albania
Fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramëndëse, përpara 29 shekujve
Ne foto ishulli i Sazanit, Vlore
Filologët dhe studjuesit e ndryshëm kanë treguar se në tekstet më të vjetra të njerëzimit mund të gjesh thërrmija filologjike prej ari të gjuhës shqipe. Një tronditje e madhe në botën shkencore qe zbërthimi i shkrimit linear B të Kretës nga M. Ventris, në disa tabela bronxi të para 37 shekujve ku gjëndeshin dhe emra ilirë që korespondonin me antroponiminë ilire si emra të tillë “Dasi”, ”Gent” etj. Këto emra ilirë janë ngjallur më vonë por shpesh etimologia e tyre ka mbetur e pazbërthyer. Në veprat madhështore të Homerit sidomos tek “Odiseja” (vargjet 500, 501, 507), përmëndet edhe një dyfjalësh si: “Gyraien Petren”, që zbërthehet si “Gurin e gurtë”. Në eposin e Homerit tregohet se si heroi Ajaks mbas rënies së Trojës udhëtonte në det dhe arriti tek një ishull i quajtur “Guras Petras”. Aty Ajaksin , hyu i detrave Poseidoni e goditi me trifurk, një pjesë e ishullit u zhyt nga goditja, duke marrë me vete në thellësi edhe udhëtarin e kobshëm. Në fakt ky subjekt lidhet me një ishull të kultizuar mes detit me emrin “Guras Petras”,që do të thotë “Guri gur” është një emërtim i dyfishtë . Sipas filologut patriarkut Spiro Kondës, emri i mëparshëm i ishullit ka qënë “Gur”, një emër përpara grekërve të vjetër, kështu më pas detarët grekë të vjetër e kanë quajtur ishullin “Guras Petras” duke bërë kështu një tautologji dhe ky emërtim i stërlashtë helenik ruan përjetësishtë emrin shumë më të stërvjetër ilir “Gur”,që është shumë përpara epeve të Homerit si emërtim. Në se pranojmë që Homeri ka ekzistuar në shekullin e VII para erës sonë atëhere duhet të themi se fjala “Gur” përdorur nga pellazgët, nga ilirët dhe që është akoma edhe sot një fjalë esenciale e gjuhës shqipe, dokumentohet si fjala më e herëshme e gjuhës sonë në një monumënt letrar madhështor të njërëzimit siç është krijimtaria homerike. Edhe më vonë autorë të tjerë si poeti i madh grek Arkiloku përmëndet dyfjalëshi tautologjik iliro-grek në formën “Gurai petras”. Në 1920 në gërmimet arkeologjike të bëra në Dodonë u zbulua dhe një tabelë bronxi me emër njëriu Guras. Ky emër ilir gjendet si toponim edhe në Kretë, në Kylkadë dhe Tesali. Historiani antik Arriani, në librin e tijë kushtuar Aleksandrit të madh (4,23) thotë se:”Aleksandri marshoi nëpërmjet një vëndi të quajtur “Guraioi”, ku kishte dhe një lumë me të njëjtin emër”, gjatë fushatës së Aleksandrit të madh në Indi. Duke studiuar me kujdes Biblën e Shenjtë, kemi gjetur papritur një dëshmi unike gati dy shekuj më të vjetër se sa tekstet e Homerit ku përmendet fjala ilire shqipe “Gur”. Vendëndodhja e kësajë dëshmie është në:”Libri i dytë i Mbretërve” (9,27). Aty tregohet episodi sesi Jehu bëri kryengritje dhe vrau Akzarin, duke u bërë vetë mbret i Judesë dhe Izraelit. Unë konsultova disa tekste të botimeve të Biblës së Shenjtë në gjuhën shqipe. Në Biblën e Shenjtë (Diodadi i ri) përkthim i vitit 1991, 1994 shtypur në Brindisi në vitin 1995 në faqen 424 thuhet: “Dhe e gjuajtën (Akazian) në të përpjetën e Gurit që është afër Iblehamit“. Në versionin e Biblës së Shenjtë shtypur në Jongloed, viti 1993 në faqen 398, përkthimi shqip është : “pranë vëndit ku rruga është drejt Gurit e kthen për në drejtim të Jiblamit”. Në versionin e Biblës së Shenjtë në shqip botuar nga nga “The Albanian Bible Society” Firence 1995 faqe 722 thuhet: ”E gjuajtën në të përpjetën e Gurit që është afër Iblemit”. Të tërheq vëmëndjen se ndërsa për toponimin Ibleam shqipërohët edhe në formën Jiblam, osë Iblami, në të gjitha rastet e mësiperme, toponimi i vëndit i quajtur “Guri” jepet korrekt. Për ta konkretizuar vërtetësinë e toponimit “Gur” pashë variantët e Biblave në greqisht dhe latinisht, kur në të dy rastet ky toponim është në formën “Gur”. Në “Holy Bible”, në “International version“, botuar nga “International Bible Society”, në 1984 në faqen 267 pasazhi “on the way up to Gur near Ibleam” Në “La Bible”, “Nouvelle edition revue” Paris, (përkthim nga origjinali hebraisht dhe greqisht)në faqën 440 thuhet : “à la montée de Gour près Yivleim”. Pra del qartë se në variantet e dy gjuhëve kryesore të njërëzimit të Biblave të autorizuara në anglisht dhe frëngjisht toponinimi quhet konkretisht “Gur”. Vërtetohet kështu që fjala shqipe gur është përcjellë si toponom dhe ka mbëtur e fiksuar në :”Librin e dytë të mbretërve” që dihet është shkruar në shekullin e IX përpara Krishtit. Madje saktësia e përmendjes së toponimit “Gur” mund të arrihet deri në kronologjinë e vitit kur ka ndodhur ngjarja e rebelimit të Jehut, i cili vrau Akazin. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 841 përpara Krishtit. Mbas kësaj vrasje Jehu u bë mbret i Judesë dhe Izraelit në vitet 841- 814 përpara Krishtit. Duke parë përkthimin madhështor në gjuhën shqipe “Besëlidhja e vjetër dhe Besëlidhja e re“ nga Dom Simon Filipaj, botuar më 1994, në Ferizaj që është kryevepër filologjike e shqipërimeve shqipe në të gjitha kohërat, në faqën 448 në postshënimin nr 27 jepet një shpjegim gjeografik i vëndit ku Jehu vrau Akazian. Kështu Ibleami quhet sot Tel Belame dhe është në jug të Jeninit, gati dhjetë km në jug të Jezrahelit në rrugën drejt Jeruzalemit. Kjo do të thotë që edhe vëndi i quajtur “Gur” nuk është shumë larg Qytetit të shenjtë Jeruzalem. Do të ishte një kërkim i frytëshëm për të parë nëse ka mbijetuar toponimi “Gur” apo është ndryshuar. Ajo që është esencialisht e rëndësishme për ne shqipëtarët është se fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramendëse, përpara 29 shekujvë pra perpara 2900 vjetëve. Kjo është dëshmia më e vjetër e një fjale në gjuhën shqipe deri më sot. Nuk është aspak një zbulim i thjeshtë dhe për të nuk mund të këtë më asnjë lloj skepticismi. Miku im Petro Zheji në librin e tijë “Shqipja Dhe Sanskritishtja” botuar më 1996 flet gjerësisht për fjalën “Gur” dhe e quan një nga fjalët më të lashta të njërëzimit, një fjalë operatore që ka ndikuar në shumë gjuhë të botës, që gjendët në sanskrishten në formën “Giri” apo në latinishtën “Gravis” (i rëndë) në sllavisht “Gora” (mal) “Granica” (kufi),apo në gjermanishten “Gral” (guri i shenjtë), në greqishten “Aguridhe” (rrush i pabërë, i fortë si gur). Madje Petro Zheji krijon ekuacione etimologjike që kanë në thelb fjalën “Gur”, edhe tek emri i Gorgonës (shikimi i të cilës kthën gjithçka në gur), madje ka zbuluar se varri i Timurlenit në Samarkandë quhet “Gur – i - mirë”. Sipas Zhejit fjala “Gur” shtrihet që nga India e vjetër dhe e largët deri në skajet më veriorë të europës. Kjo është një fjalë që e kanë patur pellazgët që e kanë trashëguar ilirët dhe që është akoma një fjalë e gjallë vetëm tek një popull në botë, vetëm tek ne shqipëtarët. Madje fjala “Gur”, fjalë njërrokëshe hyn tek fjalët e para të njërëzimit dhe me konceptin e gurit lidhet dhe subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe të gruas së tijë Pyrras që mbijetuan mbas një katastrofe dhe për të krijuar njërëzimin hodhën pas shpine eshtrat e tokës, që janë gurët. Nga gurët që hodhi burri lindën burra, dhe nga gurët që hodhi gruaja lindën gra. Ky koncept që jeta del nga guri ka mbijetuar tek miti i hyjnisë Mithra , që gjoja ka dalë nga brëndësia e një shkëmbi (Petra Genetri).
Interesante është që në kryeveprën poetike të poetit të madh romak Lukani (shek.I-rë pas Krishtit) të quajtur “Farsala” libri i VI po tregohet beteja historike në qytetin e Durrësit midis Cesarit dhe Pompeut, përmendet në një varg edhe emri i shkëmbit të madh i quajtur sot “shkëmbi i Kavajës” . Lukani thotë shprehimisht që “banori taulant e quan Petra”. Në fakt “Petra” është greqëzimi i toponimit “Gur”. Kaq e vërtetë është kjo sa që në dokumentet mesjetare përmendet kisha e Shën Kollit (Nikollës) e “Gurit” që më vonë në gojën e shqipëtarëve ka vënë emrin e fshatit “Shkallnur” (Shën Kolli i gurit = Shkallnur). Kjo do të thotë që emri “Gur” i këtij shkëmbi në jug të qytetit të stërlashtë të Durrësit ka mbijetuar në të gjitha kohërat pamvarësishtë nga kronikanët latinë apo grekë që kanë përdorur fjalë të ndryshme ose emra të tjerë për këtë shkëmb të madh, është trashëguar emri fillestar nga thellësitë e kohërave. Madje edhe emri i ishullit të Sazanit pranë Karaburunit lidhet me latinishtën vulgare “Saso” , që do të thotë “Gur”. Kjo do të thotë që në herëshmëri ishulli i Sazanit është quajtur ishulli “Gur”. Ky fakt ndërlidh ishullin e Shqipërisë me atë subjektin homerik të “Guras Petras”, që kemi folur më sipër. Është e njejta llogjikë emërtimi ku për parësi ka emri i stërvjetër “Gur” . Siç u shpreha më sipër fjala shqipe “Gur” është emblema më e vjetër gjuhësore e gjuhës shqipe në të gjitha kohërat.
Interesante është që në kryeveprën poetike të poetit të madh romak Lukani (shek.I-rë pas Krishtit) të quajtur “Farsala” libri i VI po tregohet beteja historike në qytetin e Durrësit midis Cesarit dhe Pompeut, përmendet në një varg edhe emri i shkëmbit të madh i quajtur sot “shkëmbi i Kavajës” . Lukani thotë shprehimisht që “banori taulant e quan Petra”. Në fakt “Petra” është greqëzimi i toponimit “Gur”. Kaq e vërtetë është kjo sa që në dokumentet mesjetare përmendet kisha e Shën Kollit (Nikollës) e “Gurit” që më vonë në gojën e shqipëtarëve ka vënë emrin e fshatit “Shkallnur” (Shën Kolli i gurit = Shkallnur). Kjo do të thotë që emri “Gur” i këtij shkëmbi në jug të qytetit të stërlashtë të Durrësit ka mbijetuar në të gjitha kohërat pamvarësishtë nga kronikanët latinë apo grekë që kanë përdorur fjalë të ndryshme ose emra të tjerë për këtë shkëmb të madh, është trashëguar emri fillestar nga thellësitë e kohërave. Madje edhe emri i ishullit të Sazanit pranë Karaburunit lidhet me latinishtën vulgare “Saso” , që do të thotë “Gur”. Kjo do të thotë që në herëshmëri ishulli i Sazanit është quajtur ishulli “Gur”. Ky fakt ndërlidh ishullin e Shqipërisë me atë subjektin homerik të “Guras Petras”, që kemi folur më sipër. Është e njejta llogjikë emërtimi ku për parësi ka emri i stërvjetër “Gur” . Siç u shpreha më sipër fjala shqipe “Gur” është emblema më e vjetër gjuhësore e gjuhës shqipe në të gjitha kohërat.
Marrë nga libri "Mes Laokontit dhe Krishtit" i autorit Moikom Zeqo.
Link versioni italisht : La parola albanese “Gur” si ritrova nei testi biblici sin dai tempi più remoti, a partire da 29 secoli fa.
Link versioni italisht : La parola albanese “Gur” si ritrova nei testi biblici sin dai tempi più remoti, a partire da 29 secoli fa.
1 Comments
Guri i rende ne vend te vete!
ReplyDelete