Besa
Kur flasim me dikë që nuk e njohim mirë dëgjojmë me vëmëndje atë që thotë, por fjalët e tij nuk na mjaftojnë. Kështu që pak nga pak fillojmë të studiojmë lëvizjet e muskujve të fytyrës duke kërkuar të kuptojmë se sa është e vërtetë ajo që po na thotë e në qoftë se ja vlen që të kemi besim tek ai njeri. Në këto raste është interesante si fjala nuk është e mjaftueshme për të vendosur që të besojmë.
Në qoftë se mundohet të zbërthehet kuptimi i “fjalë” gjenden shprehje që e bëjnë të vështirë mundësinë e një konkluzioni përfundimtar.
Për shëmbull shprehja “kërkohen fakte jo fjalë” sugjeron një fjalë që është në kontrast me të vërtetën, me atë, që mund të bëhet. Fjala bëhet një barrikadë dhe nuk vërteton absolutisht vërtetësinë e asaj që them. Domethënia e “fjalë” në fjalorin De Mauro e konfermon këtë aspekt, në veçanti pika 3 në të cilën lexohet “sidomos në numrin shumës…ajo që thuhet në kundërshtim me atë që bëhet”.
Por duke reflektuar edhe pak më shumë të vjen në mëndje shprehja “të jap fjalën” që përdoret për të vërtetësuar që ajo që them i korrespondon të vërtetës. Kjo shprehje duket komplet ndryshe nga shprehja e parë sepse kjo është një fjalë që garanton, confermo dhe tutelon. Por nuk është aspak kështu. Fjala nuk është e vërtetë ose false në vetvete, por është neutrale. Gjithshka varet se si e përdor. Asgjë nuk garanton vërtetësinë e asaj që them përveç faktit që jam unë që e them.
Edhe sepse me anë të fjalëve ne japim kuptimin e shumë gjërave, në gjuhën italiane nuk ka një term që të vërtetojë që një fjalë është padyshim e vërtetë. Në gjuhën shqipe egziston një fjalë që vërteton pa kurrë farë dyshimi që ajo që po themi është absolutisht e vërtetë: besa.
Besa është parimi themelor i Kanunit. Ky i fundit është një bashkësi ligjesh i trasmetuar gojarisht në Shqipërinë e veriut. Në Kanun besa është “autoriteti” më i rëndësishëm, dhe është i lidhur ngushtë me konceptin e nderit.
Besa në veçanti, dhe Kanuni, më në përgjithësi, janë produkt i historisë së Shqipërisë. Në të gjejmë parimet themeluese të fituara përmes kontaktit me realitetin specifiko- kulturor dhe historik. Megjithatë në këto parime shikohet një përpjekje për të përcaktuar identitetin e shqiptarëve. Kështu, ndërsa disa nga parimet bazë të Kishës Katolike është e lehtë që ti gjesh në mes të ideve të Kanunit, nga ana tjetër nëpërmjet këtij kodi Shqipëria kërkon krijimin e identitetit të sajë për të përballuar sulmet që po përgatiteshin ndaj saj.
Kjo çështje është trajtuar me mjeshtëri në librin e shkëlqyer të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare Kush e solli Doruntinën. Doruntina mbas martesës së sajë është e detyruar të trasferohet në një qytet të Europës qëndrore, larg nga nëna dhe vëllezërit. Nëna e Doruntinës nuk është dakord me martesën aq larg të bijës së sajë, pranon vetën mbas besës që i biri Kostantini i jep duke i thënë që do ta sjelli në shtëpi Doruntinën sa here që ajo ta dëshirojë. Për fat të keq Kostantini vdes nga një epidemic. Megjithatë mbas tre vjetësh Doruntina arrin të kthehet në shtëpi e shoqëruar nga një kalorës misterioz. Kapiteni Stres është përgjegjës për hetimin e çështjes. Konkluzionet finale të tija mbi këtë çështje janë shumë të papërshtatëshme për shumicën, por sugjestive dhe tërheqëse per të tjerë.
“… unë them dhe e përsëris që Doruntinën nuk e sollën njërëz të tjerë por vëllai i saj Kostantini në virtyt të fjalës së dhënë, besës. Ai udhëtim nuk është shpjeguar, dhe as nuk mund të shpjegohet ndryshe. Nuk është aspak e rëndësishmë nëse Kostantini doli apo jo nga varri për të kryer misionin e tij, nuk ka rëndësi që të dime se kush ishte kalorësi që u nis atë natë të errët, dhe cilin kalë shaloi, cilat duar mbajtën frerët, cilat këmbë u mbështetën mbi yzengjitë, të kujt ishin flokët e mbuluar nga pluhuri i rrugës. Secili nga ne ka pjesën e tijë në këtë udhëtim, sepse besa e Kostantinit, ai i cili solli Doruntinën, ka lulëzuar këtu mes nesh. Dhe për të qënë akoma më preçiz mund të thuhet që jemi të gjithë ne, ju, unë, të vdekurit tanë që prehen në varrezat pranë kishës që sollëm Doruntinën (…) Zotërinj të nderuar ende nuk kam mbaruar së foluri. Doja që t’ju thoshja sidomos të ftuarve nga vëndet e largëta – se ç’far është kjo force sublime në gradë që të sfidoj ligjet e vdekjes (…) Çdo popull, përpara rreziqeve mpreh shpatën për tu mbrojtur. Vetëm po të jemi dritë shkurtër nuk mund të kuptojmë që Shqipëria ndodhet përpara një drame të madhe. Pra bëhet pyetja: në këto kushte të reja të përkeqësimit te përgjithshëm të botës mbarë, në këtë epokë sfidash, dhe krimesh të urryeshme, kush do të jetë fytyra e Shqipërisë?
Do të pajtohet me të keqen apo do ta kundërshtojë?me pak fjalë do të ndryshoj fytyrën për tu përshtatur maskave të epokës, për të siguruar mbijetesën e saj, apo do të mbajë fytyrën e sajë pa e ndryshuar aspak duke tërhequr zemërimin e kohes mbi të? Për Shqipërinë po afrohet ora e së vëtetës. Dhe nëse populli shqiptar ka filluar të zhvilloj brënda tijë një organizën kaq sublim siç është besa, kjo do të thotë që Shqipëria është gati për të bërë zgjedhjen e sajë. Dhe pikërisht për të sjellë këtë mesazh Shqipërisë dhe botës mbarë që Kostantini doli nga varri .”
Kapiteni në fjalimin e fundit të tijë, i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të njihen si aktorë kryesor në ngjarjet që kanë përfshirë familjen fisnike të Vranajve. Bëhet fjalë për një impegnim që “do të kërkojë sakrifica të rënda brezave të ardhshëm” por ky është angazhimi i një kombi që njihet në një koncept prëçiz, në të cilin besa bëhet elementi kryesor.
Besa nuk është një premtim, është shumë më tepër është garanci se ajo që unë them është e vërtetë. Kjo mështë një përpjekjë e jashtëzakonshme për të shpëtuar paqartësinë e gjuhës. Nëpërmjet gjuhës mund të komunikojmë gjithshka, nuk ka rëndësi nëse është e vërtetë apo jo. Nëpërmjet besës them vetëm të vërtetën, diçka që duhet që ta çoj në fund me çdo kusht, gjallë apo vdekur.
Adele Pellitteri
0 Comments