Faraoni Egjyptian Pasamitikos duke dashur të konkludonte se kush ishte populli më i vjetër në tokë veproi si më poshtë:
Mori rastësisht dy fëmijë të porsalindur dhe ia dha një çobani t’i rriste me porosi që të mos thoshte asnjë fjalë në prani të tyre. Pas dy vjetësh, kur çobani u çoi ushqim, dëgjoi fëmijët të thoshin fjalën bekos. Atëhere faraoni pyeti njerëz të ditur dhe mori vesh se bekos i thonë bukës në gjuhën frigjane, gjë që tregonte se Frigasit ishin më të vjetër nga Egjyptianët.
HEREDOTI , Historitë II, 1.
Kjo gjë nuk mund të merret si kotësi e Egjyptianëve, që influencoi madje gjer në një pikë edhe Herodotin. Pamvarësisht nëse mënyra e faraonit ishte ideale apo jo ne, kemi një të dhënë se në gjuhën frigjane buka quhej bekos
Dhe nga kjo rrjedhin disa gjëra interesante:
Fjalor, bekos shqipëtohet bek. Mbaresa os vjenë nga gegëzimi i fjalës frigjane bek. Shohim pra se kjo fjalë ka kuptimin dhe tingëllimin e njëjtë me fjalën shqipe buk.

Marre nga libri “Gjuha e perëndive” i autorit Aristidh Kola
link versioni italisht:
Il faraone Psammetico e la parola “bek”

1 Comments

  1. i ndjeri Kola dashurine per vendin e te pareve te tij e pagoi me jeten, edhe sot kur permendet emri i Aristidh Koles ne Greqi, grekerve u bie te hollè.

    ReplyDelete