A e keni pyetur ndonjëherë veten përse konkretisht në Olimp të vendoset froni i Zeusit dhe banesa e perëndive? Vazhdimin llogjik të çështjes sonë e shpjegojnë priftërinjtë e majave të Ballkanit veriperëndimor, e më konkretisht rrethinat e Dodonit, prej nga ku ata vështronin të lindte dielli i adhuruar – Diaw;
nuk nevojitet të ngjitemi në majat e këtyre maleve që të konstatojmë një gjë të tillë. Një vështrim i thjeshtë në hartë do të na bindë se këta priftërinj të lasht e shikonin Diaw – Dia – Diell të lindë nga majat e Olimpit!
Gjeologët do të na vërtetojnë se Olimpi në një kohë të shkuar ka pësuar një vithisje të fortë, dhe nga një majë shumë e lartë, arriti të krijojë dy majat kryerore që ne njohim sot. Një ditë sytë e çuditur të priftërinjëve të Epirit dalluan fenomenin e vithisjes së tmerrëshme dhe do të kenë thënë me mijra herë në kallëzimet e tyre – ç’farë tjetër? – se ky mal u ul, u bë më i shkurtër. Dhe kjo gjë në gjuhën e tyre thuhet; “Ulj u bë” d.m.th. shqiptohej “Uljumb” – plus mbaresa e mëvonëshme os i dha formën përfundimtare “Uljubes” > Ulimbos > Olimbos.
Nga ana tjetër sigurisht që nuk ka nevojë qe ndonjë gjeolog të na vërtetojë vidhisjen që përmëndëm. Kush ngjitet në këtë mal të shkelur nga perënditë, që nga fshati Lihotor do ta kuptojë menjëherë dhe do të mendohet thellë se sa të vërteta fshehin këtu përleshjet midis gjigandëve dh titanëve që përshkruan Hesiodi. Po gjithësesi, gjeologët na duhen për të vërtetuar epokën kur është bërë ky ndryshim gjeologjik në Olimp, në mënyrë që të shohim sa larg shkon historia e popullit tonë dhe gjuha e perëndive, ajo gjuhë arvanitase që disa janë përpjekur aq shumë që ta zhdukin nga hapësira greke, edhe atëherë kur ishte aq i freskët dhe qe pikërisht gjuha e heronjve kombëtar të 1821 – it.

Marrë nga libri “Gjuha e perëndive” i autorit Aristidh Kola

Link versioni italisht:
L’Olimpo: il trono di Zeus

0 Comments