nga Alberto Areddu

Poleonimi 1 i Oristanit paraqitej në antikitet (Aristianis limne, sipas gjeografit bizantin Giorgio Ciprio), në të njëjtën formë që ka edhe sot në dialektin e zakonshëm: Aristanis; deformimi në formën Oristano ka ndodhur më pas (duke nisur me gjeografët e toskanës të shek. të XII)

Interpretimi që i eshtë bërë si një toponim afrikanizues nga –an (Terracini), ashtu si ai që tenton ta nxjerr si një emër jo të demostrueshëm të një pronesie që zë fill nga Aristius (De Felice; Pittau) janë pa baza; prapashtesa –anis rishfaqet në substrat (krahaso psh. Lesanis).clip_image002

Shpirti i vendit (Spiritus loci 2 ) duhet të na dëftojë ose të na japë një rrënjë të përshtatëshme me karakteristikat, mjaft të veçanta, të territorit.

Oristani ndodhet pak km. nga bregdeti në brendësi të të njëjtit gji që maban të njëjtin emër, në afërsi të kënetës S. Giusta, por emërtimi “portu” (port) në mesjetë të lë të mendosh se ishte me pamje nga bregdeti.

Interpretimi ynë i parë mund të na shtyjë të shohim në format e risjella nga gjeografët toskanë Arestagno, Aristanno një gjurmë të një vazhdimësi të qëndrueshme nga latinishtja stagnum (krahaso Spano mbi përcaktimin e ‘stagno’). Por nëse interpretimi ështe i përligjur topografikisht, nuk është i përligjur në aspektin gjuhësor: nga latinishtja stagnum do të kemi në gjuhën sarde *stannu, dhe duke mos parë ndonjë arsye për humbjen e dyzimit akoma më pak kuptohet një Ari- fillestar letrar.

Ndërsa çelësi ilirik i zbërthimit na ofron më shumë përgjigje; edhe këtu ashtu si në gjuhën Kelte egziston një parashtesë ar- “pranë” (Kelte are-, ari- “pranë”; krahaso në gjuhën Umbre ar- për ad-) e cila për më tepër gjendet në toponime të tjera sarde; pra, “pranë” kujt? Përgjigja më e përshtatëshme është një “hyrje/grykë”: krahaso gjuhën antike indiane ustha- “buzë, gojë”, po kështu kemi në gjuhën avestane (perse antike) aošta-, aoštra- (<*əus), latinisht ōstium “hyrje, grykë e lumit” (= sllavisht *ustьje); sllavishte antike usta “hyrjet/gojët”; sllavisht *ustьje hyrje/gryk”; sllavishte antike ustьna, sllovenisht ûstna “buzë” (nga e njëjta bazë mund të krahasoni qytetet thrake të Ostaphos, Ostudizos).

I njëjti diskutim solidal besoj duhet kryer edhe për zonën turistike Olbieze të Porto Ìstana (i quajtur kështu në shek. XIV, nga Portus Istani Stationem, Panedda).

clip_image004

Edhe këtu sipas gjasave gjejmë një *usta “hyrje/grykë”, që fillimisht duhet të jetë paraqitur e izoluar si *Ust-ana “vënd i hyrjes/grykës” -> “port”, i ripërsëritur tautologjikisht3 me përcaktimin Port.

Sipas studjuesit Spano, një tjetër Aristani/Aristanno është gjetur në zonën e Olbias (ndofta Astaina perceptohet si Aristana që eshtë tashmë shumë mirë i dokumentuar).

Pra, ashtu si Oristano “që ndodhet pranë nje porti” edhe Porto Istana dëshmojnë që forma *Ùstana dëfton “portin e madh” në gjuhën nuragike (krahaso në letonishten uosts m., uōsta f. “port”).

Shqiptimi i<u ndërthuret me përshtatshmëritë fonetike të “u” ekzotike, sipas gjasave [ü], të latinitetit me huazime, dhe ndërthuret edhe në kalimin e mëvonshëm të segmentit fillestar us- që është pak i përdorshëm në gjuhën Logudoreze is- (: i-stare, i-schire).

Në lidhje me -is, që shfaqet në pamje të parë si formë latine, specifikoj se paraqet toponime sigurisht pre-latine si psh. Kalaris/Karalis, Lesanis, Etis, Seunis, Sipontis për të cilat kam gjetur ndërlidhje të forta ilirike.

Për momentin nuk kam gjetur akoma gjurmë të *usta në zonën ilirike, por nuk clip_image006është e thënë se mund te ketë; fonetikisht i përshtatet zonës së Shtanë (forma antike Stana), e regjistruar në hartat shqiptare, por që nuk është një zonë detare. Toponomastika e sotëme shqiptare ka pësuar ndryshime të shumta nga ajo sllave (në të kaluarën shqiptarët ishin barinj që migronin vazhdimisht nëpër Ballkan), dhe të shumta janë sot diskutimet mbi aspektet e huazuara dhe origjinale të saj

1) Poleonim: emëri i një qëndre të banuar.

2) Spiritus loci: fjale Latine e përdorur në traditat antike pagane dhe që nënkupton një qënie shpirtërore që banon në një zonë të caktuar gjeografike. Disa shkrimtarë/studjues bashkëkohor e interpretojnë si “vëndi ku shpirti manifeston vet-veten” i cili njihet ndryshe në latinisht si locus spiritus.

3) Tautologjikisht: që ka lidhje me tautologjin; ripërsëritje e një koncepti me fjalë të tjera.

Bibliografia e Përdorur:

De Felice E., Le coste della Sardegna, Cagliari 1964

Panedda D., I toponimi dell'agro olbiese, Sassari 1991

Pittau M., I nomi di paesi città regioni monti fiumi della Sardegna. Significato e origine, Cagliari 1997

Spano G., Vocabolario sardo geografico patronimico ed etimologico, Cagliari 1872

Terracini B., Pagine e appunti di linguistica storica, Firenze 1957

(përkthimi dhe shënimet nga Brunilda Ternova)

Burimi: Sardo-Illirica

0 Comments