Që nga antikiteti më i largët shqiptarët gjithmonë janë denigruar e zhvlerësuar sistematikisht nga të rishardhurit: helenët,të cilët pasi arritën ta ngrenë gjuhën e tyre në gjuhë zyrtare të arsimit, të artit, të qytetërimit e të kishës ose të drejtësisë, bënë që shqipja, e cila kishte qenë liturgjike madje para gjuhës së tyre, kalonte në plan të dytë në vend që të dilte në krye siç e meritonte, duke qenë se ajo ishte në origjinë të saj dhe pa të greqishtja nuk do të kishte lindur.

Në fakt studimi i thelluar i shqipes, i greqishtes dhe i latinishtes bën të dalë qartë, se mardhënia e afërisë që i lidh, është ai i nënës për shqipen dhe i bijave për të dy të tjerat: greqishten dhe latinishten. Ne nuk druhemi ta përdorim një terminologji të tillë që të përcaktojmë afërinë, e cila i lidh me të vërtetë këto tri gjuhë – edhe disa të tjera – sepse në të vërtetë kemi të bëjmë me një mardhënie të tillë, me gjithë faktin që ka gjuhëtarë, të cilët pretendojnë se lidhur me mardhëniet e farefisnisë midis gjuhëve, ai i nënës dhe bijës nuk mund të zbatohet, sepse nuk është çështja e një farefisnie të tillë, por për një evoluim të gjuhës.

Sipas pikpamjes sonë, po të pranohej një mendim i tillë, duhej të thoshim se greqishtja dhe latinishtja janë gjuhë shqipe të evoluara. Në realitet, kemi të bëjmë me një evoluim ose ndërrim të një gjuhe në një tjetër, por siç e kërkojmë ne, kjo do të thotë t’i jepet një emër pikërisht rezultatit të këtij evoluimi, i cili ka bërë, pamvarsisht nga gjithçka, një lidhje farefisnie që i bashkon realisht këto tri gjuhë, ka ndërhyrë dhe ekziston, edhe nëse do t’i quanim greqishten e latinishten, gjuhë të evoluara nga shqipja. Dhe nëse shqipja atëhere, që ka pësuar këtë evoluim, nuk kemi të drejtë ta quajmë nëna e këtij evoluimi, sepse ajo ka qënë, në mos tërësisht, të paktën thelbi i këtij evoluimi? Kështu siç mendojmë ne, dhe me të drejtë, që emri i nënës për shqipen dhe i bijës për secilën nga dy gjuhët e tjera: greqishtja dhe latinishtja, janë saktësisht emrat ose cilësimet që përshtaten më mirë dhe që na imponon një emërtim i tillë.

Nga ana tjetër, ka një vërejtje të rëndësishme, që duhet bërë këtu lidhur me dallimin ndërmjet helenëve, nga njëra anë, dhe pellazgëve, shqiptarëve ose grekëve, nga ana tjetër. Pas luftës me atlantët kanë kaluar nëntë mijë vjet deri në epokën e Platonit, pellazgët – atikë, athinas të Greqisë, për shkak të famës që morën nga fitorja në krye të të gjitha trupave pellazge të Europës, vijuan të luajnë gjithnjë rolin e parë në çdo lëvizje të rëndësishëme që ndodhi më pas. Por meqë pas vërshimit të egjiptasve të Danait e fenikasve të Kadmit, një pjesë e këtyre pellazgëve të Greqisë pranoi të përzihej me pushtuesit për të ndërtuar klasën sunduese të momentit dhe morën emrin e helenëve, këta helenë përqëndruan te vetja, tek emri i tyre gjithë meritën e qytetërimit të quajtur pellazg (dhe më vonë helenik), nën këtë emër të helenëve bënë që të eklipsohej çdo kujtim për përkatësinë e tyre qoftë edhe të pjesëshme, në popullin e madh pellazg.

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert D’Angely

0 Comments