Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912)
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Kristo Frashëri[1]
Lufta shekullore e popullit shqiptar kundër shkelësve turq përfundoi me sukses me shpalljen e pavarësisë kombëtare, më 28 nëndor 1912. Atë ditë mbyllej për popullin shqiptar një periudhë e gjatë vuajtesh e mjerimesh dhe njëkohësisht përpjekjesh e luftash të panumërta dhe heroike të historisë së tij. Ndonëse i vogël, i dërmuar dhe shpesh herë i vetëm, ai kurrë nuk u përkul përpara armikut të fuqishëm, ai nuk u gjunjëzua as në kohën kur Perandoria otomane ishte një nga shtetet më të mëdha të botës dhe kërcënonte të përpinte gjith Evropën.
Gjatë shekullit XIX, si rrjedhim i ndryshimeve që ndodhën në gjendjen e brendëshme të Shqipërisë dhe në arenën ndërkombëtare, lufta çlirimtare kundër shkelësve turq u rrit dhe u fuqizua më tepër. Me luftën e udhëhequr prej Lidhjes së Prizrendit (1878-1881) dhe veprimtarinë e palodhur të rilindasve, lëvizja çlirimtare shkoi mjaft përpara: ndërgjegja e luftës çlirimtare depërtoi edhe më thellë në masat popullore të vendit. Në fund të shekullit XIX, patriotët shqiptarë e shikonin shumë të afërtë ditën e çlirimit të atdheut.
Në vitet e para të shekullit XX lëvizja nacional-çlirimtare në Shqipëri u rrit me ritme shumë të shpejta. Regjimi shtypës dhe parazitar turk duke u mbështetur në marrëdhëniet feudale, duke grabitur çdo vit me anë taksash t'ardhurat nacionale dhe duke ua hapur dyertë kapitaleve të huaja të depërtonin në dëm të ekonomisë së vëndit po e keqësonte përher' e më tepër gjendjen ekonomike të Shqipërisë. Nga ana tjeter, duke ndjekur një politikë obskurantiste dhe ultra reaksionare, politikën e mohimit të kombësisë, gjuhës, kulturës shqiptare dhe të çdo pasurije shpirtërore nacionale, duke persekutuar me egërsi patriotët dhe njerëzit përparimtarë të vendit regjimi i Sulltan Abdul Hamidit ishte bërë krejtësisht i padurueshëm për popullin shqiptar.
Këto faktorë sollen forcimin e frontit të luftës nacional-çlirimtare. Por ky front u mbrujt në disa rrethana negative.
Ismail Qemali, në përvjetorin e parë të pavarësisë më 1913, në ballkonin e shtëpisë ku u shpall pavarësia, i rrethuar nga patriotët shqiptarë.
Shkalla e zhvillimit shoqëror të Shqipërisë ishte shumë prapa. Klasa puntore akoma nuk kish lindur, Borgjezija ishte gjithënjë e dobët, e lidhur pas tregëtisë, pas prodhimit të vogël ose pas pronës çifligare. Si rrjedhim në Shqipëri nuk kishte një klasë të aftë revolucionare që të vihej, me partinë e saj politike, në udhëheqjen e lëvizjes nacional-çlirimtare. Feudalët, edhe kur nuk qenë të lidhur pas Sulltanit, i trëmbeshin luftës së armatosur, preferonin zgjidhje oportuniste, kërkonin patronazhin e shteteve të huaj dhe zakonisht ndiqnin direktivat e tyre. Veç kësaj organizimin e frontit e vështirësonin ndjekjet policore turke, internimet dhe dëbimet e patriotëve nga Shqipëria. përçarjet fetare e krahinore që nxiteshin jo vetëm nga qeveritarët turq por edhe nga agjentët e huaj.
Nga ana tjetër, Fuqitë e mëdha kapitaliste të Evropës duke kaluar në imperializmë, i shtuan përpjekjet për t'i kthyer në vende të varura si shtetet e Ballkanit ashtu dhe Perandorinë turke. Në rivalitet me njera. tjetrën, Fuqitë e mëdha, me qëllim që t'i lidhnin pas politikës së tyre, u premtuan qeverive të shteteve të Ballkanit krahina të tëra nga zotërimet turke në Evropë; për këtë qëllim ushqenin tek ato ndjenjën e shovinizmit e të armiqësisë. Nga krahinat turke të Evropës, dy vende Shqipëria dhe Maqedonia përdorën si plaçkë për të ngjallur lakmitë shoviniste të qeverive të Ballkanit. Kjo solli si pasojë që populli shqiptar, në luftën çlirimtare, të kishte përballë tij jo vetëm shkelësin turk por edhe Fuqitë e mëdha kapitaliste dhe sidomos qeveritë shoviniste të vendeve fqinj (Serbi, Mali i Zi e Greqi), të cilët në vend që t'i shtrinin dorën vëllazërore popullit shqiptar, hartuan plane dhe lidhën marrëveshje midis tyre për copëtimin e Shqipërisë.
Dy nga Fuqitë e mëdha kapitaliste, Perandoria e Austro-Hungarisë dhe mbretëria e Italisë e kanë paraqitur vehten si “faktorët kryesor të pavarësisë që fitoi Shqipëria më 1912”. Pa mohuar rolin që ato lojtën në ngjarjet e vitit 1912, ne duhet të pranojmë se qëndrimi i tyre përcaktohej krejtësisht nga konsiderata imperialiste, nga interesa thjesht politike, ekonomike e strategiike. Të dy këto shtete synonin të shtinin në dorë Ballkanin duke siguruar një bazë të fortë në Shqipëri; ato qenë të interesuara që bregdeti i Shqipërisë të mos binte në duart' e Serbisë apo Greqisë prapa të cilave qëndronin Rusia, Franca e Anglia. Veç kësaj Austria përpiqej që ky bregdet të mos binte as në duart e Italisë, kurse Italia nuk donte të shihte në këtë bregdet as Austrinë. Për më tepër se 35 vjet politika e Austrisë dhe Italisë, përmblidhej nën divizën e ruajtjes së "statu-kuos" në Ballkan, që do të thoshte ruajtjen e sundimit turk në Shqipë ri, Maqedoni, Thrakë, etj.
Për ruajtjen e kësaj status kuoje që nga viti 1881 dhe deri më 1912 Austria me Italinë lidhën një sërë marëveshjesh ndërkombëtare.
Por me gjithë këto rrethana negative, lëvizja nacional-çlirimtare, në fillim të shekullit XX mori hov të madh, ndërgjegja nacionale pushtoi masat fshatare e qytetare, të cilat i dhanë lëvizjes një karakter më demokratik. Një shtytje të rëndësishme i dhanë luftës së organizuar në Shqipëri jehona e kryengritjes çlirimtare-revolucionare e llindenit në Maqedoni (1903) dhe sidomos revolucioni demokratik-borgjez rus i viteve 1905-1907. Kështu, me një herë pas ushtimës revolucionare të Ilindenit, patriotët shqiptarë mbajtën në Bukuresht, në prill të vitit 1904, një kongres ku shtruan çështjen e organizimit të luftës për një Shqipëri të lirë e të pavarur. Dhe pak më vonë kur krismat e revolucionit buçisnin akoma në Rusi, në Shqipëri malet filluan të mbushen me çeta patriotësh.
Vrulli i ri që mori lëvizja në vitet 1903-1905 dhe nevoja e organizimit të luftës, sollën formimin në prill të vitit 1906, në Manastir, të një komiteti të fshehtë shqiptar me emërin "Për lirinë e Shqipërisë, të krye- suar nga patrioti Bajo Topulli. Duke u mbështetur në vrullin revolucionar të popullit shqiptar, Komiteti korri sukses të shpejtë. Ai krijoi dega në mjaft qytete të Shqipërisë, organizoi shpërndarjen e shtypit ilegal, grumbulloi rreth vehtes forcat patriotike të vendit. Po atë vit u formua çeta e parë nacional-çlirimtare dhe u bë përpjekja e parë e armatosur (afër Leskovikut) me ushtritë turke. Këtë e pasuan çeta të tjera të cilat me parullën Ja vdekje! Ja liri! ranë në përpjekje me ushtritë turke.
Me gjithë reaksionin turk që ndihmohej nga bejlerët dhe kleri reaksionar i vendit, çetat e armatosura u shtuan dhe malet u mbushën me luftëtarë të rinj. Më 1907 patriotët shqiptarë lëshuan nga malet e lira thirrjen për një kryengritje të përgjithëshme kundër shkelësve turq. Mesazhi i Çerçiz Topullit, komandant i një çete vullnetarësh të lirisë, drejtuar popullit shqiptar në janar t'atij viti, përfundonte me thirrjen: "Rroftë kryengritja e Shqipërisë së robëruar e cila do t'i sjellë vendit lirinë, lumturinë dhe mirëqënien”.
Pas aksioneve të çetave të lirisë dhe punës së pa lodhur të patriotëve aktivë të cilët gëzonin mbështetjen e masave popullore në pranverë të vitit 1908, Shqipëria ndodhej në pragun e kryengritjes së përgjithëshme. Lëvizja mori përpjestime të mëdha kryesisht në Kosovë e Maqedoni. Pak muaj më vonë, në fillim të korrikut 1908, në Ferizoviq (Kosovë) u grumbulluan rreth 20 mijë shqiptarë t'armatosur gadi për t'u hedhur në kryengritje. Në ato ditë Shqipëria i ngjante një vullkani në pragun e shpërthimit. Por zhvillimi i kryengritjes hyri përkohësisht në një rrugë tjetër, për shkak të revolucionit borgjez turk (revolucionit xhon-turk) që shpërtheu ato ditë, më 23 korrik 1908.
Për përmbysjen e regjimit feudal të sulltanëve ishte e interesuar edhe borgjezia turke e cila kërkonte t'ia hapte vehtes rrugën e zhvillimit e të pasurimit. Përfaqësuesit e kësaj borgjezije, të grumbulluar rreth komitetit të turqëve të rinj "Bashkim e përparim” (Ittihad ve Terekki), u përpoqën t'i shfrytëzojnë, për nevojat e revolucionit të tyre, lëvizjet çlirimtare të popujve të shtypur nga Perandoria otomane. Një kujdes të veçantë ata i kushtuan lëvizjes s'armatosur në Shqipëri.
Me platformën e tyre demogogjike për përmbysjen e regjimit despotik të Sulltan Abdyl Hamidit, për vendosjen e një regjimi konstitucional, për kufizimin e pushtetit të bejlerëve, për njohjen e të drejtove kombëtare, për garantimin e lirisë së fjalës dhe të shtypit, për një amnisti të përgjithëshme turqit e rinj mundën të tërheqin pas lëvizjes së tyre mjaft patriotë shqiptarë. Ata mundën të shfrytëzojnë valën e kryengritjes çlirimtare në Shqipëri e Maqedoni e sidomos grumbullimin e mijra fshatarëve të armatosur në Ferizoviq, për të shpërthyer revolucionin, me të cilin e detyruan Sulltan Abdyl Hamidin të shpallë më 23 korrik 1908, hyrjetin (kushtetutën).Shpallja e hyrjetit, dhënia e disa lirive të kufizuara pas triumfit të revolucionit, zotimet e xhon-turqëve për reforma të shpejta dhe premtimet për njohjen e të drejtave nacionale, sollën rënien e përkohëshme të luftës së armatosur të popullit shqiptar kundër shkelësve turq, mbasi mjaft patriotë shqiptarë, të mashtruar nga dinakëria e zhon-turqëve e mbivleftësuan rëndësinë e revolucionit dhe të hyrjetit.Xhon-turqit, pasi morën pushtetin në dorë, e treguan me një herë fytyrën e tyre prej nacionalistësh borgjezë. Ata nuk kishin për qëllim të përmbysnin Perandorinë turke. Prandaj filluon të marrin masa për të siguruar ekzistencën e kësaj Perandorije duke shtypur lëvizjet nacionale të popujve të shtypur që synonin të formonin shtete më vehte dhe lëvizjet fshatare që synonin ta zhvillonin edhe më tej revolucionin e filluar.Por politika diversioniste dinakëve të felliqur e xhon-turq dhe llomotijet e këlyshëve të tyre shqiptarë nuk mundën ta shuajnë lëvizjen çlirimtare. Përkundrazi duke filluar nga viti 1909, lufta çlirimtare e armatosur në Shqipëri kundër shkelësve turq, hyri në fazën përfundimtare.Vitet 1909-1913 karakterizohen nga një luftë e furishme e armatosur e popullit shqiptar kundër shkelësve turq dhe nga një luftë e ashpër politike e dy rymave në lëvizjen nacionale shqiptare e rymës patriotike-revolucionare që kërkonte thellimin e luftës për çlirimin e plotë të vendit, për shkëputjen e Shqipërisë nga sundimi turk, dhe rymës oportuniste që përpiqej ta frenonte lëvizjen brënda programit të xhon-turqëve.Ryma oportuniste e pajisur me mjete të fuqishme propagandistike, përpiqej të çorientonte lëvizjen çlirimtare duke trumbetuar rrezikun e synimeve të fqinjëve; nuk ishte vështirë të kuptohej këtu se platforma e rymës oportuniste e kishte burimin e saj jo vetëm te qeverija xhon-turke e Stambollit por edhe te qeveria imperialiste e Vjenës, e cila vazhdonte të kërkonte gjithënjë ruajtjen e status kuos në Ballkan. Në të vërtetë udhëheqësit e kësaj ryme (Midat Frashëri, Faik Konica, Gjergj Fishta, Mehdi Frashëri, etj.) qenë n'atë kohë axhentë të xhon-turqëve ose të qeverisë austriake.Por orvatjet e rymës oportuniste nuk mundën ta nxjerin nga binarët e drejte lëvizjen nacionale në Shqipëri. Populli shqiptor ndoqi rrugën që i tregon n luftëtarët dhe demokratët patriotë si Themistokli Gërmenji, Bajram Curri, Spiro Ballkameni, Luigj Gurakuqi, Qamil Panariti, Mihal Grameno, Hil Mosi, etj.Këto lëvizje të reja të cilat tani u drejtuan kundër regjimit të xhon-turqëve, filluan qysh në verën e vitit 1909. Në gusht t' atij viti, në Ferizoviq u grumbulluan përsëri me mijëra fshatarë të armatosur për të protestuar kunder masave të xhon-turqëve, protestë e cila u kthye në kryengritje. Qeveria e Stambollit dërgoi ushtri nën komandën e Xhavid Pashës: por me giithë terrorin që ushtruan, lëvizja nuk u shtyp. Veç kësaj kryengritja u përhap në tërë Kosovën, pastaj në Lumë e në Malësit e Veriut dhe njëkohësisht në jugë të Shqipërisë. Operacionet ushtarake dështuan dhe Xhavid pasha me ushtrit e tij u kthye nga ku kish ardhur.Në pranverën e vitit 1910, kryengritësit filluan të sulmojnë qytetet ku ndodheshin garnizonet turke. Këtë radhë qeveria turke mori masa më të mëdha: dërgoi në Shqipëri një koll-hurdi (korp-armate) prej 70 bataljone ushtarësh të regulltë, t' armatosur me mjete moderne, nën komandën e gjeneralit xhon-turk, Shefqet Turgut Pashës. Lufta u ndez në tërë Kosovën: Shefqet Turgut pasha mundi të rivendosë pushtetin turk vetëm nëpër qytete. Pastaj gjithënjë me terror, persekutime dhe burgime, bataljonet turke kaluan në Shqipërin' e veriut dhe të Mesme. Për t'i dhënë fund kryengritjes ose për ta bërë "terbjét” Shqipërinë, siç thonin atëhere, ushtria turke filloi çarmatimin e shqiptarëve, rekrutimin me forcë dhe forcimin e garnizo- neve të qyteteve. Pastaj duke kujtuar se e shtruan Shqipërinë, xhon turqit e tërhoqën "koll-hurdinë”, në Stamboll. Por me gjithë këto masa, lëvizja nuk u shtyp.Në pranverën e vitit 1911 shpërtheu përsëri kryengritja e armatosur. Këtë radhë ajo filloi në Malësin' e madhe. Që në ditët e para kryengritësit korrën suksese; më 24 mars u çlirua Deçiçi dhe Krevenica, një ditë më vonë Tuzi. Garnizonet dhe funksionarët turq u dëbuan nga mjaft vende të tjera. Në maj kryengritësit, pasi i thyen turqit në Pejnik hapën rru- gën për të çliruar Shkodrën. Kryengritësit korrën sukses edhe në Dibër.Në jugë çetat u rritën me luftëtarë të rinj. Në Korçë, Kolonjë, Gjirokastër dhe Vlorë vepronin komitete revolucionare ilegale që udhëzonin dhe ndërlidhnin midis tyre çetat e patriotëve.Këtë radhë kryengritja, nga forca e saj, i kaloi përpjestimet e kryengrities së vitit të kaluar. Xhon-turqit e ndjenë rrezikun që u vinte nga malet e Shqipërisë prandaj dërguan një ushtri të madhe prej 45 mijë usharësh, përsëri nën komandën e Shefqet Turgut pashës. Por kryengritësit shqipëtarë nuk u lëkundën: ata i bënë një rezistencë të fuqishme ushtrisë turke. Shefqet Turguti shkruante ato dite për këtë rezistencë: "... çdo ditë janë bërë përpjekje të ashpëra dhe të vazhdueshme por kryengritësit i kanë dalë zot çdo shkëmbi, çdo shtëpije dhe i kanë lënë pozitat vetëm duke dhënë jetën...” Por me gjithë heroizmin e treguar, kryengritësit shqiptarë, përballë epërsisë ushtarake turke dhe të shtërnguar nga mungesa e ushqimeve, u detyruan t'i lëshojnë zonat e çliruara dhe të kërkojnë strehim në teritorin e Malit të Zi.
Një pamje alternative e Ismail Qemalit në përvjetorin e parë të pavarësisë më 1913, në të njëjtin ballkon historik, i zhytur mes atyre shokëve që shënuan atë moment epokal.
Mali i Zi i pranoi me kënaqësi malësorët shqiptarë, mbasi po pergatitej për luftë kundra Turqisë dhe interesohej që kryengritja në Shqipëri të mos shtypej. Bashkëpunimi i shqipëtarëve me Malin e Zi. alarmoi jo vetëm qeverinë turke por edhe atë austriake. Për t'i bindur malësorët të këthehen u mobilizuan të gjithë elementët oportunistë me në krye agjentët austriakë e turq, të cilët filluan të trumbetojnë rezikun sllav.
Pë pjestimet e mëdha që mori kryengritja dhe reziku i elementëve oportunistë që përpiqeshin të shtinin në dorë drejtimin e soj, solli si nevojë të domosdoshme që të formuloheshin kërkesat e popullit shqiptar dhe këto t'u paraqiteshin Fuqive të mëdha.
Me inisiativën e Ismail Qemalit, i cili shkoi në Gërçe të Malit të Zi ku ndodheshin kryengritësit e mërguar, u hartua më 12 korrik 1911 një memorandum, drejtuar qeverisë engleze. Në memorandumin kërkohej autonomia territoriale-administrative e Shqipërisë me një përfaqësues të Sulltanit si inspektor të përgjithshëm, garanci nga ana e Turqisë per të respektuar kushtetutén, liri të plotë në zgjedhjet e deputetëve, shërbim ushtarak të rekrutëve shqipëtarë brenda në Shqipëri, liri të plotë në përdorimin e gjuhës dhe të shkollave shqip. shpërblimin nga qeveria turke të dëmeve të shkaktuara gjatë operacioneve ushtarake kthimin e armëve. amnisti, etj. Kërkesa me frymën e memorandumit të Gërçes u paraqitën edhe nga kryengritësit e Shqipërisë së jugut: një nga këto qe memorandumi i aprovuar në mbledhjen e monastirit të Cepos.
Ndonëse në këto memorandume nuk kërkohej shkëputje e plotë e Shqipërisë, kërkesat që ishin parashtruar aty do të shpinin pa tjetër në shpalljen e pavarësisë. Pikërisht për këtë arsye qeveria turke nuk i pranoi këto kërkesa. Duke kujtuar se ushtritë e Shefqet Turgut pashës e kishin larguar rrezikun e kryengritjes së përgjithëshme, qeveria turke pranoi vetëm të akordonte disa privilege të vogla e të parandësishme dhe këto vetëm për sanxhakun e Shkodrës.
Nga vjeshta e vitit 1911 u duk sikur zjarri i kryengritjes ra. Mjaft kryengritës malsorë të strehuar në Malin e Zi, të shtrënguar nga mjerimi i kampeve të përqëndrimit, nga dimëri që afrohej. nga presioni i vazhdueshëm i elementeve oportunistë, nga shantazhet e qeverisë austriake e cila kërkonte të shuante lëvizjen që po rezikonte prishjen e status-kuos në Ballkan dhe më në fund, të ndjekur nga qeveria shovinsite malazeze u detyruan të kthehen në shtëpit e tyre të rënuara. Por rënia e kryengritjes qe e përkohëshme.
***
Në pranverë të vitit 1912, kur u duk se turqit nuk i zbatuan as premtimet e pakta që dhanë në vitin e kaluar, kryengritja shpërtheu me furi akoma më të madhe
Në pranverë të vitit 1912 levizja pushtoi gjithë Shqipërinë. Jehona e lëvizjeve t'armatosura të viteve të kaluara, këtë radhë u pasqyrua edhe në parlamentin turk ku deputetët shqiptarë midis të cilëve edhe Ismail Qemali bashkë me deputetët e kombësive të tjera të shtypura, formuan një opozitë të fortë kundër qeverisë xhon-turke. Zëri i fuqishëm i deputetëve shqiptarë i a lekundi themelet qeverisë së turqëve të rinj, të cilët për të thyer opozitën, e shpërndanë parlamentin e Perandorisë. Gjatë zgjedhjeve të reja, qeveria xhon-turke përdori të gjitha mjetet policore e antikonstitucionale për të penguar zgjedhjen, si deputetë të personaliteteve shqiptarë të opozitës si Ismail Qemali, Isa Buletini etj. Agjentët xhon turq shpërthyen një fushatë shpifjesh të paturpëshme kundër patriotëve shqiptarë duke i paraqitur këta si agjentë të huaj. Njëkohësisht, për të mashtruar masat popullore, ata vazhduan me një gjuhë të re propagandën demagogjike të filluar disa vjet më parë.
Gjatë kësaj fushate të tërbuar kundër patriotëve shqiptarë, xhon- turqit filluan t'u flisnin fshatarëve për "sekuestrimin e tokave të bejlerëve dhe shpërndarjen e këtyre tokave në dobi të fshatarëve, filluan t'u qajnë hallin puntorëve shqiptarë në emër të socializmit dhe të proletariatit, Ata arritën të krijojnë klubet e fukarenjve dhe ta paraqesin paturpësisht vehten si socialistë në organet e tyre të shëmtuara Dielli dhe më vonë Hëna që botonin në Shkodër.
Por të gjitha masat e tyre dështuan fund e krye. Lëvizja çlirimtare në Shqipëri shpërtheu në një kryengritje të furis me.
Kryengritja filloi më 5 Maj 1912 në Drenicë (Kosovë), pastaj u përhap në rrethet e Pejës, Vuçiternit, Mitrovicës dhe Mirditës. Më 7 moj filloi sulmi mbi Gjakovë; por shkelësit turq e mbrojtën qytetin. Nga fundi i muajit kryengritja u shtri në Mat e Dibër. Në fillim të qershorit kryengritësit filluan sulmin mbi Pejën, të cilën nuk e morën dot për shkak të qëndrimit të lëkundëshëm të udhëheqësve oportunistë, që shpejtuan të merren vesht me komandën turke. Pikërisht në këto ditë një pjesë e kryengritësve, nën udhëheqjen e Bajram Currit, sulmoi ushtritë turke në Qafën e Prushit dhe i shpartalloi kryesisht. Ky sukses i dha hov të madh kryengritjes në tërë Kosovën. Pastaj kryengritja u përhap në Lumë, Pukë, Kurbin deri në rre het e Krujës. Kudo gjatë përpjekjeve me kryengritësit shqiptarë, ushtritë turke tërhiqeshin të shpartalluara ose mbylleshin në kështjellat e qyteteve. Gjatë qershorit, kryengritja përfshiu jo vetëm Shqipërinë e mesme por edhe atë të jugut. Çeta t'armatosura patriotësh luftonin në rrethet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Korçës, Vlorës e Gjirokastrës.
Nga fundi i qershorit 1912, gjithë Shqipëria ishte në këmbë; përveç qyteteve, pjesa më e madhe e vendit ishte çliruar nga kryengritësit. Kryengritjet e vitit 1912 ndryshonin nga ato të viteve të mëparëshme jo vetëm nga madhësija e tyre, por edhe nga fakti se ketë vit, kishte një organ qëndror që drejtonte, të paktën në vija të përgjithëshme, luftën çlirimtare. Ky organ i quajtur Komiteti i përgjithëshëm i kryengritjes me qendër në Kosovë, ishte në lidhje me komitetet e kryengritjes të qarqeve të ndryshme të vendit. “Komiteti i Përgjithëshëm” ishte gjithashtu në lidhje me komitetin revolucionar të maqedonasve dhe arriti me të një farë marrëveshje për shpërthimin e kryengritjes së përgjithëshme në të dy vendet, në të njëjtën kohë. Por marrëveshja nuk u respektua për arsye të diversionit që shkaktuan elementët shovinistë të të dy palëve
Megjithëse këtë vit kishte një organ qëndror që drejtonte kryengritjen, në radhët saj bënin pjesë e mjoft elemente oportunistë, të cilët nuk donin të arrinin në shkëputjen nga Turqia. Veç kësaj me kyengritësit shqiptarë qenë bashkuar edhe antarët e partisë turke Liri e Marrëveshje (partija “itilafe”) të cilët me- gjithëse qenë kundërshtarë të xhon-turqeve kerkonin të ruanin Perandorine otomane. Në fakt drejtimin e Komitetit të përgjithëshëm e kishin në duart e tyre elementët oportunistë Hasan Prishtinën në krye.
Në verën e vitit 1912, pozitat e qeverisë xhon-turke qenë tronditur thellësisht qoftë nga pa aftësija për të shtypur kryengritjen e furishme shqiptare dhe lëvizjen e opozitës itilafiste qoftë nga disfatat që po pësonin turqit në Tripoli prej ushtrive italjane.
E ndodhur përpara pozotësisë së saj për ta shpëtuar Perandorinë nga katastrofa që po i kërcënohej prej kryengritjes shqiptare dhe luftës që po pregatisnin shtetet ballkanike, qeveria xhon turke u detyrua të japë dorëheqjen në Korrik të vitit 1912. Vendin e saj e zuri qeveria e Gazi Ahmet Muhtar pashës e cila qysh në ditët e para filloi të marrë masa për të shtypur, me anën e ushtrive të reja, kryengritjen në Shqipëri. Njëkohësisht ajo dërgoi nje komision për t'u marrë vesh me kryengritësit Shqiptarë.
Por kryengritja në Shqipëri po zhvillohej me shpejtësi. Ne tërë vendin zhvilloheshin luftime të rrepta midis kryengritësve shqiptarë dhe ushtrive turke. Në fillim të gushtit kryengritësit çliruan Prishtinën dhe disa ditë me vonë Pejën, Gjakovën, Mitrovicën e Gjilanin. Po këtë muaj në krye të 20.000 kryengritësve Bajram Curri sulmoi dhe çliroi Shkupin.
Komisioni qeveritar turk i kryesuar nga moreshalli Ibrahim pasha, në bisedimet me udhëheqësit e “Komitetit të përgjithëshëm të kryengritjes”, nguli këmbë që të hiqej prej tyre kërkesa për njohjen e autonomisë së Shqipërisë. Delegatet turq i propozuan Komitetit një program prej 14 pikash; programi përmbante zotime të qeverisë turke rreth çështjes shqiptare; ai bënte fjalë vetëm për disa reforma administrave dhe për njohjen e disa të drejtave kulturale; çështjen kry- esore autonominë e Shqipërisë programi s'e prekte fare.
Patriotët revolucionarë e hodhën poshtë programin turk për të cilin ishte kotë të diskutohej në një e kohë kur kryengritësit po korrnin suksese të shkëlqyera, në një kohë kur Shqipëria ishte në pragun e çlirimit të plotë. Por elementë oportunistë, pas një lufte të ashper pikpamjesh me patriotët revolucionarë, arritën më në fund të merren vesh me parlamentarin turk, Hasan Prishtina, pranoi, në emër të Komitetit, programin prej 14 pikash të qeverisë turke, duke tradhëtuar në këtë mënyrë kryengritjen shqiptare.
Me aprovimin e programit turk, kryengritja u fut në një rrugë të rrezikshme, në rrugën e komprometimit. Elementët patriotë-revolucionarë u munduan ta vënë kryengritjen në rrugë të drejtë. Por tashmë uniteti i drejtimit të kryengritjes qe thyer. Veç kesaj përpara kryengritësve shqiptarë doli një element i ri me një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për fatet e kryengritjes: plasja e luftës ballkanike.
Kalbëzimi i vazhdueshëm dhe i pandalëshëm i Turqisë dhe paaftësia e saj për të mbojtur në këmbë ndërtesën perandorake, e mbanin gjithënjë të gjallë interesimin e Fuqive të mëdha dhe të shteteve ballkanike ndaj fatit të Perandorisë otomane dhe trashëgimit të provincave turke në Europë, në Azi e në Afrikë.
Nga Fuqitë e mëdha, Rusia ishte vazhdimisht e in- teresuar për shëmbjen e plotë të Turqisë. Për shëmbjen e Turqisë qenë të interesuara edhe shtetet baillkanikë (Serbia, Greqia. Bullgaria, dhe Mali i Zi) të cilat kërkonin të çlironin krahinat e tyre të mbetura akoma nën sundimin otoman. Por Fuqitë perëndimore Anglia e Franca - vazhdonin ta përkrahnin Turqinë e kalbur të qëndronte në këmbë për të penguar depërtimin e Rusisë në vëndet e Lindjes së Afërtë dhe të Mesme. Austro-Hungarija me Italinë qëndronin gjithënjë në platformën e ruajtjes së status-kuos në Ballkan si rrugë më të përshtatëshme per të penguar daljen në bregdetin shqiptar të ndonjë fuqije të huaj.
Kryengritjet e furishme shqiptare dhe disfata e turqëve në Tripoli, treguan qartë se Perandoria otomane ishte me një këmbe në varr; mjaftonte një goditje tjetër e organizuar për ta dëbuar atë krejtesisht nga Ballkani.
Këtë rast u përpoqën ta shfrytëzojnë shtetet ballkanikë. Pas shumë bisedimesh, duke lënë përkohësisht mënjanë antagonizmat e tyre të vjetor, shtetet e Ballkanit lidhen midis tyre, gjatë viteve 1911-1912 një sërë aleancash politike dhe ushtarake kundër Turqisë. Duke lidhur aleancë politike dhe ushtarake kundër Turqise monarkitë e Ballkanit kërkonin të trashëgonin, në kundërshtim me të drejtat nacionale të popujve të shtypur, të gjitha zotërimet e Perandorisë otomane në Europë (Shqipërinë, Maqedonin, Thrakën). Kërkesat e qeverive serbe, greke, bullgare e malazeze i përshkonte një frymë e thellë shovinizmi si kundrejt Shqipërisë ashtu edhe ndaj Maqedonisë. Kjo frymë shovinizmi nxitej dhe ushqehej nga disa Fuqi të mëdha imperjaliste. Në lidhje me Shqipërinë, në marrëveshjet e këtyre Shteteve qe vendosur coptimi i saj. Qeveria serbe pretendonte gjithë Kosovën, Dibrën dhe një pjesë së Shqipërisë veriore e qendrore, duke përfshirë Durrësin e Lezhën, për të dalë në Adriatik; Mali i Zi kerkonte Shkodrën, ndërsa Greqija përveç të tjerave edhe Shqipërinë e jugut të quajtur prej saj "Epir i veriut".
Kryengritjet e furishme shqiptare, të cilat po bindnin përherë e më tepër opinionin publik evropjan mbi nevojën e njohjes së autonomisë ose pavarësisë së Shqipërisë, i shqetësuan pa masë rrethet shoviniste të monarkive ballkanike. Pa marrë parasysh kundërshtimet e Rusisë, Austrisë e Italisë, të cilat përpiqeshin, secila për arësyet e veta të evitonin përkohësisht shpërthimin e lufës ballkanike, Mali i Zi më 9 tetor, Serbia e Bullgaria më 17 tetor dhe Greqia më 19 tetor 1912 i shpallën luftë Turqisë. Plasja e luftës ballkanike i ndryshoi rrethanat politike të kryengritjes çlirimtare në Shqipëri.
Para se të fillonte lufta, masat popullore të Shqipërisë i shikonin fqinjët e tyre si aleatë të luftës së përbashkët kundër shkelësve turq. Një vellazërim luftarak po farkëtohej me shpejtësi midis shqipëtarëve, serbëve, malazezëve, grekëve e bullgarëve. Nje rol të madh loznin në këte fushatë vëllazërimi, njerzit përparimtarë dhe militantët socialistë të këtyre vendeve. Në konferencën e parë të socialistëve të Ballkanit që u mbajt më 1910 në Beligrad, morën pjesë edhe përfaqësues shqiptarë ndonëse në Shqipëri n'atë kohë nuk kishte ndonjë parti socialiste. Në këtë konferencë u bisedua mbi luftën e përbashkët të popujve ballkanikë për çlirimin e tyre nacional, për luftën kundër monarkive shoviniste të shteteve të Ballkanit, për luftën kundër synimeve pushtonjëse të imperjalistëve të Evropës perëndimore dhe për krijimin e një Republike federative në Ballkan.
Por këtë vëllazërim popullor, e sabotonin pa skrupull rrethet shoviniste të të gjitha vendeve ballkanike sidomos qarqet imperialiste evropjane, të cilat përdornin çdo mjet për të mbjellë përçarje midis këtyre popujve. Në lidhje me ketë V.I. Lenini shkruante pak më vonë, se borgjezia evropjane “synon vetëm të majmet në kurriz të të tjerëve, ajo ndez shovinizmin dhe armiqesinë nacionale për ta bërë më të lehtë zbatimin e politikës së grabitjes, për ta vështirësuar zhvillimin e lirë të klasave të shtypura të Ballkanit”.
Një qëndrim mjaft armiqësor mbanin në këtë kohë qeveritë shoviniste të Ballkanit (qeveritë serbe, malazeze, greke), veçanërisht përballë Shqipërisë. Por nga ana tjetër ato përpiqeshin të shfrytëzonin këtë afrim të popullit shqiptar me popujt fqinj, me qëllim që të lehtësonin marshimin e ushtrive të tyre në luftën që po përgatisnin kundër Turqisë, dhe të asgjësonin resistencën që mund të gjenin në Shqipëri nga kryengritesit shpiptarë.
Qëllimet armiqësore të këtyre qeverive shoviniste dolën shpejt në shesh. Malësorët shqiptarë duke i u përgjegjur Malit të Zi për një luftë vëllazërore kundër shkelësit shekullor filluan luftimet kundër ushtrive turke; por kur çliruan qytetin e Tuzit dhe atje ngritën flamurin e Shqipërisë, u ndodhën përpara brutalitetit të ushtrive malazeze. Këto ushtri hynë me një herë pas kryengritësve shqiptarë në Tuzin e çliruar, hodhën poshtë flamurin e Shqipërisë dhe në vënd të tij ngritën flamurin e mbretërisë së Malit të Zi. Në jugë shovinistët grekë u kërkuan kryengritësve shqiptarë të kryenin veprime kundër ushtrive turke por keto veprime të kryheshin vetëm në veri të lumit Vjosë, mbassi në krahinat në jugë të Vjosës, të cilat do t'i aneksonin, nuk dëshëronin të gjenin kryengritës shqiptarë. Po ashtu qeveria serbe, me proklamatën që shpalli në gjuhën shqip në tetor të vitit 1912, me anën e komandantit të ushtrive serbe, i premtonte popullit shqiptar çlirimin nga zgjedha turke, "për të jetuar vellazerisht nën hijen e krajl Petrit".
Ushtritë turke që në ditët e para dhanë shenjë se nuk do t'ishin në gjendje të ndalnin përparimin e ushtrive ballkanike, Që në ditët e para Prishtino, Mitrovica, Peja ranë në duart e ushtrive serbe, Shkodra e Janina u rrethuan e para nga ushtritë malazeze dhe e dyta nga ushritë greke. Gëzimi që rridhte nga dëbimi i shkelësit shekullor pasohej menjëherë me hidhërimin që sillnin me vehte proklamatat të qeverive shoviniste të vendeve fqinj.
Për popullin shqiptar situata politike tashmë ishte qartë: shkelësin e huaj të vjetër po e zëvëndësonin shkelës të rinj dhe Shqipërinë, ndonëse të robëruar por të pandarë do ta pasonte një Shqipëri përsëri e robëruar dhe veç kësaj, e copëtuar pa shërim.
Në këtë situatë të turbulltë dhe me një perspektivë shumë të errët për të ardhmen e vendit, duhej gjetur rruga e daljes, përpara se t'ishte vonë. Këtë problem vital, rymat politike-shoqerore në Shqipëri kërkuan ta zgjidhin në mënyra të ndryshme. Si rrjedhim në valën e luftës ballkanike, u vunë përballë njera tjetrës një varg platformash, rreth të cilave u zhvilluan diskutime politike në të gjithë viset e Shqiperisë.
Një nga platformat e para që ajo e kryengritësve shqiptare të cilët kërkuan që kryengritjen e filluar katër vjet më parë kundër shkelësve turq ta vazhdonin me hov të madh krahas Fuqive ballkanike që kishin hyrë tani në luftë kundër armikut te përbashkët. Por ky qëndrim i drejtë i kryengritësve shqiptarë filloi të tronditet qoftë nga sjelljet armiqësore e të rrezikëshme të qeverive ballkanike, qoftë nga propaganda e shfrenuar e bejlerëve, klerit fanatik musulman dhe agjentëve të tjerë të Turqisë e Austrisë te cilët i akuzonin kryengritësit si bashkëpuntore të shteteve që kishin vendosur copëtimin e Shqipërisë. Prandaj kjo platformë filloi te shvleftësohet dhe kryengritësit shqiptarë, për faj të qeverive shoviniste ballkanike, u detyruan të heqin dorë nga vazhdimi i mëtejshëm i luftës kundër shkelësve turq dhe të mbajnë qëndrimin e “pritmënisë” duke mos luftuar as krahas aleatëve ballkanikë, as kundra tyre.
Ndryshe nga këta, feudalët e mëdhenj të Shqipërisë dhe qarqet reaksionare fanatike musulmane kërkuan që kryengritësit shqiptarë, të cilët deri dje luftuan kundër shkelësve turq të hiqnin dorë menjëherë nga kjo luftë dhe krahas ushtrive turke, me armë dhe municione turke, nën urdhërat e komandës së ushtrisë otomane të luftonin kundër shteteve ballkanike. Në krye të kësaj rryme që do ta hidhte popullin shqiptar në një aventurë dhe do ta komprometonte kryengritjen si një pjellë turke, qëndronin elementë oportunistë si Hasan Prishtina dhe feudalë të mëdhenj si Ferhat Draga e Nexhip Draga në Kosovë. Esat Toptani dhe Mazar Toptani në Shqipërinë e mesme, Mufit Libohova dhe Syrja Vlora në Shqipërinë e jugut.
Edhe një pjesë e nacionalistëve borgjezë e konsideruan rrezikun që vinte nga ushtritë ballkanike më të madh se rrezikun e shkelësve turq që po perëndonte; por këta kërkuan që pa u bashkuar me turqit, kryengritësit shqiptarë t'u bënin një rezistencë të armatosur më vehte ushtrive serbe, greke e malazeze për të çfaqur përpara opinionit botëror aspiratat shqiptare për një shtet më vehte. Me këtë qëllim komiteti shqiptar me emërin “Shoqëria e zezë” u drejtoi një notë konsujve të Fuqive të mëdha në Shkup, me të cilën u njoftonte se shqiptarët morën armët jo si ushtarë turq dhe jo për të mbrojtur Perandorinë turke, por për të mbrojtur atdheun e tyre nga rreziku i copëtimit. Por edhe me këtë platformë nuk largohej rreziku i komprometimit të luftës së popullit shqiptar, për deri sa në Shqipëri qëndronin ushtritë turke dhe për deri sa rezistenca e shqiptarëve ishte një ndihmë për ushtrinë otomane.
Ndërkaq ushtritë ballkanike vazhdonin të marshonin gjithënjë me shpejtësi duke pushtuar njërin qytet pas tjetrit.
Më 28 tetor Peja ra në duart e malazezëve; pas pak ditësh Prizrendi u pushtua nga armata e III serbe, në po atë kohë kur armata e IV serbe po i afrohej Ohrit dhe kur ushtritë greke, duke ardhur nga Maqedonia po hynin në Shqipërinë e jugut. Në ditët e para të nëndorit situcta ishte jashtëzakonisht kritike. Ushtritë bullgare pasi kishin rrethuar Edrenenë, po i afroheshin Çatallxhës, në afërsitë e Stambollit. Disfatat që po pesonte ushtria turke nga të katër anët e detyruan Perandorinë otomane të kërkojë, më 3 nëntor 1912, armë pushim.
Disfatat e shpejta turke dhe përparimi i pandalëshem i ushtrive ballkanike e thelluan edhe më tepër alarmin, pezmatimin dhe kaosin në Shqipëri. Mungesa e një organizate politike që të vihej në krye të ma- save popullore të cilat kërkonin veprime të qarta e të rrufeshme, i linte shteg luftës së opinioneve, lëshimit të parullave të dëmëshme, inisiativave të kundërta shpesh herë vetëvrasëse, provokimeve të kurdisura rga armiqtë e brendëshëm e të jashtëm, rendjeve poshtë e përpjetë për të kërkuar një rrugë shpëtimi, për të gjetur një dritë shpresë për fatin e pasigurtë të atdheut fatkeq
Pikërisht në mjegullën e kësaj situate kaq të mpleksur kur të gjitha forcat e vendit qenë të shpërndara e të hutuara, patriotët shqiptarë dijtën ta zgjidhnin nyjen e ndërlikuar. Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat politike të turbullta në të cilat ndodhej Shqipëria, ata lëshuan parullën se situatën e mpleksur do ta zgjidhte vetë populli shqiptar në rast se ai, i bashkuar rreth një organi politik të vetëm, shpalle qëndrimin asnjanës, jashtë konfliktit të armatosur ballkanik që zhvillohej midis dy palëve të cilët e rrezikonin njësoj ekzistencën e Shqipërisë.
Në përvjetorin e parë të pavarësisë më 1913, klerikët shqiptarë ndodhen në mes të popullatës, duke mbajtur me krenari flamurin kombëtar. Një tregues i bashkimit dhe solidaritetit ndërmjet feve dhe kombit.
Por që t' arrihej këtu, duhej që ky organ politik të zgjidhej nga populli shqiptar, të gëzonte besimin e masave popullore, të kishte autoritetin legal përballë shteteve të huaja. Një detyrë të tillë mund ta zgjidhte vetëm një kongres kambëtar i cili të mblidhej në një vend brënda territorit të Shqipërisë, në një vënd të lirë ku të mos kishte as ushtri turke as ushtri të aleatëve ballkanikë dhe aty, në emër të popullit shqiptar, kongresi të shkëpuste marrëdhënjet e Shqipërisë me Turqinë, të shpallte pavarësinë dhe njëkohësisht neutralitetin e vendit, të formonte një qeveri kombëtare, që të merrte përsipër barrën e mbrojtjes së pavarësisë së atdheut.
Direktiva merrte gjithashtu parasysh. faktin se Fuqitë e mëdha nuk do te rinin duar kryq përpara ndryshi-politike të hartës së Ballkanit, mbasi qysh në fillim të luftës ato deklaruan se ndryshimet në Ballkan duhej të merrnin pa tjetër pëlqimin e tyre. Tani që status-kuoja po prishej, dhe po çfaqej rreziku i daljes së serbëve në bregdetin shqiptar antagonizmat që zienin midis Fuqive te mëdha për fatin e Adriatikut (midis Austrisë e Italisë nga njera anë, Francës e Rusisë nga ana tjeter), do të krijonin rrethana që kërkesat e popullit shqiptar të gjenin përkrahjen në arenën ndërkombëtare.
Kjo platformë u përpunua nga patriotët shqiptarë që ndodheshin si brënda në Shqipëri ashtu dhe në emigracion, qysh gjate fillimit të luftës ballkanike. Se ku u shtrua për te parën herë kjo platformë, ne sot nuk jemi në gjendje ta themi. Sidoqoftë në Shqipëri kerkesa për thirrjen e Kongresit gjeti pëlqimin e masave popullore. Që nga fundi i tetorit 1912 aktivistët patriotë të Prizrendit, Prishtinës, Dibrës pak më vonë ata të Elbasanit, Vlorës, Gjakovës, Shkodrës, Tiranës, Gjirokastrës, Korçës dhe të vendeve të tjera, u solidarizuan pa hezitim për këtë hap të rëndësishëm. Në po atë kohë patriotët shqiptarë të emigruar në Stamboll, të kryesuar nga Ismail Qemali, dhe patriotët e emigruar në Bukuresht, nxorrën zërin e tyre për thirrjen e një Kongresi kombëtar në Shqipëri.
Qytetet e vendit në marrëveshje midis tyre, përpara se të binin në duart e ushtrive ballkanike, zgjidhnin përfaqësuesit e vet për të marrë pjesë në Kongresin i cili akoma nuk dihej se ku do të mblidhej. Në mjaft qytete si në Prishtinë e Prizrend, pasi qenë larguar ushtritë turke patriotët shqiptarë përpara masave popullore të mbledhura në meting, ulnin flamurin e Turqisë dhe në vënd të tij ngrinin pastaj flamurin e Shqipërisë.
Në fillim të rëndorit parulla për mbledhjen e një e një kongresi nacional u përhap në tërë vendin. Tani filloi të diskutohet edhe për qytetin ku do të mblidhej kongresi. Në fillim u fol për Shkodrën, Dibrën, Elbasanin pastaj për Durrësin e më vonë për Vlorën. Disa ditë më vonë, në Vlorë u formua edhe një komitet inisiator prej tre vetash, që mbante lidrje me qytetet e Shqipërisë dhe me patriotët e mërguar, për çeshtjen e kongresit kombëtar.
Ndërsa në Shqipëri po zien in diskutimet për çështjen e kongresit, patriotet shiptarë të Stambollit, me anën e Ismail Qemalit, dhanë direktivën vendimtare. Kongresi duhej të mblidhej sa më parë në një vend të lirë të Shqipërisë.
Gjithënjë në kontakt me qytetet e vendit, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, u nisën nga Stambolli për në Bukuresht dhe aty me inisiativën e tyre u mblodh një konferencë e shqiptarëve të mërguar për të diskutuar reth veprimeve që duheshin kryer në ato ditë fatale. Konferenca u solidarizua me direktivën për thirjen sa më parë të Kongresit në një vënd të Shqipërisë që të shpallte kjo duhet patur parasysh jo pavarësinë por autonominë e atdheut, mbasi shpresat për njohjen e pavarësisë ishin të pabesueshme. Për këtë qellim konferenca vendosi të dërgojë në Shqipëri, bashkë me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin, një delegacion prej katër vetësh të cilët te përfaqësonin në Kongresin kombëtar koloninë shqiptare të Rumanisë.
Lajmi i nisjes së delegacionit dhe ftesa telegrafike që Ismail Qemali u dërgoi, me anën e komisionit inisiator të Vlorës, gjithë qyteteve të Shqipërisë për mbledhjen e Kongresit në Durrës a në Vlorë dhe për nisjen sa më parë të delegatëve të krahinave të ndryshme, u prit me një entuziazëm të madh në gjithë vendin.
Hapi i parë qe bërë; por tani duhej luftuar me kohën, duhej vepruar më me shpejtësi se sa përparonin ushtritë ballkanike. Ishte një luftë për të fituar ditën dhe orën. Qytetet e Shqipërisë përpara se të binin në duart e ushtrive të huaja nisnin me nxitim delegatët e tyre për në Durrës. Por autoritetet turke të Durrësit, sadoqë Perandoria otomane ishte në buzë të varrit, nuk lejuan të mblidhej aty Kongresi kombëtar shqiptar. Turqit, edhe në çastin e fundit, kërkonin to hidhnin në katastrofë Shqipërinë; ata vërtetonin keshtu thënjet e patriotit të shquar, Sami Frashërit, të shkruara më 1899 se “Turqija me mbytjen e saj kërkon ta mbytë me tradhëti edhe Shqiperinë”.
Por edhe kjo vështirësi u kapërxye duke caktuar Vlorën si vend për mbledhjen e Kongresit. Ndërkohë delegacioni i nisur nga Bukureshti kaloi në Budapesht ku Ismail Qemali pati një takim ministrin e jashtëm austriak dhe në Vjenë me ambasadorin italian të cilëve u kërkoi ndihmën e qeverive të tyre në njohjen e autonomisë së Shqipërisë. Nga kryeqyteti austriak Ismail Qemali, në kontakt telegrafik të vazhduashëm me qytetet e Shqipërisë, i shoqëruar nga shumë shqiptarë patriote, u nis për në Durrës. Këtu arritën më 20 nëndor 1912 dhe mbas dy ditësh, së bashku me delegatët e mjaft qyteteve të Shqipërisë që kishin mbërritur aty, u nisën për në Vlorë Rruga për në Vlorë zgjati mjaft ditë. Ndërkohë ushtritë serbe përparonin pa gjetur asnjë rezistencë pjesërisht duke zbritur nga Shqipëria e veriut dhe pjesërisht duke marshuar gjatë luginës së Shkumbinit, me qëllim që të dy ushtritë të takoheshin në Durrës; kurse ushtritë greke në juge, pasi zbarkuan në Himarë (19 nëntor 1912) përpiqeshin ta blokonin Vlorën sidomos toni që aty u vendos të mblidhej Kongresi kombëtar. Pa arritur delegatët akoma në Vlorë, ushtritë serbe pushtuan Lezhën dhe më 25 nëntor morrën si kudo, pa luftë, Krujën. Njëkohësisht ushtritë serbe gjatë luginës së Shkumbinit pushtuan Qukësin. Tirana, Durrësi dhe Elbasani ndodheshin në pragun e pushtimit. Banorët e Tiranës përpara se të hynin në qytetin e tyre ushtritë serbe organizuan më 26 nëntor 1912 një meting popullor dhe në mes të një entusiazmi të madh, u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall “pavarësia”. Pas metingut u ftuan me telegrame qytetet e tjera të Shqipërisë të ndiqnin shëmbullin e Tiranës. Në një telegram tjetër drejtuar Ismail Qemalit thuhej:
"Tashti shpallëm pavarësinë në emër të Shqipërisë. Kërkojmë e lutemi të ruhen të drejtat e pamohueshme të pavarësisë sonë”. Në shembullin e Tiranës, po atë ditë edhe në Durrës u ul flamuri turk dhe në vend të tij u ngrit flamuri kombëtar; "ju japim lajmin e gëzueshem - thuhej në telegramin që - durrsaket u drejtuan qyteteve të tjera të atdheut - se tashti shpallëm pavarësinë, në emër të kombit tonë të shenjtë dhe të gjithë Shqipërisë”. Atë mbrëmje edhe në Peqin u ngrit flamuri kuq e zi. Ditën e nesërme, më 27 nëndor Kavaja e Lushnja lajmëruan gjithashtu se dëbuan administratën turke dhe ngritnë flamurin kombëtar.
Më 27 nëntor 1912 një shumicë delegatësh, me Ismail Qemalin në krye arritën në Vlorë. Qytetarët e Vlores dhe miqtë e shumtë që kishin ardhur aty nga të gjithë anët e vendit, i pritën delegatët me një entusiazmë të paparë deri ate herë. “Një zjarr i shenjtë ka shkruar për atë ditë Ismail Qemali e kishte pushtuar gjithë qytetin tim dhe entusiazmi publik e gëzimi na përshëndetën kudo”.
Ditën e nesërme më 28 nëntor 1912 u hap Kongresi kombëtar; aty merrnin pjesë 47 delegatë; pjesa tjetër nuk kish mundur të arrinte në Vlorë, sepse ishte penguar rrugës nga ushtritë serbe.
Kongresi u hap në një situatë jashtëzakonisht kritike per popullin shqiptar. Atë ditë ushtritë serbe pushtuan Tiranën dhe i drejtoheshin Durrësit ndërsa ushtri të tjera serbe po i afroheshin Elbasanit. Por hapja e Kongresit qe në të vërtetë një sukses i madh për patriotët të cilët kishin mundur t'i kapërcenin vështirësitë e mëdha të muajve të fundit.
Në luftën e tyre ata kishin patur kurdoherë mbështetjen e masave popullore, të cilat me entuziazmin e tyre u dhanë zëmër delegatëve të mos qëndronin në kërkesën e autonomisë, por të shkonin më tej, në shpalljen e pavarësisë së plotë.
Jashtë, në rrugët e Vlorës, popullsia e qytetit shpërtheu në manifestime patriotike, kur brenda në sallën e Kongresit, nga katedra e kryesisë, Ismail Qemali, mbajti fjalimin historik me të cilën pasi u përshkroi delegatëve gjendjen kritike ku ishte zhytur vendi fatkeq, u parashtroi nevojën e masave të domosdoshme dhe urgjen e për të siguruar pavarësinë dhe sovranitetin e atdheut të shkelur e të copëtuar.
Fatin e Shqipërisë, tha patrioti plak, tani e ka në dorë vetë populli shqiptar. Rruga e shpëtimit, vazhdoi ai, qëndron te shkëputja e Shqipërisë nga shkelësi turk dhe shpallja e pavarësisë kombëtare. Këtë dëshirë të popullit shqiptar, tha Ismail Qemali, do ta përkrahin edhe qeveritë e shteteve të mëdha, sidomos Austria e Italia. Edhe Rusia, vazhdoi ai, nuk e mohon Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Në këtë mënyrë gjithë opinioni ndërkombëtar do të ishte përkrah popullit shqiptar. Pastaj Ismail Qemali iu lut delegateve të vinin në vend dëshirën shekullore të popullit shqiptar për të shpallur pavarësinë kombëtare dhe shkëputjen e Shqipërisë nga okupatori otoman.
Raporti i Ismail Qemalit u prit me entuziazmë dhe brohoritje të zjarrta. Delegatët pa përjashtim nënshkruan aktin historik të hartuar nga Luigj Gurakuqi:
“Pas fjalëve që tha Z. Kryetar Ismail Qemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilën ndodhet sot Shqipëria, te gjithe delegatët më një zë venduan që Shqipëria më sot të bëhet më vehte, e lirë dhe e mosvarme”.
Atë ditë në orën 4.30 pas dreke, përpara një metingu të madh, tue pasun të gjithë lotët ndër sy nga gëzimi e mallëngjimi qi u dridhte ka shkuar Luigj Gurakuqi ngriten me brohori të madhe flamurin kombëtar. Pak më vonë me mijra qytetarë manifestuan, me flamurin kombëtar në krye, perpara konsullatave të huaja, duke kërkuar nga Fuqitë e mëdha, njohjen e pavarësisë së Shqpërisë.
Kongresi ngarkoi po atë ditë Ismail Qemalin të formojë qeverinë e parë shqiptare e cila në të vërtetë u formua disa ditë më vonë Me cilësinë e tij si kryetar i qeverisë së përkohëshme, Ismail Qemali u drejtoi të 6 Fuqive të mëdha të Evropës dhe të 4 Fuqive të aleancës ballkanike telegrame me të cilat i njoftonte për mbledhjen e kongresit, shpalljen e pavarësisë, krijimin e nië qeverije të përkohëshme dhe u lutej ta "njinnin këtë ndryshim të jetës politike të kombit shqiptar". Në telegramin drejtuar Fuqive të mëdha thuhesh se "shqiptarët duke hyrë prapë në familjen e popujve të Evropës lindore, në të cilën mburren se janë më të motëshmit, dhe duke mos ndjekur veçse një qëllim të vetëm të jetojnë në paqë me gjithë shtetet ballkanike dhe të bëhen një element ekuilibri janë të bindur se qeveritë (e Fuqive të mëdha) ashtu dhe gjithë bota e qytetëruar do t'i presë me sy të mirë duke ia mbrojtur qënien e tij kombëtare nga çdo mësyemje, dhe tokën e tyre nga çdo copëtim". Me telegramin drejtuar qeverive të shteteve ballkanike kërkohej përveç të tjerave, edhe pushimi i veprimeve ushtarake armiqësore në ter torin e Shqipërisë.
Atë ditë që u shpall pavarësia, Ismail Qemali i drejtoi gjithë popullit shqiptar një proklamatë të transmetuor telegrafisht, me të cilin pasi e njoftonte për ngjarjen e madhe historike, e ftonte të ruante qetësinë e bashkimin dhe të sillej më nder e urtësi, në ato çoste aqë kritike për atdheun e coptuar. Telegrame të tjera, iu drejtuan po atë ditë kolonive shqiptare, miqëve të huaj të Shqipërisë dhe shtypit kryesor të Evropës e të Amerikës për t'i njo'tuar opinionit publik botëror, se një shtet i ri i pavarur u shtua në arenën ndërkombëtare.
Por shteti i ri shqiptar e fillonte jetën në rrethana jashtëzakonisht kritike. Ndonëse ushtritë turke që ndodheshin në Shqipëri me përjashtim të atyre që ndodheshin në Shkodër i kishin prerë luftimet dhe qenë grumbulluar në Berat, Fier dhe Gjirokastër, në pritje për të ikur në Turqi dhe ndonëse me shpalljen e pavarësisë shteti shqiptar i shkëpuste krejtësisht marrëdhenjet me Perandorinë turke të tre shtetet fqinj (Serbia, Mali i Zi dhe Greqia) nuk pranuan ta njohin e ta respektojnë ketë pavarësi. Me pretekst se ishin duke ndjekur ushtritë turke, më 29 nëndor 1912, ushtritë serbe hyne në Durrës dhe Elbasan ku në të vërtetë nuk kish asnjë ushtar turk, ulën flamurin e Shqipërisë, ngritën përsëri flamurin e Turqisë dhe pastaj me ceremoni e ulën këtë duke ngritur flamurin e shtetit serb. Nga jugu, grekët, të cilët kishin zbarkuar në Himarë kërkonin të përparonin në drejtim të Vlorës, kurse në veri ushtritë malazeze vazhdonin të shtrëngonin rrethimin e Shkodrës. Njëkohësisht flota greke blokoi nga deti skelën e Vlorës dhe pak më vonë preu kablon telegrafike që lidhte këtë qytet me Italinë, me qëllim që ta izolonte qeverinë shqiptare nga çdo marrëdhënie me botën e jashtëme.
Fragment i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Veç kësaj shtetet ballkanike që kishin pushtuar tani Shqipërinë, ishin fitimtarët e luftës kundra Turqisë dhe me ndihmën e disa Fuqive të mëdha, kishin mundësira të shumta të siguronin aneksimin e krahinave shqiptare që pretendonin. Më rë fund populli shqiptar i dërmuar nga lufta e kryengritjet e gjato, i copë tuar prej tre ushtrive të huaja, përfaqësohej në të vërtetë nga një qeveri shqiptare, por qeveria e tij e sapo krijuar kishte një pushtet të kufizuar vetem në Vlorë e Berat, ishte e izoluar nga bota e jashtëme, dhe qe rrethuar nga të gjitha anët prej ushtrive serbe e greke.
Megjithatë populli shqiptar i udhëhequr nga patriotët e tij nuk u trondit. Kongresi i vozhdoi punimet për disa ditë me radhë. Pas caktimit të Ismail Qemalit si kryetar i qeverisë, Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i kongresit. Më 4 dhjetor u plotësua formimi i qeverisë, i përbërë prej 8 ministrash. Po atë ditë, u zgjodh Këshilli i pleqësisë së shtetit shqiptar prej 18 anëtarësh të cilët do ta ndihmonin qeverirë, në çështen e sigurimit të pavarësisë. Pak më vonë qeveria e Vlorës, mundi të ngarkojë dy delegatë që të përfaqësonin Shqipërinë në konferencën e ambasadorëve të gjashtë Fuqive të mëdha që filloi punimet më 17 dhjetor 1912, në Londër për të shqyrtuar ndryshimet cë ndodhnin në hartën politike të Ballkanit, pas disfatës që pësoi Turqia. Në çështjen themelore që ishte për diskutim - çështja e trashëgimit të zotërimeve turke të Ballkanit - në konferencën e ambasadorëve u shfaqën kontradiktat e mëdha që ekzistonin midis dy blokeve evropjane. sepse Rusia e Franca përkrahnin kërkesat serbe-greke- malazeze me qëllim që të pengonin zgjerimin e Austro- Hungarisë në Ballkan kurse Austro-Hungaria e Italia i kundërshtuan këto kërkesa me qellim që ta kishin të hapur rrugën e depërtimit të tyre në këtë gadishull dhe të largonin Serbinë e Greqinë nga bregdeti shqiptar i Adriatikut.
Në konferencë u paraqitën edhe kërkesat e qeverisë shqiptare të cilat përmblidheshin në njohjen e pavaresisë së Shqipërisë, vendosjen e një regjimi monarqik me një mbret evropjan, caktimi i një komisioni ndërkombëtar për kufijt e Shqipërisë, etj. Kërkesat shqiptare, konferenca e ambasadorëve nuk i mori parasysh. Fuqitë e mëdha që në ditën e parë të Konferencës morrën vendim të aprovojnë jo pavarësinë e plotë që kërkonte populli shqiptar, por "autonominë të propozuar nga bloku austro-italjan, veç kësaj një autonomi të garantuar dhe të kontrolluar eksluzivisht nga gjithë Fuqitë e mëdha nën sovranitetin ose suzeranitetin e Sulltanit. Nga ana tjetër Serbisë i njihej e drejta të lidhej me një skelë shqiptare në Adriatik me anën e një hekurudhe ndërkombëtare. Kufijtë e Shqipërisë do të caktoheshin nga një komisjon ndërkombëtar, të emëruar posaçërisht për këtë qëllim.
Me këtë vendim Fuqitë e mëdha kapitaliste të Evropës nuk e njohën pavarësinë e Shqipërisë; ata e detyronin Shqipërinë t'i ruante akoma lidhjet me shkelësin turk. Megjithatë populli shqiptar nuk u tërhoq. Me përpjekje të vazhdueshme, në luftë kundër feudalëve-çifligarë të brendëshëm, të cilët u përpoqën të thyenin autoritetin e qeverisë shqiptare, dhe kundër agjentëve të huaj, që orvateshin ta minonin ekzistencën e shtetit nacional shqiptar, populli ynë i udhëhequr nga patriotët e tij, arriti më në fund pas disa muajsh ta hedhë poshtë autonominë nën sovranitetin e Sulltanit. Më 29 korrik 1913, Konferenca e ambasadorëve në Londër, vendosi, ndër të tjera, të hedhë poshtë vendimin e mëparëshëm për sovranitetin e Sulltanit, por në të njëjtën kohë ajo vendosi ta zëvëndësojë ketë me kontrollin e Fuqive të mëdha.
Pak vjet më vonë populli shqiptar arriti të çlirohej edhe nga kontrolli ndërkombëtar dhe, më 1920, me Kongresin e Lushnjes arriti të sigurojë pavarësinë e plotë të atdheut dhe sovranitetin e pakufizuar të tij në Shqipërinë e lirë dhe të pavarur.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë u prit me simpati nga gjithë opinioni publik botëror. Qysh në ditën e nesërme, Bashkija e Bukureshtit të Rumanisë 80 komuna të Italisë së jugut, redaksitë e mjaft fletoreve evropjane, shqiptarët e mërguar në vende të huaja dhe miq të tjerë të Shqipërisë, e përgëzuan me telegrame dhe letra popullin shqiptar per ngjarjen historike. Telegrame përgëzimi vazhduan të vinin edhe në ditët e mevonëshme. Në shtypin e huaj u botuan komente miqësore për pavarësinë kombëtare të Shqipërisë.
Pritja e nxehtë që pati shpallja e pavarësisë në opinionin publik ndërkombëtar qe një ndihmë e madhe për popullin shqiptar, Një ndihmë konkrete dhe aktive i erdhi popullit shqiptar nga lëvizja socialiste ndërkombetare. Kongresi ndërkombëtar i socialistëve që u mbajt në Bazel (Svicër) në nëntor 1912, ku morrën pjesë edhe bolshevikët rusë me V. I. Leninin në krye, në manifestin që lëshoi më 26 nëntor 1912, dy ditë përpara shpalljes së pamvarësisë shqiptare, u drejtohej socialistëve të të gjithë vendeve të botës dhe posaçërisht për çështjen e "autonomisë së Shqipërisë u drejtohej edhe socialistëve të Ballkanit.
"Kongresi shpreson thuhej ndër të tjera - se demokracia socialiste e Ballkanit, pasi të mbarojë lufta, do të venë çdo gjë në veprim për të penguar që rezultatet e fituara me aqë sakrifica të tmerrëshme, të përvetësohen dhe të shfrytëzohen nga dinastitë, nga militarizmi, dhe nga borgjezitë ballkanike e erëshme për zgjerime tokësore... Pas thirrjes që kongresi u bënte socialistëve të Ballkanit për të pen- guar përtëritjen e armiqësive të vjetra midis serbëve, bullgarëve, rumunëve e grekëve dhe për të ndaluar shtypjen e popujve të tjerë të Ballkanit - turqëve dhe shqiptarëve i fronte ata të luftonin kundër shovinizmit, pasioneve nacionaliste të shfrenuara, përdorimit të forcës për shtypien e të drejtave të popujve të Ballkanit, për një vëllazërim midis këtyre popujve duke përfshirë këtu edhe popullin shqiptar.
Kongresi i Bozelit traitoi gjithashtu edhe ambicionet e Austro-Hungarisë dhe Italisë ndaj Shqipërisë. Në lidhje me këtë, në manifest thuhej: “Socialistët e Austro-Hungarisë, si dhe socialistët e Italisë, do t'i kushtojrë një vëmendje të veçantë çeshtjes shqipëtare. Kongresi e njeh të drejtën e popullit shqiptarë për autonomi, por Kongresi me këtë nuk kupton që, nën pretekstin e autonomisë, Shqipëria të sakrifikohet për ambicionet austro-hungareze dhe italjane. Kongresi kërkon pra nga socialistët e Austro-hungarisë dhe Italisë të luftojnë çdo orvatje të qeverive të tyre për ta përfshirë Shqipërinë në sferën e tyre të influencës”. Dhe në vërtetë, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë u mbrojt aktivisht nga partitë socialiste internacionaliste dhe sidomos nga lëvizja socialiste revolucionare e vendeve të Ballkanit, të Italisë e Austro-Hungarisë.
Shpallja e pavarësisë qe një ngjarje e madhe historike për popullin shqiptar. Me të merrte fund periudha e gjatë, më tepër se katër herë shekullore e fundimit feudal-ushtarak turk që i shkaktoi Shqipërisë satkeqësira e plagë të mëdha dhe e mbajti vendin në një gjendje thellësisht të prapambetur.
Me shporrjen e sundimit të huaj turk dhe me krijimin e shtetit nacional të pavarur që do ta pasonte atë, popullit shqiptarë i hapeshin perspektiva të mëdha dhe mun dësira reale për t'u zhvilluar e lulëzuar me shpejtësi. Por këto mundësira nuk u çfrytëzuan menjëherë sepse menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Shqipëria pësoi okupacione të tjera të huaja, të cilat e rënduan edhe më tej vendin, e thyen edhe më tej unitetin shtetëror nacional. Veç kësaj, lufta nacional-çlirimtare që solli dëbimin e shkelësve turq. nuk u shoqërua me revolucionin shoqëror që do të përmbyste edhe marrëdhënjet gjysmë-feudale të trashëguara nga regjimi feudal otoman. Bejlerët-çifligarë, të cilët deri në ditët e fundit qëndruan në krahët e okupatorit shekullor, nuk u prekën dhe pronat e mëdha nuk u cënuan. Masat popullore vazhduan të çfrytëzohen e të vuajnë nga shtypja e varfëria. tyre të
Por më vonë rethanat e brendëshme e të jashtëme për Shqipërinë ndryshuan. Brenda në Shqipëri u rit dhe u forcua klasa punëtore dhe më vonë u formua Partia komuniste shqiptare kurse në arenën ndërko- mbëtare me Revolucionin e Tetorit u ngrit i fuqishëm Bashkimi Sovjetik. Në këto kushte të reja, nën udhë-heqjen e Partisë komuniste të Shqipërisë, në aleancë vllazërore-luftarake me popujt liridashës të mbarë botës dhe me ndihmën vendimtare të Bashkimit Sovjetik populli shqiptar gjatë luftës kundër okupatorëve nazi-fashistë e zhvilloi me sukses edhe revolucionin pupullor, me triumfin e të cilit jo vetëm u dëbuan shkelësit e huaj, por u përmbysën edhe marrëdhënjet e vjetra të çfrytëzimit dhe u vendos pushteti demokratik popullor.
[1] Botim i Ministrisë së Arësimit dhe Kulturës. (1957). Tiranë.
0 Comments