domenica 19 giugno 2011

Oasis

Kuptimi akademik i kësaj fjale është si më poshtë: cilido rajon, (apo vend), i izoluar në një shkretëtirë apo në një hapësirë të thatë ku prania e ujit bëhet e domosdoshme për jetën, bimësinë, rritjen e kafshëve etj.

Shqipëria, odisea e pabesueshme e një populli parahelen

Kopertina e librit (versioni shqip)

Pra egzistenca e një oazi është e lidhur me praninë e ujit. Në ditët e sotme manualët etimologjikë ose enciklopeditë pohojnë se ky emër u shfaq në Francë për herë të parë rreth vitit 1561 pas Krishtit dhe se më vonë u rrallua deri në vitin 1766. Ata shtojnë gjithashtu se kjo fjalë e nxjerrë nga gjuha egjiptiane rrjedh nga latinishtja e vonë. Gjithsesi si shumë fjalë të tjera të lashta, kjo fjalë ka qenë e njohur qysh nga autorët e parë klasikë të antikitetit dhe kësisoj nga Pellazgët. Në të vërtetë duhet të jetë e përhapur veçse në epokën e Aleksandrit të Maqedonisë. Në të vërtetë këtij i është kushtuar një vend i shenjtë i tempullit Ammon (orakulli i famshëm i trajtuar si “dublanti” i atij të Pellazgëve në Dodonë, cf. Heredoti II, 54-57) në një oaz të shkretëtirës libike në perëndim të Egjiptit dhe që quhet në ditët tona Sivah. Aleksandri, i cili fliste gjuhën pellazge (ishte një pellazg i mirëfilltë nga nëna e tij epirote dhe pellazge e helenizuar nga babai i tij maqedonas) duhej ta njihte këtë emër “oasis”. E pra na thuhet se kjo fjalë është me zanafillë nga gjuha egjiptjane! Nëse rrjedh nga gjuha egjiptjane moderne d.m.th. gjuha arabe, atëherë nuk mund të ketë zanafillë faraonësh. Unë* mund të flas me njohuri të plota sepse gjuha arabe është një nga tre gjuhët që kam mësuar qysh se kam lindur, sëbashku me frëngjishten dhe gjuhën shqipen. Pas kërkimesh të shumta kam zbuluar se fjala egjiptjane uaha ose oaha është krijim tipik egjiptjan. Në të vërtetë, manualët gjuhësorë arabë pohojnë se emri oaha (njëjës) ose oahat (shumës) ka qenë futur në gjuhën arabe nga egjiptjanët e kohëve moderne. Megjithatë emri arab në konceptimin e tij të vërtetë për të emëruar një vend të mbuluar nga një bimësi e dendur dhe që ka ujra është rauda (njëjës) dhe riad (shumës).

Emri egjiptjan uaha a mos është një shtrembërim i madh i oazit tonë? Sido që të jetë ky emër shpjegohet në mënyrë të përkryer nga pellazgo – shqipja ujësi qoftë edhe në transkriptimin fonetik oujësi. Kjo fjalë në pellazgo – shqipen do të thotë vend, vendth që ka ujë. Mbi të gjitha a nuk është fjala për ujin pa të cilin nuk do të kishte oaz? Fatkeqësisht kur shqiptarët dolën nga përgjumja e tyre shekullore për të hyrë në qytetërim dhe deshën të shkruanin në gjuhën e të parëve të tyre ata e huazuan nga gjuha greke dhe latine ( të kthyera në gjuhë të qytetërimit) një grup fjalësh të modifikuara ose plotësisht të shëndërruara, por që gjithsesi i përkasin trashgimisë kulturore dhe gjuhësore të Pellazgëve d.m.th. të parëve të tyre. Me që është rasti, shqiptarët oazin e quajnë oazë, ndërkohë që do ta quanin ujësi fjalë stërgjyshore që gjithsesi egziston gjithmonë në gjuhën e tyre.

*Unë i referohet autorit të librit M. Aref.

Marrë nga libri Shqiptarët odisea e pabesueshme e një populli parahelen i autorit Mathieu Aref

Link versioni italisht: Oasi

Nessun commento:

Posta un commento