Nga Adele Pellitteri

Përkthimi në shqip nga Juliana Varfi

Sot është një ditë e veçantë për këtë blog. Do të ishte pa vend, që referenti kryesor të shkruante diçka më shumë për të mburrur përmbajtjen, kështu që, pranova detyrën e këndshme.

Edhe pse e di mire qe është e përshtatshme për tju folur për këtë blog, dhe per pjesemarresit që e përkrahin të cilët i janë bashkuar me këtë blog në dy vitet e fundit, nuk kam ndërment ta bëj.

Nuk e bëjë këtë, sepse përmbajtja është e njohur. Gjuha shqipe është një enigmë për shumë gjuhëtarë, dhe dijetarë të cilët kanë kërkuar të japin shpjegime jo shume popullore, kështu jane hasur me një rradhe te pa fundme dektratorësh të gatshëm për të demonstruar mospajtim të drejtë ose të padrejtë. Dhe duke qenë se nuk jam eksperte, rrezikoj të jem jashtë teme. Dhe së fundi, në qoftë se do beja një përmbledhje të gjatë dhe të përpunuar të temës së mbuluar nga ky blog për dy vjet, do të humbasë mundësinë për ta bërë artikullin e përvjetorit të tij të veçantë.

Kështu që ju prezantoj temën e vërtetë: ” blogeri”.

Bëhet fjalë për një të ri shqiptar, si shumë të tjerë. Emri i tij është Elton. Ai jeton dhe punon në Palermo. Është një nga ata bij të Shqipes që është i dashuruar me vendin dhe gjuhën tij me një pasion dhe përkushtim për t'u patur zili. Kontributi i tij ju lejon të mësoni më shumë për një gjuhë që ka joshur me mijra dijetarë për shkak të enigmës së saj. Blogu i tij është enigmatik, siç është ai vet, Eltoni, ndonjëherë enigmë edhe për veten e tij. Megjithatë, edhe pse ka raste kur nuk është aspak e lehtë për të jetuar jetën e tij, forca e vullnetit që ushqen ekzistencën e tij nuk ka asnjë të barabartë. Ky është një vullnet i apasionuar, jo i detyruar, i pasuruar nga lexime të ndërlikuara dhe të pazakonta. Eshtë një karakter i pazakontë, Eltoni, dhe kjo ka një bukuri që tërheq dëgjuesin apo lexuesin.

Ai terheq, Eltonin. Ai e bën këtë me një ide që ka një forcë vendimtare, ndonjëherë i zemëruar pak, por gjithmonë duke ruajtur respektin për të tjerët.

Nuk kam ndërmend të shkojnë më tej. Një enigmë është interesante vetëm për shkak se ajo është një enigmë. Në qoftë se ajo shkrihet, e humbet bukurin që me mundim ka mbledhur. Prandaj unë përfundoj duke ju ftuar akoma më shumë për të lexuar blogun, provat e tij dhe pikëpamjet e mbledhura. Tani ju dini diçka më shumë mbi njeriun i cili është ideatori kryesor. Është vërtet shumë pak, unë këtë e di. Por mjafton të themi se ai është njeri me një ide. Dhe në kohë të varfera si këto është vërtetë shume sigurues fakti që ka akoma njerëz të tillë.

Urimet e mia më të përzemërta për këtë ditë të veçantë, Elton.

Adele

Link versioni italisht: Due anni

0 Comments