Atlanti dhe Deukalioni ishin të parët që ngritën koloni dhe sunduan në Greqi. Cekropi themeloi Athinën dhe, nga emri i tij, ajo u quajt Cekropia.

Edhe emrat Kodro, Kothos, Drymas njihen si emra frigjë. Ndërsa fjala Atlas, në gjuhën shqipe, do të thotë baba i lënë, i mbetur, at (prej së cilës, te Homeri, shfaqet fjala αττα (atta) – at, baba) dhe lasc ose losc lashë, i lënë. Pra atlasc ose atloscatin e lashë.

Iosepho Crispi

Busti i imzot Zef Krispit (1781 – 1859) që ndodhet në Panteonin e njerëzve të shquar të Palermos brënda kishës së Shën Domenikut

Atlanti quhej edhe Henoch hënor, fjalë që rrjedh nga hënhënë. Për më tepër, quhej edhe hanach që në shqip do të thotë varëse, gjerdan, si dhe te latinët që, nga fjala torquesgjerdan, i dhanë emrin Torquato-s.

Pasardhësit e Atlantit, meqë ishin të afërm të Kadmos, u quajtën Crysopelechi, një fjalë greko-barbare[1] që ka kuptimin pleq të artë: pellechët tingëllon si pleqtë, dhe χρυσοί (brisi) – të artë.

Cekropi kur mbërriti në Atikën e shkretë, gjeti aty banorë shpellash që, në gjuhën frigjo-shqipe, quheshin ghien-crop gjen gropë, gropëgjetës, ose ndoshta crop do të thotë shpellë, vrimë, gropë ose zgavër, prej nga vjen fjala greke κρύπτα (kripta) - shpellë, dhe κρύπτω (kripto) – i fshehtë.

Deukalioni vendosi ritin e zjerjes së perimeve nëpër kusi të mëdha, për t’ua shpërndarë të varfërve për nder të Bakusit dhe ato kusi quheshin cutri κύτροι (kitri). Në gjuhën shqipe cȣth tingëllon si kusi; prej ku mori dhe Kothosi emrin e tij, pra ose thjesht nga ajo vazo, ose sepse aludohet për ritin e lartëpërmendur të kusive të shenjta të Bakusit.

Kodros do të thotë bukë , dhe në shqip, kodr është një lloj buke. Nëse, në vend të Kodros do të lexonim Kordos, ajo do të thotë shpatë ose kordhë, Kordo e kishte emrin edhe një luftëtar i madh.

Pastaj, nëse duam të mësojmë edhe domethënien e Deukalionit, do ta gjejmë përsëri vetëm përmes shqipes. do të thotë dhè, tokë, sepse në dialektin eloik, fjalës greke γά (ga) i thonë γή (gi). Duke zëvendësuar shkronjën η me α është përftuar fjala grejke γά, e pastaj duke shëndrruar γ në δ është marrë δά (dha), fjalë e përdorur nga fisi i dorëve, në dialektin e ri dorik. Ndërsa kâ lën do të thotë ka lënë. Pra Deukalioni, pasi la tokën, u largua me një varkë dhe, në fund, mbërriti në malet e Atikës.

Drymas, ose më mirë Drymath, hardhi e madhe ose dru i madh është njësoj sikur të thuhet i madh si një pemë, ose i harlisur, i gjallë si një hardhi.

Emri frigj i Pelopës është përbërë nga dy fjalë shqipe: pelë dhe lopë, për të treguar pasuritë e Pelopës që përbëheshin nga pela dhe lopë, sepse bagëtitë ishin pasuria e më të lashtëve dhe e patriarkëve.

Emri i Priamit, gati si të thuash Pariam, vjen nga fjala par, që do të thotë i pari, fjalë analoge me fjalën greke παρά (para) që do të thotë pikërisht para, përpara, për të treguar një famullitar ose një sovran: nga e njëjta fjalë duhet të rrjedhë edhe fjala latine primus, që është si parimus. Paridi është një trajtë mikluese ose zvogëluese shqiptare, pra parithi, i parthi ose prijësi (princi) i vogël, për të treguar djalin e ndonjë mbreti, në oborrin e të cilit spikaste për nga hijeshia , bukuria dhe pamja hyjnore Aleksandri (θεοειδής (theoidis) te Homeri).

[1] “Barbare” në kuptimin “jo greke”. Shën i përkthyesit.

Marrë nga libri Shqipja nëna e gjuhëve i autorit Giuseppe Crispi

Përktheu nga italishtja Taulant Hatia

Link versioni italisht: Deucalione

0 Comments