domenica 24 luglio 2011

Përçarja që mbolli Kisha Ortodokse midis shqiptarëve myslimanë dhe ortodoksë

Roli që ka luajtur Kisha Ortodokse greke dhe serbe ndaj shqiptarëve në momente të ndryshme historike, ka qenë tepër negativ. Klerikët ortodoksë, në mënyrë të hapur apo të fshehtë, kanë bërë thirrje për të zhdukur shqiptarët. Për klerikët serbë shqiptarët ishin “gjarpërinj helmues që duheshin zhdukur, mbytur ose u duhej shtypur koka[1] “. Institucioni më i lartë shpirtëror serb, gjatë luftës së 1999-s, u bënte thirrje të gjithë serbëve që të vrisnin sa më shumë shqiptar. Kjo duhej të bëhej në emër të “Zotit” serb, me arsyetimin se shqiptarët janë të pafe dhe se ai që është serb i vërtetë nuk mund të ngurrojë që të ketë mëshirë në këtë drejtim.

Planet per zhdukjen

Kopertina e librit

Pra me një fjalë, kisha e Zotit mëshirëplotë, të mirë dhe të drejtë, bën thirrje për vrasje macabre ndaj njerëzve. Nuk dihet se punën e kujt ka bërë kjo kishë, pasi Zoti nuk e urdhëron vrasjen, madje e dënon ashpër një gjë të tillë!

Kisha Ortodokse greko-serbe i urren shqiptarët vetëm nga që janë të tillë dhe nuk duan të shëndrrohen në grekë dhe serbë. Priftërinjë ortodoksë kanë qenë në krye të lëvizjeve antishqiptare në Ballkan. Ata kanë qenë frymëzuesit shpirtëror të nacionalizmit greko-serb dhe të masakrave që janë ndërrmarë ndaj shqiptarëve. Në vend që roli i kishës të ishte paqësor, ka qenë antihuman, dhe kjo tregon qartë se ajo është përzier me politikën.

Kisha Ortodokse ka pasur si qëllim t’i dëbonte shqiptarët, sepse ajo ka qenë përfituesja më e madhe e tokave që lanë pas ata. Kjo kuptohet qartë pasi kisha greke është pronarja më e madhe e tokave në Greqi edhe sot.

Kisha Ortodokse përçau shqiptarët myslimanë dhe ortodoksë, duke i quajtur ortodoksët greko-serbë, dhe myslimanët shqiptarë.

Proçesi i helenizimit nis me bërjen ortodoks dhe mësimin e gjuhës greke. Këtë e kanë realizuar shumë mirë priftërinjtë e kësaj kishe. Një prift që mbahet si shenjtor, i quajtur Shën Kozma, ka qenë më aktivi në proçesin e asimilmit të shqiptarëve. Ai u predikonte epiriotëve që të mësonin greqishten dhe ndër të tjera u thoshte:

Dërgojini fëmijët tuaj të mësojnë greqisht sepse kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund t’i kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë. Burrë apo grua qoftë, që më premton që nuk do të flasë shqip në shtëpi, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t’i marr të gjitha mëkatet e tij mbi vete, që nga dita e lindjes së tij e deri më sot, do t’i porosit të gjithë të krishterët që t’i flasin dhe do t’ia shlyej të gjitha mëkatet”. (Predikimi 7 drejtuar shqiptarëve të Epirit).

Kuptohet qartë që Shën Kozmai i ftonte shqiptarët dhe sidomos fëmijët dhe të rinjtë ortodoksë, që të mësonin greqisht, sepse Kisha Ortodokse, sipas tij, ishte greke dhe nuk mund të bëhej kurrë shqiptare. Ai u impononte lënien e gjuhës së tyre, shqipen, për të folur në shtëpi greqisht, me qëllim që të asimiloheshin në grekë.

Në Samarinë, pjesa më e madhe e popullësisë ishte vllahe. Në një fjalim të mbajtur kundër gjuhës së tyre, Kozma Etoliani ka thënë para tyre gjërat më qesharake që mund të dalin nga goja e një prifti. Kështu u tha:

Perëndia e konsideron veten të fyer kur dëgjon lutje ose lavde në gjuhën vllahe. Që Perëndia të dëgjojë lutjet e besimtarëve ortodoksë, ata duhen t’i bëjnë ato në greqisht. Kur u flet engjëjve, Perëndia u flet në greqisht, ndërsa kur i shfryn Djallit, përdor gjuhën vllahe”.

Në predikimet e tij ai thoshte:

Të gjitha fetë e botës janë mashtruese, vetëm feja ortodokse është e patëmetë dhe e shenjtë”. (Predikimi 1).

Për “shenjtorin” e lartpërmendur, Kristo Frashëri shkruan “Kozma Etoliani nuk ishte vetëm një misionar i ortodoksisë fanariote, por siç e pranojë edhe historianët e sotëm grekë, mbi të gjitha ishte një flamurtar i helenizimit[2] “.

Historianë grekë si Sakelariu e quajnë Kozmain si “një nga figurat më të ndritura, që punoi për përgatitjen e Rilindjes Greke[3] “. Shën Kozmai punoi në të vërtetë për helenizimin e Shqipërisë Jugore dhe ka dhënë kontributin e tij që një pjesë e shqiptarëve ortodoksë të mësonin gjuhën greke të kishës dhe të mernin emrin minoritet grek, ose më mirë grekofonë, pasi këta nuk janë aspak grekë, por shqiptarë që flasin greqisht.

Pra, Kisha Ortodokse greko-serbe ka luajtur një rol të madh në orientimin e politikave nazionaliste dhe antishqiptare në Ballkan. Kisha ka qenë një nga shkaktaret e vuajtjeve të shqiptarëve. Shqiptarët nga natyra janë tolerantë për çështjet fetare. Ata as kanë vrarë dhe as nuk vrasin për shkak të fesë popuj të tjerë.


[1]Muhamet Shatri, LNÇ në Prizren dhe rrethinë (1941 – 1945), Prishtinë, 1987, f. 186.

[2] Gazeta “Korrieri, 8 dhjetor 2004.

[3] Epirus, 4000 years of Greek history and civilization, Athens 1997.

Marrë nga libri Planet për zhdukjen e shqiptarëve i autores Elena Kocaqi Levanti

Link versioni italisht: La divisione tra gli Albanesi ortodossi e musulmani a causa della chiesa ortodossa


1 commento: