Sapo të lexojnë titullin e këtij artikulli do të jenë plot ata që do të rrudhin buzët. Sidomos grekërit, sepse për ta çdo gjë që në lashtësi ishte legjendare ishte me doemos greke. Ishin grekë heronjtë e luftës së Trojës, edhe pse Homeri asnjëherë nuk e quan greke ose helene ushtrinë që luftonte kundër Trojës. Homeri i quan akej. Robert d’Angely etimologjinë e fjalës akej e gjen në gjuhën shqipe aq i bukur, aq i hijshëm, që u pëlqen të gjithëve. Një tjetër “grek” i famshëm? Aleksandri i madh. Të mos çuditet aspak lexuesi kur të lexoj që grekët e sotëm edhe Aleksandrin e madh e bëjnë grek.

Theti dhe Akili

Theti dhe Akili

Por le të shohim së bashku se sa ishte grek Aleksandri i madh. Filipi i II-të i Maqedonisë u martua për here të dytë me Olimbinë (emri i vërtetë ishte Poliksenë) dhe duke qënë se ishte e bija e mbretit të Mollosëve, ishte pasardhëse e Akilit. Ishte e bija e Neotolemit dhe Andromakës pra mbesa e Akilit. Kjo formoi edhe pretendimin e Aleksandrit të madh që e quante veten si Akilin i ri. Sipas këtyre fakteve nëna e Aleksandrit të madh ishte epiriote d.m.th. shqipëtare. Tani në qoftë se do ti besojmë Georgiu Fineley (unë personalisht i besoj) kur shkruan tek “Historia e revolucionit grek” që Aleksandri i madh kur fliste me gjeneralët e tijë fliste në gjuhën e nënës, atëherë ne bëjme pyetjen , në ç’farë gjuhe fliste Leka i madh? Dhe a ishte gjuhë greke? Përse historianët antikë që kanë shkruar për Filipin e II – të Maqedonisë kanë thënë që ai ishte barbar domethënë jo grek? Një tjetër fakt i rëndësishëm. Heroi kombëtar i Shqipërisë, i ashtëquajturi “ushtar i Krishtit” Gjergj Kastrioti u quajt nga turqit Skëndërbe që do të thotë “princi Aleksandër”. Mos vallë turqit e quajtën kështu për nder të stërgjyshit të tijë shqiptar Aleksandrit të madh?

Por unë jam i bindur që më shumë se grekët ata që do të rrudhin buzët do të jenë shqipëtarët. Sepse jemi ne kombi shqipëtar që vuajmë nga një kompleks inferioriteti i pa justifikuar ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me të shkuarën tonë. Por kjo është një histori e vjetër dhe ne nuk do ta trajtojmë në ketë shkrim.

Le të vimë tani tek tema kryesore e shkrimit tonë. Ninfa Theti ishte më e bukura midis pesëdhjetë ninfave që ishin vajazat e Nereut dhe Doridës. Poseidoni dhe Zeusi donin që të martoheshin me këtë ninfë por meqë ishte profetizuar që djali që do të linde nga Theti do të bëhej më i famshëm se i ati, atëherë Zeusi urdhëroi Thetin që të martohej me Peleun. Ky i fundit nuk e pati të lehtë që të merrte nuse Thetin por më në fund ia arriti qëllimit. Mbas martese Theti kërkoi që të bënte të pavdekshëm të gjashtë fëmijët e sajë që pati nga martesa me Peleun duke vënë tupin e tyre në zjarr, por Peleu arriti që të hiqte nga zjarri djalin e fundit që ishte Akili. Edhe pse Peleu arriti që ta hiqte nga zjarri, Akilit i ishte djegur thembra. Kështu Peleu i kërkoi ndihmë çentaurit Kiron që ishte mjek që të shëronte thembrën e Akilit. Le të ndalemi një çast tek emri i çentaurit. Siç shkruajtëm më lartë ai quhej Kiron dhe ishte mjek. Mjeku shëron pacientët e tijë. Në shqip kemi fjalën shëron. Emri i çentaurit Kiron me fjalën shqip shëron ngjajnë në një mënyrë të habitëshme.

Pra siç thamë mbasi Peleu i kërkoi ndihmë Kironit ky i fundit zëvëndësoi thembrën e dëmtuar të Akilit me thembrën e gjigantit Damas i cili kur ishte gjallë asnjë kurrë nuk e kishte mundur në vrapim. Kjo shpjegon pse Akili ishte i njohur edhe si vrapues i shkëlqyer.

Në greqisht emri i Akilit shkruhet Aχιλλευς (Achilleus). Robert d’Angely etimologjinë e këtij emri e shpjegon me anë të gjuhës shqipe; Aq-i-lehti.

Akili kundër Hektorit

Një tjetër legjendë na thotë që Theti zhyti Akilin në lumin Stirgë dhe jo në zjarr. Ajo mbante të birin nga thembra dhe për këtë arsye i mbeti e thatë domethënë ishte pika e dobët e tijë. Mbas luftës së Trojës dhe vdekjes së Akilit, Theti shkoi në vendi ku ishte takuar për herë të parë me Peleun dhe i kërkoi atij që të shkonin në thellësi ku aty do të arrinte që ta bënte të pavdekshëm. Por Peleu e braktisi dhe shkoi në kërkim të djalit të Akilit, Neotolemit që kishte shkuar në tokën e Mollosëve, duke humbur për gjithmonë mundësinë për tu bërë i pavdekshëm. Thetin e gjejmë edhe në disa legjenda të mëvonëshme. Ndimoi Argonautët me anijen e tyre “Argo”, ndihmoi Dionisin duke e fshehur në shpellën e sajë nënujore, ndimoi edhe Teseun që ishte hedhur në det për të gjetur unazën që vërtetonte që ishte djali i Poseidonit. Në fund ndihmoi edhe vet Zeusin.

 Theti zhyt Akilin në lumin Stirgë Theti zhyt Akilin në lumin Stirgë

Mbasi treguam në mënyrë të shkurtër historinë e ninfës Theti le të vijmë tek etimologia e emrit të sajë. Në greqisht Thëtis , në latinisht Thetis , ose Thelis , Thetidis Nga kërkimet që kemi bëre nuk kemi gjetur asnjë shpjegim për emrin e sajë, po të përjashojmë shpjegimin që jep Bürkert për emrin e titanes Teti ose Tetide (greqisht Τηθύς) që është gruaja e Oqeanit dhe gjyshja Thetit nënës së Akilit. Bürkert thotë që ky emër është një transformim i akadikes tiamtu o tâmtu që do të thotë det. Por Bürkert po të njihte gjuhën shqipe nuk do të kishte nevojë që të shkonte shumë larg për të shpjeguar këtë emër. Fjala shqipe deti është shumë e ngjashme me emrin e titanes Teti. Por në qoftë se ky shpjegim shkon mirë për emrin e titanes, sipas mendimit tonë nuk shkon për emrin e Thetit. Theti ishte një ninfë, dhe ninfat e kalojnë më të shumtën e kohës nën ujë domethënë në thellësi. Ne mendojmë se pikërisht emri i ninfës Theti shjegohet me fjalën shqipe Thellë.

Tani grekë e shqipëtarë do të thërrasin që është një skandal, një budallalëk me brirë, por ne me durim dhe kurajo jemi këtu për të pritur çdo lloj kritike.

0 Comments