arrestoj; arrestim
Ndërkohë që në gjuhën shqipe ekziston fjala shqip “kap” që duket se është endur nëpër Europë sepse ne e gjejmë në latinisht ( capere), në anglisht ( keep) ose në frëngjisht ( capturer)…

marshim, marshoj, marshon
Nuk kuptoj përse është krijuar ky neologjizëm ndërkohë që gjuha shqipe ka fjalët e saj “ ecje, eci, ecim, ecën”. Mund të përdorej, në fund të fundit, kjo fjalë për të emëruer në lëmin muzikor, një marsh ushtarak ( “ marshim ushtarak”) shprehje e shpikur nga të huajt.

sukses
Gjithashtu shqipja zotëron shumë fjalë ndër të cilat “mbarëvajtje, mbarësi, mbrodhësi, ose arritje”.

audiencë
Shqipja ka gjithashtu fjalët: vëmendje, pritje, mbledhje…

aplikim, aplikacion
Fjalë të shumta në shqip: vendosje, vënie, zbatim, përdorim.

tendencë
Shqipja ka fjalën e saj: prirje.
procedim
Edhe për këtë shqipja është e pasur: mënyrë veprimi, sjellje, mënyrë e sjelljes…

protestoj
Në shqip ekziston një fjale në përdorim të perditshëm: kundërshtoj

abuzim
Gjithashtu shqipes nuk i mungojnë fjalët: shpërdorim, teprim, tepri,.
egzistoj
Edhe për këtë, për një fjalë parësore dhe kaq të rëndësishme shkohet dhe kërkohet në një gjuhë romane relativisht të vonë “ frëngjisht”! ndërkohë që gjuha shqipe zotëron një nga fjalët më zanafillore dhe më të lashtat: jetoj në kuptimin që egzistoj dhe në rastet pavetore ka sëbashku me kuptimin “ vazhdon, vazhdon ende” ( ose hala) ose dhe jam gjallë.

injorant
Shqipja zotëron “i pa ditur, i paditun, nuk di gjë, ose nuk di gja “.

indipendencë
Ekziston një fjalë shqipe e shkëlqyer : pavarësi, mëvetësi.

inteligjent
Edhe për këtë fjalë kaq të rëndesishme gjendet mënyra për të përdorur një fjalë të huaj nderkohë që gjuha shqipe ka shumë sinonime: i zgjuar, i mençëm, i ditur…

civilizua,civilizuar
Në shqip ekziston një fjalë e lashtë “ qytetërua, qytetëruar” ( që rrjedh nga qytet), fjalë e trashëguar nga latinët ( nëpërmjet Etruskëve) nën formën e civica (qytet), e cila ka krijuar fjalën italisht citta (qytet) dhe atë franceze citè (qytet). Është kulmi që shqiptarët përdorin një fjlë të të parëve të tyre të shtrembëruar nga latinishja dhe të riformuar nga frëngjishtja.

plazh
Edhe për këtë, për tu bërë modernë apo për të folur si njerëz të qytetëruar, në këtë rast si francezë, është perdorur fjala plazh ndërkohë që ekzistojnë fjalë tepër të vjetra: “ ranishtë”, e cila rrjedh nga fjala “ranë” (dialekti geg) dhe “rërë” (dialekti toske) si dhe “buzë deti; por dhe më të vjetra që kanë kuptimin e njëjtësi “ ranë” dhe “kum, e cila është zanafilla e emrave “cumes, cumae”, qytet bregdetar i Italisë jugore ( Kampania, provincë etruske në këtë periudhë) dhe ishte qyteti i parë i marrë etruskëve dhe i pushtuar nga Helenët e parë që mbërritën në Itali!


Marrë nga libri i autorit Mathew Aref, Shqiptarët odisea e pabesueshme e një populli parahelen

Link versioni italisht:
Alcuni esempi di neologismi inutili della lingua albanese

3 Comments

  1. Mirèserdhe, lexuesi Albania, po nga tè kemi

    ReplyDelete
  2. Intelegjent - ka ketu ne maqedoni dhe nje fjale shume te bukur qe e perdorin fshaterat ketu - MENDAR - Shqip

    Ddhe gjithashtu fjala toskenisht I URTE, por ma shume i pershtatet perkthimit te fjales SOFIA ne greqishten e vjeter (per mednimin tim).

    Pershendetje dhe vetem vazhdo me kete pune se eshte kenaqesi me lexu kete blog.

    ReplyDelete
  3. Faleminderit Ari. Eshte kenaqesi per mua kur lexohet dhe vleresohet ky blog. pershendetje...

    ReplyDelete