Dielli - ZeusDielli (Zeusi apo Dhias). Më i larti i zotave, perëndi dhe baba si i perëndive të tjera ashtu dhe i njerëzve. Përpara se të na bëhej i njohur si zot i Olimpit (Zeus), dhe përpara se të krijohen mitet mbi lindjen e tij në Kretë, ekzistonte si hyjnizim i Diellit. Përderisa është zoti i parë dhe më i madh i botës pellazge, llogjikisht duhet ta hasim në të gjitha territoret ku banuan këta pellazgë, nga Italia Qëndrore e deri në Azi të Vogël, Qipro, Kretë etj. Dhe me të vërtetë atje e takojmë.

Shumë dimë për Diellin dhe peripecitë e tij, por thelbësisht e injorojmë historinë e tij, prejardhjen e tij, etimologjinë e tij. Çdo të thotë Dhias, Zeus, Zin etj? Ç’kuptim kanë rrënjët Dhi dhe Zi të perëndisë më të madhe pellazge? Thonë që dielli ishte hyjnizim i “shkëlqimit dhe ndriçimit” të Qiellit (Uranit). Qielli (Urani) në gjuhën sanskritishte quhet Diau-h. Kështu gjuhëtarët dhe mitologët menduan se gjetën zanafillën e çështjes së Diellit, meqënëse e cilësonin gjuhën sanskritishte më të lashtë se ajo greke.

Rrënjët Dhi dhe Zi në shqip kanë kuptimin e ndriçimit, shkëlqimit dhe zjarrit d.m.th. i përshtaten vetive të Diellit dhe i gjejmë në fjalët:

Diell apo dialektore Dill, Div, etj.

Ditë pra dita, pjesa e kohës që ndriçohet.

Dihet, dialektore, që do të thotë bëhet ditë.

Dieg, Djeg.

Di, njoh, ndriçohem, (ndriçoj trurin).

PerënDia, Perëndia, Zoti.

Diel, E diel d.m.th. ditë e diellë, dita e Diellit, që të krishterët e kthyen në ditën e Zotit.

Dialë, djalë, djali.

Rrënja Zi përfaqësohet me fjalët Zien tek fjala Zjarr dhe gjithashtu në fjalën e mëpasme Zot.

Diah-u sanskritisht do të thotë Qiell (Uran), i cili, siç e kuptoni nuk është gjithmonë i ndriçuar, por edhe i errët dhe në asnjë rast nuk është i zjarrtë. Këstu që nuk është e mundur të jetë e shpikur nga sanskritët, të cilët do të gjenin një emër tjetër për të shpjeguar veçorinë e tij (qiellit). Si rrjedhim është fjalë e prejardhur nga Dielli (Diau në pellazgjisht) dhe ka të bëjë vetëm me shkëlqimin e qiellit, pra është një prejardhje mbiemërore e Diau.

Prejardhje të Diau (Dielli) janë edhe fjalët latine DIOVIS dhe DEUS = Zot, Perëndi. Kjo ka ndodhur në kohën pas krijimit të panteut të Olimpit dhe njësimit të Diellit me kryezotin Zeus. Pra në kohëra kur dielli tashmë është “kryezot”. Dhe ja që Heredoti quan Dhia çdo zot të madh të popujve që ai përshkruan në historinë e tij.

Fjalë të prejardhura janë dhe Dies – dita në spanjisht, Day – dita në anglisht, Dieu – Zoti në frëngjisht, etj. Por në asnjë gjuhë të botës nuk ka një sistem kaq të plotë të fjalëve me rrënjët Di dhe Zi si ai që ekziston në gjuhën shqipe, dhe ku të gjitha fjalët kanë kuptimin e të ndriçuarës, të shkëlqimit, të zjarrit, të jetëdhënësit, d.m.th. të veçorive të Diellit.

Marrë nga libri Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve i autorit Aristidh Kola

0 Comments