lunedì 13 aprile 2009

Etimologjia e saktë e YTI dhe βαρβαρ – ος (barbar – os)

Fjala që ka më shumë rëndësi për pikëpamjen tonë nga Odisea , ështe emri që Uliksi i dha Polifemit, që u përdor për të thirrur atë, pra : ουτις (outis) . Që në vështrimin e parë, ne e kemi parë se ashtu siç ështe shkruar ουτις (outis) , ose siç kanë dashur ta shkruajnë më vonë, nuk ështe një fjale greke, sepse do të duhej të ishte : ουδεις (oudeis) që mund të kishte kuptimin “askushi” . Ου τις (ou tis) që gjithashtu do të thote “askush” shkruhet në dy fjalë te veçanta siç e gjejme kudo tek Iliada dhe Odisea. Ουτις (outis) nuk ka qënë konsideruar si një fjalë që shënon askushin për më tepër si transkriptim i YTI : yti pellazgjike. Nëse në fillim kjo YTI = yti shqipëtohej në mënyrë te përshtateshme, sipas pellazgjishtes dhe kuptohej fare mirë nga i gjithë auditori, shumë më vonë kur në epokën e Pisistratit rapsodite u përkthyen në greqisht, YTI nuk u përkthye por thjesht u transkriptua me ουτι (outi). Në fillimet e transkriptimit te kësaj fjale në greqishten megjithate shqiptohej me saktesi: YTI dhe auditori vijonte automatikisht t’i jepte domethënien e vërtete: YTI. Por më vonë kur tekstet krahasuese pellazge nisën te bëheshin gjithnjë e më te rradha dhe përfunduan më pas duke u zhdukur fare, u harrua shqipëtimi i vërtete dhe humbi gjithashtu kuptimi i sakte: ουτις (outis) që nuk ishte përkthyer dhe i dhanë kuptimin Askushi.
Kjo YTI pellazge, shumë e përdorur edhe sot, pikërisht po me ate kuptim që e ka përdorur Odisea, pa dyshim i bëri t’ua mbathnin te gjithë ciklopët njëri pas tjetrit, që vinin para shpellës së Polifemit për ndihmë, për arsyen e thjështë se në pellazgjishten ose shqipen YTI gjithnjë do te thote: yti (yt+i) dhe jepet si përgjigje për pyetje te tilla si:
Kush ta qit synë i pari ? }YTI
Kush te shtyn i pari te biesh në rripë ? }YTI
Kush ta ben te ligën më te madhe ? }YTI
Kush te vjedh më mirë ? }YTI
etj., etj.
YTI ështe kudo me kuptimin: farefisi yt më i afërt, miku, shërbëtori, i punësuari ose çdo përson që ështe i lidhur ose pranë jush dhe që përgjigjet ose i përgjigjet pyetjes që i bëhet.
Për te shpjeguar rastin e ciklopëve që iu drejtuan Polifemit gjërat do te kenë ndodhur kështu:
- Ciklopi i parë, pa dyshim ai më afër ka rendur tek ai dhe e ka pyetur: cili bari të ka goditur? – Sapo Polifemi i është përgjigjur yti, tjetri pa pritur fjalët e tjera është kthyer për te të vetët dhe është ndalur për të shmangur ngaterresa të tjera, sidomos me ciclopët e tjerë.
- Ciklopi i parë është nisur te të vetet dhe atehere menjëhere ka rendur ciklopi i dytë dhe dialogu ka filluar pak a shumë: Cili bari të ka goditur? ose cili të ka plagosur? Polifemi përsëri i është përgjigjur: yti . Edhe ky ciklop i dytë po njësoj për të shmangur çdo diskutim me ciklopët e tjerë është kthyer po me aq shpejtësi dhe ka ndalur te të vetët.
E po kështu i treti, i katërti, i pesti dhe gjithë ciklopët e tjerë, deri tek i fundit; për shkak të kësaj fjale magjike ;Yti ose me kuptimin pellazg që Uliksi e ka vënë në gojën e Polifemit, ata të gjithë ua mbathën pa kërkuar shpjegime, duke besuar se kështu nuk do të ngatërroheshin në një histori, që e kishte shkaktuar bariu i tyre me Polifemin.
Duke i dhënë ουτις (outis) jo më kuptimin grek askushi që nuk mund të kishte nga vetë forma por kuptimin pellazg yti që i përshtatet shumë më mirë, gjithë vargjet greke përkatese bien vetvetiu sepse duket që jane futur duke përdorur dhunë dhe nuk përbejnë një trup me tekstin që e rëndojnë…

Një fjalë tjetër, e cila provon se gjuha pellazge ka qënë gjuhë e vatres për gjithe antikitetin dhe që me këtë ciliesi jo vetëm ka ndikuar mbi greqishten, por i ka shërbyer për t’i dhënë ose siguruar lëndë, është fjala: βαρβαρ – ος (barbar – os) . Grekët në lashtësi duke respektuar kuptimin etimologjik të kësaj fjale nuk e përdornin përveçse kur dëshironin të cilësonin një gjuhë tjetër të ndryshme nga greqishtja, dhe asnjëhere kur flisnin për racën, kombin , për qytetërimin , ose për një temë tjetër analoge. Vetëm më vonë dhe sidomos nga latinët fjala: barbari u përdor për të cilësuar popujt e paqytetëruar dhe në veçanti ata që pushtuan perandorinë deri në shkatërrimin e sajë përfundimtar, dhe pastaj i mbeti ky kuptim. Sa për grekët që e huazuan këtë fjalë nga gjuha pellazge, i dhanë kuptimin që kishte në këtë gjuhe, domethëne : që flet belbër ; ose që flet si femijë në menyrë të pashkoqitur. Në fakt duke u mbështëtur mbi gjuhën pellazgjike aktuale, domethëne shqipen , mund të jepen dy shpjegime etimologjike të përsosura kësaj fjale: i pari është ideja ose domethënia e llafazanërise, të flasesh mbarë e mbrapsht ose të flasësh vazhdimisht që jepen në shqip: flet bërbër, si byth e turtullit; dhe shpjegimi i dyte është të shtrembërosh kuptimin e fjalëve ose t’i hash rrokjet, duke i shqiptuar ndryshe nga mënyra e drejtë e përgjithshme, si për shembull thuthuqi, që jepet shqip flet belbër si foshnjat domethëne belbëzon. Në të dyja rastet, si flet bërbër si flet belbër gjuha shtrembërohet aq shumë sa bëhet e pakuptueshme edhe për një shqipëtar. Kjo ka qënë e njëjta gjë me grekët e lashtë, të cilët flisnin të gjithë gjuhën pellazge, si ata që e flasin ende sot shqipen, kur ne mardhëniet me të huajt, krijuan gjuhën greke, liturgjike, diplomatike, zyrëtare dhe ndërkombëtare (për tu marrë vesh me jo pellazgët) nga fjala e tyre bër bër onomatope, po ashtu si në shqipen e sotme bërbër ose belbër krijuan fjalën: βαρβαρ – ος (barbar – os). Dhe ky cilësor u përdor nga të lashtët si për ata që flisnin një gjuhë të ndryshme nga grekët dhe që ishin si rrjedhim të huaj, edhe për ata që ishin helen , por që shqipëtonin keq gjuhën greke, duke shtrembëruar dhe duke bërë të pakuptueshme, apo e flisnin shpejt dhe me gabime, duke e bërë njësoj të pakuptueshme…
Përfundimisht cilësori βαρβαρος (barbaros) përdorej nga helenët vetëm për menyrën për të folur dhe aspak për racen e dikujt; gjë që i bënte pellazgët – me përjashtim të atyre që e dinin e flisnin dhe e shkruanin greqishten – të konsideroheshin si barbarë, po ashtu si të huajt për racën pellazge, me përjashtim të atyre që dinin mirë greqishten dhe njësoj konsideroheshin se ishin helen. Për të saktësuar kuptimin që mori më pas fjala βαρβαρος (barbaros) do të citojmë këtu një farë aksiome që ata të cilët quheshin helen e kanë krijuar për t’u shërbyer si kriter i lehtë që të dallonin helenët dhe jo helenët: Πασ μη Ελλην βαρβαρος (pas mē Ellēn barbaros) domethëne Ti jo helen (je) barbar, thoshin ata; duke e përdorur këtë frazë si bazë për një silogjizëm, Demosteni ka thenë, po e citojmë: çdo jo helen është barbar; tani, Filipi babai i Aleksandrit të madh nuk është helen (atëhere mund të pyesim, përse helenet e sotëm predendojnë për Filipin, Aleksandrin, maqedonasit, epiriotet etj se jane helenë?), ateherë Filipi është barbar . Për ta përforcuar këtë silogjizëm mund të vërehet se helenët i trajtonin helenët e tjerë si barbarë vetëm e vetëm sepse nuk kuptonin dallimet dialektore të greqishtes që flisnin.
Marre nga libri "Enigma" i autorit Robert D'Angely
Link versioni italisht
: La vera etimologia di YTI (il tuo) e βαρβαρ – ος (barbar – os)

1 commento:

  1. Shpjegimi i Robertit,megjithese ka goxha pune e shume harxhim kohe,mendoj,se nuk qendron.
    Koncepti ka qene i thjeshte fare.Grekerit quanin me kete term jo ata qe nuk flisnin greqisht,as ata belebezonin,ose .
    Gjuha greke e vjeter,nuk eshte gje tjeter vecse gjuha Shqipe.Ata quanin me kete term Iliret dhe Latinett.Ne ate kohe gjuha e tyre pothuajse nuk kishte asnje ndryshim.Ata kuptoheshin me njeri tjetrin.(Por me ndryshim qe kjo kerkon vertetim te te forte ne ditete e sotme).
    Emrin,ndarjet,tezat erdhen dhe u ndertuan ata qe i magazinuan keto libra.Ato qe i rikopjuan per ti ruajtur,per "te mos i prishur nga koha".
    Gjuha shqipe e sotme dhe gjuha greke e vjeter jane e njejta gjuha.
    *Barbar,do te thote sic thote dhe shqipja e sotme "barabar.I barabarte.Kete e verteton edhe nje term i gjuhes qe beri permiresimin e jashtezakonshme dhe perfundimtar te gjuhes Shqipe,gjuhes Latine,mbarimi krijues i kesaj gjuhe e madhe hyjnore.Eshte fjala-fakt e shkruar qe nga lashtesia,fjala "barato".kjo fjale perdorej per shkembimin e mallarve kur nuk kishte lindur monedha.Kuptohet pse ka ate kuptim.Kemi vetem transformim fonetik Z-t,ndersa ai llogjik qendron i pandryshuar per reth 3000 vjet.Cdo shpjegim tjeter,bazuar mbi te ashtuquajturen "greqishte e vjeter",te cilat ne te vertete jane vetem emertime te reja dhe shpjegime moderne hipotetike te lajthitura gjuhetaresh e jogjuhetaresh ne tre shekujve te fundit.Jane me teper me rendesi per politiken gjuhesore dhe historike dhe jo per veten shkencat perkatese.

    RispondiElimina