nga Alberto Areddu

Të interesohesh për toponomastikën sarde, do të thotë të japësh kuptim toponimeve shumë shpesh të heshtura. Është llogaritur që sa më shumë afrohesh vëndeve që ndodhen në qëndër, aq më shumë rritet numri i toponimëve (deri sa arrihet 30% e shumës në sitet si Ovodda, Orune, Ollolai), që nuk mund të interpretohen me latinishten. Për të interpretuar korrekttësisht një toponim janë të nevojshëm dy kritere: të gjesh deri sa është e mundur formën e tij mesjetare (përpara mesjetës është praktikisht e pamundur të shkosh), dhe të kërkosh në të tjerë studime se ç’farë karakterizon atë territor të caktuar, kështu të quajtur. Në qoftë se për poleonimet (d.m.th. emrat e qëndrave të banuara nga mesjeta deri më sot) këto dy kritere janë shpesh të mundëshëm, sepse mbështeten nga informazione të shumëllojshme që na jepen nga studiues të ndryshëm , e njëjta gjë nuk mund të thuhet për mikrotoponomastikën, që për shkak të tingullit egzotik mund të na mashtroj mbi vjetërsinë e saj, dhe të dal në pah për ndonjë deformacion popullor, edhe pse duhet thënë që mund të jetë e vërtetë e kundërta, d.m.th. ata mund të na rezultojnë më të pastër fonetikisht edhe nga vet poleonimët, veçanërisht kur kemi të bëjmë me vënde të izoluar dhe jo shumë të frekuentuar. Pra për ti dhënë kuptim këtyre mikorotoponimeve duhet të shikojmë se çfarë KA në atë territor të caktuar, dhe deri tani studiuesit e ndryshëm janë përqëndruar thjesht në tingullin e këtyre toponimeve, dhe janë bërë gabime duke mbështetur teorinë siç ka bërë Wolf (dhe disa nxënës katalas të tij) të origjinës jo indoeuropiane të toponomastikës barbariçine. Për këtë arsye dua të marr në analizë këtu disa mikrotoponime që në lidhje me territorin ku ndodhen, për mua janë sigurisht indoeurpiane dhe pa dyshim mund të interpretohen nën dritën e origjinës ilirike.

Në territorin e Olzai-t ndodhej një lokalitet i quajtur ( ndoshta i njëjti që sot jehon si Dronnoro) Drovènnero, siç na e dëshmon studiuesi Fancello, i cili shton që në të njëherë e një kohë kishte një pyll ahesh, që në kohë të mëvonëshme është zhdukur. Duke lënë mënjanë prapashtesën –ennero që e gjejmë shpesh në shumë toponime sarde (dhe që e kam analizza në Origini albanesi della civiltà in Sardegna), rrënja drov na shpie në fjalën ilirike druva (sot pjesërisht e përdorur në gjuhën shqipe në formën druvar) që do të thotë pyll dhe që e gjejmë në gjuhët sllave në si drvo . Dimë nga Wagner që duri na tregon në dialektet qëndrore shkopin për të varur nga *drus “pemë”, dhe siç e pa edhe studiuesi gjerman, nuk është e ndarë nga shqipja druri.

Në territorin e Nuoro-s gjejmë malin Gurtei. Mbi këtë mal është gjetur një nuraghe; sipas Pittau-t që e shikon si toponim sostratik, kjo fjalë na kujton latinishten curtis, të cilën fjalët e përafërta indoeuropiane na tregojnë “sheshi, vënd i mbyllur”; fjalë që na duken pak të goditura për një vënd që quhet mal. Vetë Pittau dhe të tjerë studiues kanë vënë re frekuencën e toponimeve që fillojnë me gur –gurt –gurth- në gjuhën sarde, një tjetër mal këtë radhë Curtei na e ofron këtë fjalë në territorin e Bosa-s. vëmë re që në gjuhën shqipe një rrënjë tipike me origjinë ilire është gur; nga kjo fjalë ndërmjet formës indoeuropiane -*to kemi i gurtë. Vihet re që kjo formë rigjehet në të tjerë toponime sarde: Bul-tei, Ful-tei. Gjithashtu vihet re që në gjuhët indoeuropiane kalimi nga pietra (gur) monte (mal) bëhet me një farë frekuence dhe lehtësishtë. Për sa i përket daljes në –ei mund të mendohet një vendore e lashtë indoeuropiane në *-ei ose një mbrapa vendosje e artikullit mashkullor i , siç patëm mundësinë të shkruajmë për sisajanera la”(e zeza), dhe praktikisht “pietroso il” (i gurtë). Kështu ky toponim mua më duket që tregonte një mal të gurtë.

toponimo M. GURTEI

Le te vimë tani tek Artilai. Me emrin Arco di Artilai (Harku i Artilai-t) quhet një pikë kalimi që lidh e ndan dy zona të papërshkueshëme në Gennargentu të Desulo-s. ky zë është sostraktik dhe na shpie tek emri i lumit Artila që është me origjinë indoeuropiane, dhe vjen nga rrënja *ar “lidh, përshtat” nga i cili rrjedh në latinisht artus “gjymtyrë”, në greqisht arto etj. Na duket e natyrshme që Artilai, mbiemër në origjinë do të thoshte “lidhësi, që bën lidhjen”.

toponimo ARCU ARTILAI

Dhe tani le të spostohemi në Ogliastra, mbretëria e vërtetë e mbetjeve ilire në tokën sarde. Këtu në territorin e Seulo, kemi një përrua (rrymë) që derdhet në Flumendosa. Ky riu Berissai kalon nëpërmjet zonave të papërshkueshëme, dhe ka si të vetmen atraktivë turistike, një urë romake që quhet arcu de Berissai. Kush kupton sado pak gjuhën shqipe, lidh menjëherë të tillë emër me toponimin e përhapur shqiptar dhe kosovar Berisha/Berishë/Berisa/Berisani, nga i cili rrjedh emri Berisha.

Sali Berisha me Silvio Berlusconi

Egzistenca e një lokaliteti antik Beroia, na bënë të mendojmë që toponimi shqiptar ka origjinë ilire. Por nuk është e gjitha: në shqip fjala ber-i tregon harkun , dhe siç e thamë përroi ynë ka sipër arcu de Berissai! Si mund të mos mendojmë Romakët kanë ndërtuar urën me hark mbi një urë më të vjetër me origjinë ilire, që quhej Berissa dhe ai toponim antik më vonë u kthye në emrin e përroit?

arcu de Berissai

Kur interpretojmë këto toponime, mbetet që dikush për të na mbushur mëndjen që po gabojmë duhet që të përdori të njëjtat mënyra si ne, d.m.th. të na shpjegojë me fakte të PAKUNDËRSHTUESHME teorinë e tij. Natyrisht jo gjithshka mund të shpjegohet thjesht me ilirishten apo shqipen që për fat të keq nuk ka ruajtur të gjitha gjurmët që do të kishim dëshirë, por këto janë disa nga pikat të cilat mëndejt e hapura (që në Sardenjë ka plot) duhet të nisen në qoftë se duan të interpretojnë korrektësisht të kaluarën e tyre, pa qënë e nevojshme të lënë gjithshka në duart e gjoja urtësisë së baronëve.

Bibliografia e përdorur:

Alberto G. Areddu, Le origini albanesi della civiltà in Sardegna, Napoli 2007

Alberto G. Areddu, web.tiscali.it/sardoillirica/sardoillirica

Salvatore Dedola, Toponomastica sarda, Dolianova 2004

Fabio Fancello, Voci di un mondo remoto, Nuoro 2003

Massimo Pittau, I nomi di paesi... della Sardegna, Cagliari 1997

Heinz Jürgen Wolf, Toponomastica barbaricina, Nuoro 1998

Vladimir Zoto, Fjalor Emrash, Tirana 2005

0 Comments