pokorny J., Indogermanisches etymologisches Wörterbuch, Heidelberg 1959

Wagner M.L., Dizionario etimologico sardo, iii volumi 1960-62


1 Comments

  1. Komplimente, kenaqesi te lexosh artikuj kaq te kendeshem e te pasur me informazione te reja.

    ReplyDelete