domenica 30 gennaio 2011

Detaje mbi gjuhën shqipe

Do të ishte naive të hamendësohet se shqiptarët ruajtën fjalë helene në gjuhën e tyre për shkak të kontaktit të vazhdueshëm të tyre me helenët, që pas shekullit të II-të të mbas Krishtit, siç thotë edhe Falmerajeri. Nëse me të vërtetë do të ishte kështu, duhet të ruanin një gjuhë të ngjashme me gjuhën aleksandrine të asaj kohe, sepse është e palogjikshme që sot pranë nesh të vijë një popull dhe të mësojë jo gjuhën dhimiotike*, por dialektin e Atikës. D.m.th. kuptohet se do të mësojë gjuhën e përditëshme, e cila ruan disa fjalë të dialektit Atikas dhe Homerik, p.sh. andras = burrë, ieron = i shenjtë, polis = qytet, etj., por është e pakuptueshme të mësojë fjalë që nuk përdoren dhe nuk dëgjohen askund p. sh. Rea (re, retë), anë që vjen nga anio (anoj), mend, që vjen nga mendomë (mendohem), nisem që vjen nga nisomë, përveç rastit nëse do të ishte ndonjë popull që do të studionte pambarimisht Homerin. Por shqiptarët ishin analfabetë. Pra, ku e mësuan gjuhën homerike dhe parahomerike, nëse me të vërtetë, ashtu siç thotë Falmerajeri, u afruan me grekët vetëm në shekullin e II-të pas Krishtit, apo nëse ishin shfaqur vetëm në shekullin e X, siç thotë antishqiptari i tërbuar Nikokli?

Aristidh Kola 1944 - 2000

Aristidh Kola 1944 - 2000

Shumë studiues neogrekë duke parë se pondët, çakonët, maniatët, kretasit etj, përdornin në disa fjalë të dialektit të tyre, mbasesa të lashtësisë klasike, p.sh. –usi, -asi, etj nxjerrin përfundimin solemn se nga ky element dhe vetëm nga ky vërtetohet helenizini i këtyre popullësive. Pa dyshuar për helenizimin e tyre, këtë përfundim e quaj mjaft mendjelehtë dhe foshnjarak. Në gjuhë, elemente që vërtetojnë, nuk janë mbaresat por rrënjët. Përveç kësaj, këto mbaresa janë përdorur deri në fund të Perandorisë Bizantine, dhe me sa duket edhe më vonë. Por ai që tregon lidhje me Bizantin, nuk është e thënë që të tregoj dhe lidhje me helenizimin e lashtë! Të gjithë hebrejtë, sirianët, egjiptianët dhe shumëllojshmëria e shtetit bizantin, që u bë dhe kristian, nuk fituan ndonjë afërsi gjaku apo shpirti me lashtësinë klasike!...

Kopertina e librit, versioni shqip

Kopertina e librit, versioni shqip

Përkundrazi, shqipja nuk pati asnjëherë ndonjë mbaresë me –usi, apo –asi, por ka të njëjtat rrënjë me një gjuhë që flitej në Greqi, që prej viteve prehistorike.

Për 30 vjet e kam folur gjuhën arbëreshe**, njëkohësisht me greqishten e re dhe nuk më kaloi asnjëherë nëpër mend se mund të kishte ndonjë lidhje midis greqishtes së lashtë dhe shqipes. Tani e kuptoj se studiuesit nuk është e mundur të japin përgjigje dhe zgjidhje problemeve të periudhës prehistorike, që nga çasti që e shpërfillin gjuhën shqipe. Sepse në shqip ruhen fjalë dhe rrënjë, që u zhdukën nga fjalori grek, apo që i gjejmë aty si fjalë të reja të përbëra, që i krijoi demoni i aftësisë gjuhëformuese të grekëve. Kështu p. sh. Në shqip egziston folja flas. Në greqisht ka mbetur fjala “filiaræs” dhe folja “filiaro”. Në shqip kemi emrin fjala, ndërsa në greqisht “iper-fialos” që do të thotë llafazan, ai që flet shumë, për të shitur mend. Por egzistojnë edhe disa ndryshime në mbaresa dhe në vetë emrin, që studiuesi duhet t’i ketë parasysh. Folja flas në të kryerën e thjeshtë bëhet fola.

Gjuhëtarët që nuk e njohin mirë shqipen nuk është e mundur t’i përgjigjen një sërë problemesh të periudhës prehistorike, që kanë të bëjnë me territorin, i cili përfshin hapësirën nga gadishulli italian deri në lumin Ind të Indisë. Si është e mundur të eksplorojnë periudhën prehistorike duke injoruar gjuhën pellazge (shqipe) ? Jakov Thomopulo, në librin Mbi pellazgët, e theksoi këtë, por studimet e tij nuk u vunë re nga historianët grekë, sepse aty nuk ishte një gjuhëtar “me diplomë”, por dashurues i gjuhësisë. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Zbulimet më të mëdha arkeologjike i ka bërë një tregtar kokëfortë, Heinrich Schliemann, i cili shkoi kundër të gjithë atyre që vinin në dyshim Homerin. Fjalët e fjalorit neogrek, që egzistojnë dhe në shqip, nuk i përmend të gjitha sepse nuk hedhin dritë mbi identitetin e të dy popujve, por na tregojnë vetëm një huazim të dyanëshëm nga njëri-tjetri. Megjithatë, egzistojnë disa fjalë që ruhen dhe në greqishten e re dhe po ashtu në shqip.

Greke

Shqipe

Bora, qihoni

Bora

Vorias

Veriu

Notos

Noti

Krini, pruno, vrisi

Krua, kroi

Kleo

Qaj (klian - dial arbër)

Pio, pino

Pi, pij

Zei, vra-zi

Zien, valon , vlon

Ipevo

Hipi, hipën

Strono nga (storeo, stronimi)

Shtron

Luo

Laj

en ora, vor-is

Në orë (në kohë, herët)

Ster-evi, sterume

Shteron, shterem

Stira

Shterpë

Dhrapani

Drapëri (dial. Drapëni)

Lehona, lohia

Lehem (lindem)

Thira

Dera

Mikitas, muh-k-la

Myku

Buqia (në Qipro)

Bukë, buka

Dhris, dris

Dru

Kokos

Kokë

Dhra-skel-izo

Shkel

A-mil-on

Miell

Vus

Viç

Dam-alis

Dem, demi

Nin

Nani

Eh-mi, eh-miro

mpreh, gri-h

Në rastin e këtyre fjalëve përsëri nuk mund të hamendësojmë huazimin e shqipes nga greqishtja, sepse këtu fjalët e huazuara duhet të ishin të njëjtat, p. sh. shqipja ruan foljen mpreh ndërsa në greqisht kjo nuk egziston, por kemi edhe mbiemra, si eh-mi, eh-miro. Por ehmi dhe ehmiro nuk egzistojnë në shqip! Folja shkel nuk egziston në greqisht, përveç emrit skelos dhe foljes dhraskelizo, të cilat nuk i kemi në shqip. Prandaj themi se këto rrënjë janë ruajtur si në shqip ashtu dhe në greqisht, që nga gjuha e lashtë dhe nuk janë huazime të ndonjë populli nga tjetri, por identitet i të dy popujve.

Greqishtja ka huazuar një sërë fjalësh nga shqipja, që i përdorin (grekët) pa patur dijeni për këtë huazim, apo në rastin më të keq i quajnë turke apo sllave.

Greke

Shqipe

Besa

Besa

Babesis

I pabesë

Kaligono

Kalëroj

Kalikuca

I kaluar, i hipur mbi kalë

Hujazo

Bërtas i zemëruar të huaj, të huaj

Furka***

Zemërim, inat

Kunadhios

Kunati

Puli

Pulë

Kuvenda

Kuvendim

*Gjuha dhimiotike, e përkthyer dhe publike, është gjuha që flitej nga populli.

**Autori i këtij libri, Aristidh Kola.

***Vjen nga Forki, që mbante një furkë në duar, me të cilën trubullonte detrat. Pra zoti i trubullimit të detrave.

Marrë nga libri Arvanirasit dhe prejardhja e grekëve i autorit Aristidh Kola

Link versioni italisht: Precisazioni sulla lingua albanese



Nessun commento:

Posta un commento