enigma
Domethenia e vertete etimologjike e termit Пελαργος (pelargos) ose Пελασγος (pelasgos) ose Argo ose Arya
Perpara se te flasim siç duhet per etrusket, per te cilet eshte bere kaq fjale kohet e fundit, per shkak te veshtiresise qe ndesh deshifrimi ose me teper perkthimi i gjuhes se tyre, eshte e nevojshme te flitet se pari per prejardhjen e gjuhes dhe te qyteterimit te Pellazgeve; pasi termat : pellazge, arias, etruske, arbereshe etj., jane sinonime dhe shenojne ne fakt po ate element rrenje me cilesime te ndryshme. Ne te vertete nuk eshte puna per nje popull ose nje komb, por per nje grup te madh popujsh, qe vijne po nga ajo race, e gjere primitive e cila qe nga prejardhja e vete njeriut mbi toke e deri ne kohet historike zinte dhe ze deri me sot, me gjithe Europen, nje pjese gjithashtu te Perendimit aziatik dhe te Veriut te Afrikes. Me gjithe kete shtrirje dhe rendesi te madhe te pellazgeve ne lashtesi, siç del vete nga shkrimet e te lashteve, dijetaret tane te sotem , ngaqe gjithmone kane injoruar deri dhe domethenien e perpikte etimologjike te fjales pellazge, nuk u kane dhene atyre as rendesine, as shtrirjen qe u kane dhene njerezit e antikitetit. Dijetari i njohur Max Müller madje ka e shtyre çeshtjen teper larg sepse ka guxuar te shprehe mendimin fantastik se: “egsistenca e Pellazgeve ka qene nje mit i antikitetit” . Per te qene kaq i prere dhe kategorik Max Müller pretendon se ka dashur te shohe me qarte atje ku te lashtet , te gjithe te lashtet paperjashtim, sipas tij kane gabuar, kur kane shkruar se gjithe popujt e njohur qe ne antikitetit dhe qe ishin te races se bardhe kane qene pellazge. Por te lashtet duke e njohur vete shume mire kete kuptim etimologjik, nuk kane bere te njejtin gabim dhe i kane konsideruar, e quajtur se ishin pellazge te gjithe rrenjesit e Europes, qofshin te njohur si banoret rreth mesdheut, qofshin te panjohur si banoret ne thellesi te veriut te kontinentit ose ήπειρος (ēpeiros) po njesoj te races te bardhe. Keshtu Pellazg, Пελαργος (pelargos) ose Пελασγος (pelasgos), ne kundershtim me te gjitha shpjegimet etimologjike qe kane dashur t’i japin deri me sot, duke u mbeshtetur mbi Spelunca = shkemb, dhe ne shqipen “banoret e shkembit”, mbi Пελαγος (pelagos) = det i brendeshem, mbi Пελ (pel) dhe αγος (agos) etj… shpjegohet vetem me ane te gjuhes shqipe dhe do te thote “i lindur i bardhe”ose nga race e bardhe. Nuk ka asnje hije dyshimi se Пελαργος (pelargos) eshte nje term i perbere pellazgjik ose shqip, i greqizuar ose i helenizuar shume me vone. Duke e zberthyer vijme me lehtesi te forma e tije primitive originale, mjafton qe te ndjekim nje metode me etapa: nga Пελαργος (pelargos) ne fillim heqim mbaresen greke ος. Ajo qe mbetet: Пελαργ (pelarg), eshte transkriptimi grek i pellazgjishtes ose i shqipes “Piellarg” primitive qe, ne gjuhes e evoluar ose ne shqipen e sotme na jep :piell(b)ardh(ë), duke qene b nje epenteme; ë nje mbarese toske , qe ne gegerishten mund te bjere dhe g = dh e anasjelltas dh = g ose γ = δ (g = d) duke patur gjithnje domethenien: i lindur i bardhe ose pinjoll i bardhe. Eshte si rregull qe IE dhe JE pellazge ose shqipe te beheshin ne greqishten E dhe ne latinishten E; per shembull: PJEPER ose PJEPUR = ΠΕΠΟΝ (pepon) po me ate kuptim PIERTH = ΠΕΡΔ (perd), po me ate kuptim; MIEL = ΜΕΛΓ – ω (melg), une mjel; DHJES = ΧΕΖ – ω (chez) po me ate kuptim; PJEK = ΠΕΚ – ω (pek) po me ate kuptim; PJERGULLE – A : PERGOLA: etj… dhe PIELL = πελ (pel), une pjell, nxjerr ne drite, prodhoj (fryte) duke folur per pemet frutore; dielh = Δήλος ( delos) dhe αδελιος (adelios), αγελιος (agelios) ose ήλιος (ēlios) = diell. Forma primitive pellazgjike ose shqipe: PIELLARG ka evoluar dhe ka dhene (kur greqishtja nisi te formohej mbi bazen e fondit pellazg ose shqip, te plotesuar me ane te shtesave te tjera te huaja) fjalen greke: Пελαργος (pelargos) e cila me vone u be: Пελασγος (pelasgos) duke ndryshuar ρ (r) ne σ (s) , ashtu si te θαρρος (tharros) = kuraje, guxim; αρρήν (arrēn) = mashkull ,τυρρήνος (turrēnos) = tirrenas ; πυρρος (purros) = i zjarrit etj… qe jane bere: θαρσος (tharsos) e θρασος (thrasos) ; αρσήν (arsēn) τυρσήνος (tursēnos) πυρσος (pursos) etj…
Marre nga libri "Enigma" i autorit Robert D'Angely
Link versioni italisht: La vera etimologia del termine Пελαργος (pelargos) o Пελασγος (pelasgos), Argo o Arya
Marre nga libri "Enigma" i autorit Robert D'Angely
Link versioni italisht: La vera etimologia del termine Пελαργος (pelargos) o Пελασγος (pelasgos), Argo o Arya
2 Comments
Shume artikull i bukur urime.
ReplyDeleteD’Angeli ishte shume i dashuruar me gjuhen shqipe, aq shume sa e shihte atè kudo, m.gj.th ketu ka nje baze te vertet, territori ballkanik ne shekuj eshte karakterizuar per luftra te vazhdueshme ( e fundit u perfundua ne ’97 Serbi-Kosove me pavarsine e kesaj te fundit ne 17 shkurt 2008) mè 1912 kufijte u ndare sipas deshires dhe oreksit te shteteve te medha, sidomos ato te ish perandorise Turke ( Shqiperia) dhe Greqia jo vetem qe mori pjesen me te mire dhe mori aq sa deshi, mori zakonet doket, culturen e burrat e shtetit ( revoluzioni grek 1918) te popullit shqiptare, nuk u kenaq edhe vendosi qe ta shfaroste kete popull kaq ingombrant, dhe mendoi mire mbas pastrimit etnik te popullsise Came te ndermarri nje politike te turpshme under çdo elementi shqiptare duke hedhur balte mbi historine fisnike te popullit shqiptare, kjo politike vazhdon akoma ne ditet tona, duke mos permendur ketu kontributin e Serbise, akoma populli Kosovar po mjekon plaget shekullore. Nuk dua te zgjatem me se ka shume per te shkruare e ti Toni e bene kete te fundit ne menyren me te mire.
ReplyDeleteJULI