Aleksandri = Ka le andërr

Ky emër është bërë i shquar falë Parisit, i quajtur ndryshe Aleksandër, biri i Priamit (mbreti i Trojës) dhe i Hekubës. Këtë emër e mbajtën më vonë në mënyrë të veçantë princat e linjës mbretërore dhe me zanafillë pellazge, të tillë si Aleksandri i III i Maqedonisë, biri i Filipit II dhe Olimpias, princesha epiriote. Legjenda e parë ka të bëjë me Paris/Aleksandër, hero trojan dhe pellazg. Nëna e tij Hekuba kur ishte shtatzënë pa në ëndërr se ishte mbarsur me një pishtar që flakëronte dhe që dogji gjithë qytetin e Trojës. Duke dyshuar për një paralajmërim të keq ajo e la atë në malin Ida. Ai u rrit nga bariu Agelaus. Më vonë duke zbuluar zanafillën e tij, ai u kthye pranë babait të tij në pallatin e Trojës. Profetja Kasandra, motra e tij e njohu menjëherë. Pa dyshim bariu që e rriti i kishte dhënë emrin “Paris”. Ai mori emrin Aleksandër ka shumë të ngjarë si rrjedhojë e britmës së motrës së tij Kasandra: ai që ka lindur si në ëndërr, ëndrra e Hekubesë! Ka le si andërr. Një tjetër legjendë ëndërrash është e lidhur me lindjen e Aleksandrit të Madh . Ai që mbron burrat është nga ana fonetike shpjegimi në greqisht.

Kasandra = Qes andërr, Qes andërra

Bija e Priamit (mbret i Trojës) dhe i Hekubës. Ajo mësoi nga Apolloni dhuntinë e parashikimit të së ardhmes. Emri i saj shpjegohet në mënyrë të përkryer fal gjuhës shqipe: qes andërr ose qes andërra (gegë), çfarë nënkupton ajo që shpjegon ëndërrat.

Ajaks = Gjakës, Gjakësorë

Ky është emri i dy heronjve legjendarë. I pari Ajaksi, biri i Telamonit (mbret i Salaminës) dhe i trajtuar si luftëtari më i guximshëm pas Akilit gjatë luftës së Trojës. Por pas vdekjes së këtij të fundit, ai dhe Uliksi u ndeshën për armët e heroit të madh. Ishte Uliksi ai që i mori ato. Atëherë Ajaksin e kapi dalldia dhe doli natën nga tenda e tij dhe theri të gjithë deshët që gjendeshin përreth duke kujtuar se po vriste luftëtarë. Sa për Ajaksin e dytë, biri i Oiles, mbreti i Lokrianëve i mbiquajtur i vogli jo vetëm në raport me Ajaksin e madh por edhe për shkak të trupit të tij më të vogël. Edhe ai u dallua për trimërinë dhe mizorinë e tij në luftimet kundër Trojës. Por mbi të gjitha ai bëhet fajtor për sakrilegjin kundrejt Athinës. Pra kemi vërejtur se bëhet fjalë për Ajaksin e parë o se të dytë, të cilët si njëri dhe tjetri simbolizojnë mizorinë dhe gjakun e derdhur. Mirëpo në shqip kjo na zbulon pikërisht këtë aspekt mizor dhe gjakatar: Gjaks ose Gjakës nënkupton vrasës dhe Gjakësor.

Marrë nga libri Shqipëria, odisea e pabesueshme e një populli parahelen i autorit Mathew Aref

0 Comments