-Pjesa e parë-

Kërkimi i një Princi për Shqipërinë, ashtu siç e kishte vendosur Konferenca e Ambasadorëve, filloi menjëherë. Emërimi i një sovrani të huaj nuk ishte aspak një praktikë e re. Gjatë shekullit të mëparshëm Fuqitë e Mëdha, i kishin caktuar shteteve të rinj që po lindnin nga copëtimi i Perandorisë Osmane, princa europian që u përkisnin disa dinastive të vogla gjermane, gati të gjitha të “privatizuara” ose të kthyera në princa “virtual” dhe me bashkangjitjen e principatave të tyre në shtete gjermane më të mbëdhej. Këto dinasti kishin qenë për shekuj me rradhë “minierat” e martesave mbretërore. Natyrisht princi duhej që të kishte bekimin e Fuqive dhe të mos ishte i lidhur me një monarki tepër të fuqishme ose të mpleksur direkt në rajon. Deri në atë moment, princat kishin qenë kristian, protestant ose katolik dhe që adoptonin me dëshirë fenë e mbretërisë së re. Por Shqipëria, me pjesën më të madhe të banorëve të saj myslyman, ishte një rast i ri dhe i veçantë.

Për fronin e Shqipërisë pretendentët në fillim qenë të shumtë. Që në marsin e 1912-ës, Ferdinandi i Borbonës – Orleans, Duka i Montpensierit, kishte shkuar në Vlorë me një anije angleze dhe kishte shpallur kandidaturën e tij për fronin e Shqipërisë. I pritur përzemërsisht nga shqiptarët, u nis për në Romë, Paris, Vjenë dhe Londër me Isa Boletinin, për të marrë mbështetjen për pamvarësinë e Shqipërisë, por pa sukses. Kushtet nuk ishin pjekur akoma.

Përveç Montpensierit, midis pretenduesve të fronit ishin edhe princat Maurizio i Schaumburgut-Lippè, Karl von Urach, Gjika i Rumanisë, Rolando Buonaparte, Arthur i Connaught, Konti i Torinos si edhe një pasardhës i Skënderbeut që jetonte në Itali, Aladro Kastrioti. Porta e Madhe, duke konsideruar shumicën e popullësisë që ishte me fe myslymane, propozoi nga ana e saj tre princa myslymanë, Burhan Edin dhe Abdyl Mexhit, të dinastisë osmane, dhe princin e Egjiptit Ahmed Fuat Pasha, pasardhës i Muhamet Aliut, që ishte me origjinë shqiptare. Që të gjithë këta kandidatë u kundërshtuan si nga njëra dhe nga tjetra anë e Fuqive të Mëdha, ose u treguan pak të gatëshëm që të pranonin një sipërmarje të rastësishme. Edhe anëtarët e qeverisë së përkohëshme të krijuar nga Ismail Qemali, i bënë të ditur Fuqive por edhe Stambollit, që preferonin një princ europian, sepse donin që të theksonin që shteti i ri do të ishte një shtet perëndimor.

Më në fund, mbas shumë presionesh, përgjegjësia e zgjedhjes ra mbi Austro – Hungarinë dhe Italinë që zgjodhën një princ gjerman protestant, i huaj pra që nuk kishte aspak të bënte me grindjet fetare të shqiptarëve, Vilhelm i Vidid. Kjo zgjedhje u bë menjëherë e njohur, në të vërtetë akoma më përpara se Princi të kishte pranuar formalisht kërkesën, por që në fillim të vitit 1914, Vilhelm i Vidit bëri të njohur që kishte zgjedhur Durrësin si kryeqytet të mbretërisë së ardhshme të tij.

Kapiten në Shtabin Madhor gjerman, ushtar me ndjenjë të fortë nderi dhe me asnjë eksperiencë dipllomatike ose qeveritare, Vilhelm i Vidid u hodh në një aventurë aspak të qartë që kërkonte një talent të jashtëzakonshëm dhe shumë fat.

Mbretëresha Elizabetë e Rumanisë, shkrimtare e njohur nën poseudonimin e “Carmen Sylva”, e donte aq shumë nipin e saj saqë kishte shtyrë Mbretin Karol që të luftonte aktivisht që zgjedhja të binte mbi të. Shkroi mbi Princin e ardhshëm të Shqipërisë, artikuj të zjarrtë dhe poetikë, arriti deri sa të thoshte që “rumunët e kishin quajtur Lohengrin kur e panë të veshur me uniformën e bardhë të truprojës, me shqiponjën e argjendë”.

Princi i Vidid me uniformën e truprojës

Princi i Vidid me uniformën e truprojës

Shtypi italian qe menjëherë entuziast për “Sovranin e zgjedhur nga Europa”, dhe vazhoi me komente që lëvdonin një princ që nuk e njihnin aspak. Artikujt e “Carmen Sylvë-s” zinin një vend nderi në revistat së bashku me shkrimet mbi një adoleshencë dhe një rini të shkëlqyer.

Perandori i Gjermanisë ishte i ftohtë dhe nuk besonte shumë në kualitetet e kushëririt të tij, saqë shkroi që në atë kohë që do ta këshillonte që të mos pranonte. Por mohimi qe i menjëhershëm: Kaizeri i kishte shprehur vështirësitë e momentit, por pasi Princi të kishte pranuar nuk do të bënte asgjë për të kundërshtuar këtë zgjedhje. Në kujtimet e shkruara mbas ngjarjeve në Shqipëri dhe mbas Luftës së I-rë botërore, Gulielmi i II-të, konfirmoi dyshimet e tij mbi kapacitetin e qeverisjes së Princit të Vidid, por mund të vëmë re që ai vet nuk ishte mbi këtë argument më i kualifikuari i gjyqtarëve.

Me një ekuilibër që gati kalon në dhembshuri, dhe me shumë urtësi, Imzot Fan Noli, klerik ortodoks që do të ishte një figurë politike e rëndësishëme në vitet që do të vinin për Shqipërinë, shkroi që Princi i Vidid mund “të kritikohej vetëm sepse nuk kishte qënë i zoti që të bënte mrekulli”.

Vilhelmi i Vidid shkroi edhe ai një libër me kujtime, në të cilin tregohej që intrigat italiane, ruse dhe franceze, dhe komplotet e protektorëve të tyre, “imuniteti i Greqisë për makinacionet e saj”, por që edhe “neutraliteti” i Gjermanisë dhe i Anglisë, kishin bërë të pamundur detyrën e tij dhe kishin shkruar fatin e mbretërisë që zgjati aq pak. Kërkoi të shpjegonte indiferencën e Gulielmit të II-të për aventurën shqiptare të tij me faktin që Perandori “nuk e donte Shqipërinë” dhe që ishte filo-grek i influencuar nga motra e tij, Mbretëresha e Greqisë dhe nga kunati mbreti Kostantin.

Në një letër, drejtuar historianit anglez Swire, Princi i bëri thirrje epërsisë së kontestit europian për të justifikuar kaosin që i dha fund mbretërimit të tij në Shqipëri, dhe shkroi që kur lidhja austro – italiane mbaroi dhe “klima e ruajtjes së paqes ndërroi në atë të përgatitjes së luftës”, e gjithë baza e misionit u shkri, por arriti deri aty saqë të pohonte që “në kushte normale as Esat Pashë Toptani, dhe as rebelët e Shijakut nuk do të kishin guxuar që ti kundërviheshin vendimeve të Europës”.

Më 6 shkurt, i autorizuar nga Austro – Hungaria dhe nga Italia, Princi i Vidid i komunikoi ambasadorëve në Berlin të Rusisë, Britanisë së Madhe dhe Francës disponueshmërinë e tij dhe më 21 shkurt pranoi formalisht fronin në takimin me delegacionin shqiptar që kishte shkuar në Neuwied për tja ofruar.

Nga emërimi i Princit dhe deri sa ai pranoi kaluan dy muaj dhe nga kjo datë deri sa u nis për në Durrës kaluan vetëm pak javë, por trubullirat dhe grindjet në Shqipëri jo vetëm nuk u qetësuan por u bënë edhe më të ashpra duke paralajmëruar të gjithë për vështirësitë e kësaj sipërmarrje.

Princi preferonte që të priste derisa të qartësohej situata e ndërlikuar e mbretërisë së tij, përpara se ta merrte në posedim, por Berthold shtynte që të nisej sa më shpejt që të ishte e mundur për në Shqipëri, ku situata ndërlikohej gjithnjë e më shumë. Në të njëjtin drejtim lëviznin edhe kryeqytetet e tjera europiane ashtu si edhe grekët, që nuk ishin kundër një qeverisje të ngadalëshme nga ana e regjimit të ri, por që i friksoheshin një ndërhyrjeje të vendosur në Epir nga ana e Fuqive të Mëdha.

Trazirat ishin sporadike në Vlorë dhe në Elbasan, ashtu si edhe në brendësi të vendit. Në Jug, siç e pamë, grekët ishin në “përgjim” të kërkesave të Komisionit Ndërkombëtar dhe të vendimeve të Fuqive të Mëdha duke mbajtur të pushtuar “Vorio Epirin”. Në Vlorë, që ishte qëndra e qeverisë së përkohëshme, intrigat ndërmjet kryetarëve shqiptarë ishin të shpeshta, të keqësuara edhe nga aksionet e pandërprera të agjentëve turq që ushqenin moskënaqësinë midis myslymanëve për emërimin e një princi të huaj dhe kristian.

Rivaliteti ishte i fortë në Vlorë midis kryetarit të qeverisë së përkohëshme Ismail Qemalit dhe Presidentit të senatit Esat Pashë Toptani. “Vigjilja e trubullt e një mbretërie”, titulloi Gino Berri komentin e tij për editorialin e “Illustrazione Italiana”, duke përshkruar haptazi intrigat e Esat Pashës, “dinak, guximtar, një person pak i këshillueshëm” është “zgjedhja e partisë myslymane” që kishte humbur garën në lojën me Fuqitë e mëdha, por që nuk do të hiqte dorë nga lufta për pushtet “deri sa të dojë Allahu dhe… Esat Pashai”.

Esat Pash Toptani, ministër i luftës dhe i brendëshëm në fillimet e mbretërisë së Vidid

Esat Pash Toptani, ministër i luftës dhe i brendëshëm në fillimet e mbretërisë së Vidid

Përplasja midis dy personaliteteve shpërtheu kur një tentativë për grusht shteti filo – osman u evitua në momentin e fundit, por që detyroi qeverinë e përkohëshme të shpallte shtetrrethimin.

Grushti i shteti i Beqir bej Agës kishte si qëllim që të përmbyste vendimet e Konferencës së Londrës dhe të përfundonte me dhënien e fronit Izet Pashës që kishte qënë ministër i luftës në Perandorinë Osmane dhe që ishte me origjinë shqiptare edhe pse nuk fliste gjuhën shqipe. Izet Pasha e mohoi menjëherë një gjë të tillë, por pranë dyshimeve legjitime të manovrave turke, loja e akuzave reciproke filloi menjëherë dhe shtypi europian theksoi si frymëzues të këtij komploti si Esat Pashën ashtu edhe Ismail Qemalin – që natyrisht mohuan të indinjuar – dhe ushqeu thashethemet e para për refuzimin e fronit nga ana e Princit të Vidid.

Beqir bej Aga u gjykua menjëherë në një gjyq me dyer të mbyllura së bashku me bashkpunëtorët e tij – gjatë gjyqit dolën elementë që implikonin në komplot xhon-turqit , dhe u sekuestruan dokumente komprometent sidomos për Esat Pashën – dhe u dënua me vdekje. Megjithatë Komisioni i Kontrollit vendosi që të mos e egzekutonte por për çdo vendim të priste ardhjen e Princit.

Në Brindizi sbarkuan shumë shqiptarë che sillnin me vehte lajme shqetësuese, saqë filloi të shkruhej që Vidi “nuk do të gjente popullësi” dhe që të gjithë i kishte kundra për arsye fetare ose për zgjedhjen e Durrësit si kryeqytet, sepse kjo zgjedhje kishte “fyer” qëndrat e tjera të vendit. “Shqipëria në flakë?” lajme të rënda nga Vlora dhe Brindizi. Italia përgatitet” titullonte “Giornale di Sicilia” e datës 13 – 14 janar dhe “Esat Pasha premton besnikëri të zgjedhurit të Europës”.

Një ditë më pas “Corriere della Sera” publikoi një intervistë që Esat Pasha kishte dhënë në Durrës. Edhe se nuk mohonte ndjenjat që kishte për Turqinë, pashai kërkonte mbi të gjitha që ti shpjegonte Vidid që fronin e kishte falë tij, por që ai vet nuk e humbte shpresën që një ditë të bëhej princ i Shqipërisë. Një mesazh besnikërire shumë i çuditëshëm, dhe një fjalim politik shumë me dredha që Princi nuk do ta kishte kuptuar nëse Esat Pasha nuk do të ishte shqetësuar që ti shpjegonte me anën e një letre allëgiance (besnikërie), që shtypi vienez publikoi një javë më pas. Pashai iu betua me jetën e tij Princit që “gjatë ose deri sa ai vet të refuzonte fronin, asnjë person tjetër [nuk do të bëhej] mbret i Shqipërisë” dhe përfundonte “që në rastin kur Shkëlqesia Juaj të refusoj fronin ose të vdesi, do të jem unë i vetmi që mund tju zëvëndësoj”.

Filluan moskënaqësitë e para kundër Vidid sepse data e nisjes, disa herë e dhënë nga gazetat, shtyhej. Dolën artikujt e parë mbi nevojën që Princi të shkonte sa më shpejt të Durrës “që popullësia [të shohi] vullnetin e Europës të respektuar”. “Giornale di Sicilia” ishte e sigutrë që “jeta e tij [do të ishte] e trishtë dhe e mjerë”, por garantoi që do të ndiqte ngjarjet “ me admirim, simpati dhe shqetësim”.

Në gazetën “Zeit” të Vienës disa shqiptarë të pasur lëshuan deklarat nga më të çuditëshmet. Disa denoncuan mënyrën e adoptuar për zgjedhjen e Princit si “një mungesë respekti nga ana e Fuqive të Mëdha”, të tjerë parashikuan me tone kërcënuese që festa për ardhjen e Sovranit mund të “shqetësohej nga të shtënat e armëve” […] nga gëzimi” dhe saktësuan që parashikohej pjesëmarrja e 50.000 shqiptarëve “që janë gjithmonë të aramatosur dhe nuk i dihej se si mund të përfundonte […]”. Një i intervistuar deklaroi që Vidi nuk kishte shkuar ende në Shqipëri sepse priste “milionat e premtuara nga Europa” por që kishte dërguar disa bagazhe dhe mjekun e tij personal për të kontrolluar kushtet shëndetësore”, dhe një tjetër në fund deklaroi që Princi “kishte lënë të kuptohej që dëshironte të rrethohej vetëm nga gjermanë dhe anglezë dhe që donte të përjashtonte nga oborri i tij aristokracinë shqiptare […]”.

Situata e qeverisë së përkohëshme ishte bërë e paqëndrueshme. Më 15 janar Ismail Qemali propozoi që Komisioni i Kontrollit të merrte qeverinë e përkohëshme. Fuqitë e Mëdha falenderuan përzemërsisht plakun patriot që u nis për në Europë, dhe mbasi i dërgoi San Xhulianos dhe Berchtold-it një mesazh në të cilin lutej që “të ndimohet ky popull trim dhe i pafat dhe të mbrohen të drejtat e tij të pa respektuara nga armiqtë e tij”.

Me nisjen e Ismail Qemalit dhe të Esat Pashës – që kishte premtuar të jepte dorëheqje menjëherë - një periudhë relative qetësie mund të ishte vënë, por Esat Pasha nuk dha dorëheqje ( u justifikua më pas duke thënë që Ismail Qemalin e kishin shkarkuar, dhe që komploti i Beqir bej Agës ishte akoma në këmbë), përkundrazi bëri të ditur që do të ishte ai vetë që do ti dilte përpara Princit të Vidid për ti ofruar personalisht fronin e Shqipërisë.

Komisioni nga ana e tij vendosi si kusht të vetëm që Esat Pasha të jepte dorëheqje përapara nisjes dhe e ngarkoi të udhëhiqte delegacionin që do ti ofronte koronën Princit. Kumari i pashait pati sukses.

Link pjesa e dytë: Mbretëria e Princit të Vidid (2)

Përkthyer nga italishtja nga Elton Varfi

Marrë lirisht nga libri Albania: un regno per sei mesi i autorit Ferdinando Salleo

Link versioni italisht: Il regno del Principe di Wied (1)

0 Comments