Gjatë periudhës midis fundosjes së Atlantidës dhe epokës së Ekspeditës I të pellazgeve ose ARG-ëve drejt Indisë, përveç kontaktit me atlantët që mbetën përfundimisht në Europë, ata patën kontakte të ndryshme që u bënë si pasojë e shpërguljeve të shumta të popullësive, që u përkisnin grupeve pak a shumë të rëndësishme të po asaj race pellazgjike, të bardhë. Këto kontakte sollën edhe një herë që të njëtrajtësohet gjuha pellazge e folur dhe ndoshta e shkruar në atë kohë. Ne madje jemi të sigurtë që në sajë të famës botërore që pellazgët ose ARG-ët duhej të kishin fituar nga fitoret e tyre mbi Atlantët, ata patën mundësinë të përhapnin me urtësinë e tyre “legjendare” , përdorimin e gjuhës së tyre në dialektin që ata vetë flisnin në qendër të Greqisë, kryesishtë në Athinë dhe në Itali. Ne e nënvizuam mbiemrin tonë legjendar i cili cilëson emrin urtësi , për të vënë në dukje rastin që na jep që të ndreqet një gabim tjetër mijravjeçar, konkretisht ai që vazhdimisht e përkthen fjalën: διοι (dioi), që cilëson Πελάσγοι (Pelasgoi) si “hyjnore” sikur kjo διοι (dioi) të kishte ndonjë lidhje çfarëdo me mbiemrin θειος (theios) , i cili vetë vjen prej emrit θεος (theos) që do të thotë “Perëndi” dhe prej nga vjen mbiemri θειος (theios) i cili përgjigjet “hyjnor”. Në fakt fjala διοι (dioi) që është ngatërruar nga padija në këtë mënyrë, nuk është gje tjeter veçse mbiemri prejfoljor i shqipes ose i pellazgjishtes : di-ës , që vjen nga folja di , me kuptimin: kam dije. Διος (dios): atëhere është e njëjta fjalë me pellasgjishten di-ës që do të thotë, i ditur, ai që di ; dhe përkthimi i vërtetë i: διοι Πελάσγοι (dioi pelasgoi) si rrjedhim do të ishte : “Pellazgët e ditur” ose “Pellazgët e urtë”, dhe jo “Pellazgët hyjnore” , siç e kanë përkthyer gjithnjë gabimisht ose nga padituria.

Para nisjes së ekspeditës drejt Indise termi Pelarg ose Piellarg, që shënonte gjithë popullesitë e racës së bardhë është thjeshtësuar , duke hequr gjymtyrën e parë Pel ose Piell që do të thotë “lind” dhe ruajti vetëm gjymtyrën e dytë , që është ARG ose në greqishten ΑΡΓ (arg) dhe që ka kuptimin “i bardhë”. Ky term i dytë , i cili ka patur fat të madh , nëse mund të shprehemi kështu, dhe është në origjinë të fjalës mesopotamase: ARYA dhe të fjalës greke: ΑΡΓΕΙΟΣ (argeios) mjaft të shpeshtë në këtë gjuhë të fundit, ky term pra zuri vendin e fjalës: ΠΕΛΑΡΓΟΣ (pelargos) ose ΠΕΛΑΣΓΟΣ (pelasgos), megjithatë pa arritur që ta zhdukë tërësisht. Sido që të jetë, ajo që duhet shmangur , siç e kemi vënë re tashmë, është ngatërrimi me termin grek: ΑΡΓΕІΟΣ (argeios) , i cili shkruhet saktësisht në të njëjtën mënyrë , por që e ka theksin në rrokjen para parafundores, dhe që do të thotë “banor ose qytetar i qytetit të Argosit”.

Marrë nga libri “Enigma” i autorit Robert D’Angely

Link versioni italisht:
διοι Πελασγοι = I Pelasgi sapienti

0 Comments