domenica 21 marzo 2010

Shqiptarët janë të vetmit pjestar autentik të familjes së Pellazgëve

Në Rumani janë gjetur mbishkrime pellazgjike, edhe këto mbishkrime janë të kuptueshme vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe, sepse Trakët banorët e vjetër të kësaj toke përbënin një nga fiset më të mbëdha pellazgjike.

Fjala BALL është shumë e përhapur në Rumani, dhe e gjejmë të përzierë në forma të ndryshme, p.sh. BALCRAS = përputhje (në shqip ballakrahas), BALLAS = përballë. Por fjala me Ball që na intereson më shumë në këtë studim është BALUS, për shkak të termit LUS, lutem, që e kemi parë në shumë mbishkrime në Itali. Kuptimi i BALL-LUS është “lutem përballë”.

Në Varin Vend-Kahrun të Tarkuinisë fjalën LUS e gjejmë në formën FE-LUS = me besim lutem, edhe në formën KE-LUS = ke lutjen tonë.

Nuk na rezulton që në Rumani të jenë gjetur mbishkrime trakase të gjata, përkundrazi shumë shpesh janë vetëm toponime, ose përmbajnë vetëm dy fjalë. Meritojnë që të citojmë dy fjalë që janë interesante për ne sepse i hasim në Stelën e Lemnos: ZA-ka = ZË (FAMË)ka, dhe ZËR-ula = i kapur nga poshtë.

Nga kjo pamje e përgjithëshme mund të konstatojmë që në një rajon të madh të brigjeve të Mesdheut, por edhe në brendësi të tokës, flitej e njëjta gjuhë.

Në veprën madhështore të profesorit të universitetit të Kosovës në Prishtinë Skënder Rizaj, që titullohet “Roli i Pellazgo-Iliro-Shqipëtarëve në krijimin e kombeve dhe të kulturave”, gjehen mjaft informazione mbi pellazgët, dhe citime të sakta të burimeve ku janë marrë këto informazione. Përveç kërkimeve në ish Jugosllavi, Rizaj ka bërë kërkime edhe në Azinë e Vogël, dhe falë njohjes së shkëlqyer të gjuhës shqipe, turke, dhe të gjuhëve sllave ka mundur të realizojë një vepër me vlera të mbëdha.

Nuk është momenti që të “zhytemi” në këtë vepër voluminose me mbi 500 faqe, por për këtë studim duhet që të marrim disa citime të Rizajt.

Ai na bën të ditur që historiani turk Sulejman Kulça thotë që sot në botë shqiptarët janë të vetmit pjestar autentik të familjes së pellazgëve. Rizaj na bën të ditur që ilirologu jugosllav Alexander Sticeviç është kategorik kur thotë që ekspertët që duan të jenë preçiz në studimin e ilirëve, duhen që të njohin gjuhën shqipe. Sticeviç na thotë që Ilirët nuk bëjnë pjesë vetëm në të shkuarën, sepse në Ballkan elementi ilir është akoma i gjallë.

Prandaj thotë ai është a pamundur të shkruash historinë e popujve të Ballkanit pa njohur mirë substraktin kulturor ilir”.

Dhe është pikërisht për këtë arsye që Ilirët paraqesin akoma sot një temë aktualiteti për mbarë Europën.

Dimë që Heredoti ka shkruar për gjurmë të Pellazgo-Ilirëve në Dodonë, dhe që banorët e Epirit, si edhe ata të Korintit e të Peloponezit, flisnin një gjuhë që nuk njihen nga ai (Heredoti). Për më tepër shumë autorë janë të mendimit që Dorët ishin një fis ilir i helenizuar (DOR në shqip do të thot dora).

Tuqididi duke folur për Dorët na bën të ditur që ishin detarë të rrahur, dhe që ishin shtyrë drejt veriut dhe në drejtime të tjera duke kontribuar kështu në formimin e kulturës në botë.

Mbas shumë kërkimesh dhe studimesh, studiuesi Hans Krahe shkruan:

“Një numur i madh i fjalëve të dialektit Dor nuk arrin të kuptohet me anë të gjuhës greke, por shpjegohet më së miri me ligjet e gjuhës ilire”.

Austriaku von Hahn, që për shumë vite ishte konsulli i Janinës, interesohej për repertet arkeologjike të Shqipërisë si edhe për gjuhën dhe traditat e saj. Mbasi kishte vizituar mjaft rajone të Shqipërisë dhe mësuar dialektet e gjuhës shqipe, më 1854 publikon në Vienë një libër interesant, “Albanische studien” ku mbi të tjera shkruan:

“Shqipëtarët janë autokton sepse janë pasardhës direkt të ilirëve, gjithashtu edhe popujt e Maqedonisë dhe të Epirit, të gjithë pasardhës të pellazgëve prehistorik”.

L. Benlöw, në veprën e tij, “La Grëce avant les Grecs” të publikuar në paris më 1877 shkruan:

“Vetëm një gjuhë deri më sot arrin të hedhë dritë mbi emrat e këtyre vëndeve, dhe kjo është gjuha shqipe”.

Norbert Jokl, në librin e tij publikuar më 1924 “Reallexikon der Vorgeschichte” shtrin konsideracionet e tij për Ilirët edhe mbi Trakët:

“Megjithatë ne shohim që trazhgimia gjuhësore që na vjen nga gjuhët e vjetra të Ballkanit, si ajo e Ilirëve dhe e Trakëve, janë ngushtësisht të lidhura me gjuhën shqipe”.

Për të mbaruar me citimet duhet të përmendim disa studiues italianë që janë interesuar për problemin pellazgo-iliro-etrusk.

Ribezzo njeh një harmoni të rëndësishme mbi emrat venet, japig, ilir dhe shqiptar. Lattes pohon që nuk ka asnjë arsye për të mos pranuar një origjinë ilire të popullsive italike. Dhe së fundi Trombetti pohon që fiset ilire janë përhapur gjatë gjithë Gadishullit Italian, nga Veneto në Pulia në Kalabri.

Përveç dëshmive të këtyre studiuesve të nderuar, ka edhe shumë prova arkeologjike që dëshmojnë ngjashmërinë jo vetëm gjuhësore por edhe të ideve krijuese, nëpërmjet monumenteve, monedhave, skulpturave, sjelljes sociale midis Toskëve (Tushi) të Etrurisë dhe atyre të Shqipërisë Jugore. Nuk është fare pa vend që të kujtojmë që akoma sot shqipëtarët e Veriut quhen Gegë dhe ata të jugut Toskë. Territoti I banuar nga Gegët dhe Toskët ishte Iliria e Jugut.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi

Nessun commento:

Posta un commento