domenica 27 novembre 2011

Hititët ishin Trojanë d.m.th. Iliro – Shqiptar

Gjatë shumë studimeve të mia[1], në të gjitha fushat, që ishin në kërkim të provave mbi tezën time mbi Ilirët prehistorikë dhe historikë – që i kam konsideruar nga e njëjta FARË me ETRUSKËT, TROJANËT dhe HITITËT – më zuri dora një vepër voluminoze i autorit Marcel Cohén (“La Grande Invention de l’Écriture et son evolution”, Imprimerie Nationale Paris 1958), që megjithë 700 faqet e dy volumeve dhe të 95 tabelave ilustruese, të hieroglifeve dhe alfabeteve të ndryshëm etj.., e lexova dhe e studjova në pak ditë me entuziazmin e një fillestari.

Ndërmjet hieroglifeve hititë, njëri tërhoqi veçanërisht vëmendjen time: shenja e jetës së pavdekëshme, (n)ëngj, simboli i JETËS, identik me hieroglifin e Egjiptit antik: Z

Po e sjell të fotokopjuar nga tabelat e librit të autorit Cohén:

Planche 32

HÉROLGLYPHES HITTITES

CHOIX D’IDËOGRAMMES

ENIGMA E GJUHES SHQIPE - BLOG

Në kohën e rinisë time, kur vizitova Egjiptin, mbi monumentet e Merenptah-it dhe të Ramsesit të III (do të mësoja vetëm më vonë, duke studjuar Maneton-in dhe të tjerë autorë antikë, që këta sovran nuk ishin as me gjak mbretëror dhe as egjiptjanë, por etruskë, trojanë, hititë: zotra që kishin ardhur nga kasta ushtarake), gjeta emrat:

ENIGMA E GJUHES SHQIPE - BLOG

TURSHA dhe TURUSHA, të cilat padyshim janë përkatëse me Etrurinë; Tusci latinisht, me metatezë dhe protezë të shkronjës e: E-trusi, Etruria (s dhe njo sh siç do të ishte më e drejtë, sepse trush është rasa rrjedhore e tru, dhe Etruskë ka kuptimin njerëz me tru). Do të gjeni të njëjtin riferiment edhe në “Etrusher” të profesor Körte, në “Real Encyclopädie Pauly”, Wissowa, Berlin….

Këta dy sovran, që qeverisën - me sa duket me titullin LARTHES – Egjiptin (si paraardhësi Seti I, themeluesi dinastisë së XIX-të) konsideronin gjithnjë si vëllezër Hititët, dhe ashtu u sollën me ta në të gjitha rastet. I pari ishte biri i të Madhit Ramsesi II; tjetri ishte nipi, sovrani i fundit i Egjiptit me të vërtetë i madh – i njëjtë me gjyshin e tij, që qeverisi me urtësi, heroizëm dhe lavdi Egjiptin.

Egzistonte ndërmjet këtij shteti të madh dhe Hititëve një pakt miqësie, i lidhur në vitin e XXII-të të Ramsesit II : i pari pakt historik mossulmimi, që njihet deri më sot: jemi në vitin 1268 para Krishtit.

Nëse një armik sulmon Sovranin e Egjiptit, dhe kështu ai i dërgon fjalë Udhëheqësit të Madh të Khatti (= sovrani i Hititëve): “Eja dhe më ndihmo kundër tijUdhëheqësi i Madh i Khatti (Khatti në shqip lexohet “gjatë” dhe ka kuptimin e “i shtrirë në gjatësi”; në fakt perandoria e madhe e hititëve ishte e shtrirë nga Anatolia në Palestinë dhe deri nëAsiri (shën. i autorit), do të vij në ndihmë dhe do të vrasi armikun e tij”. Dhe anasjalltas.

Federico A. Arborio Mella, në “L’Egitto dei Faraoni”, Mursia Editore, Milano, mbi këtë temë na thot:

“Është i pari traktat ekstradimi; por refugjati një herë brenda në tokën e tij nuk mund të dënohet”. Kjo na tregon që kodi ndërkombëtar i të drejtave tek të lashtët ishte shumë më i avancuar dhe human, se sa janë kodet modernë, të cilët nuk i intereson fati i të ekstraduarit.

Edhe Abrami (2168 para Krishtit.) la për mungesë ushqimi, UR (Kaldean) – Ur-i në ilirisht dhe shqip do të thotë pikërisht uri) – emigroi në Hebron, në jug të Jeruzalemit, në atë kohë territor që njihej historikisht si hitit. Këtu vdiq gruaja e tij Sara, në moshën 187 vjeçe sipas Biblës; dhe pikërisht këtu mbasi e qau vendosi që ta varroste.

Johannes Lebmann, në taktatin e tij prestigjoz “Gli Ittiti” (Garzanti, Milano 1977), na thotë: “Por meqë toka nuk ishte e tij, por e hititëve, iu desh të negocionte. Patriarku u paraqit me përulësi, dhe kërkoi që të blente një vend për varrim; Hititët zemërgjerë, deshën që t’ja dhuronin, por ai insistoi që ta paguante me kontratë të rregullt”.

Sjellja e tij ka të bëjë me mentalitetin e hebrenjve: paguajnë edhe me çmim të ulët, por paguajnë gjithmonë, për të pasur të drejtën e posedimit, ashtu siç kanë bërë pasardhësit e tij, Izralianët modernë, me tokat e Arabëve.

Po insistoj me këto citime për të mbrojtur tezën time: “HITITËT JANË TROJANË (d.m.th. Iliro-Shqiptar, siç na del nga studimi i kujdesshëm i Tit Livit dhe Virgjilit (shën. i autorit.) dhe TROJANËT janë ETRUSKË”. Origjina e kësaj prejardhjeje fisnike e BIJËVE TË SHQIPES d.m.th të DRITËS, është shumë e vjetër, sipas dokumenteve filologjikë, filozofikë, etnografikë, të paktën më shumë se 12.000 vjet.

Dhe unë kam të drejtë kur pohoj në relacion me teorinë time që Iliria historike është degëzimi i fundit i korrentit të madh boreo-ilirik; korrent i vrullshëm, i cili që nga koha e gurit duke lëvizur nga Kaukazi, u shpërnda përtej Anatolisë, në Mesopotami, në Palestinë dhe në Asiri, duke kaluar në Egjipt dhe në Itali.

Unë kam gjetur “polenine pathyeshëm (edhe në botanikë poleni është i pathyeshëm) të pemës gjigante iliriko-hitito-trojano-etruske, në Turqi, në Iran, në Indi, e përveç kësaj në të tjerë vende që përmendëm këtu, me degët më të përparuara të shkencës, të artit, të filozofisë dhe të ekzoterizmit, veçanërisht në Itali e në Egjipt, nga ku Thot-i shpërndau në të gjithë botën dritën e diturisë të pandryshueshme sepse është vërtetë e tillë.


[1] Bëhet fjalë për autorin e këtij shkrimi d.m.th. Giuseppe Catapano.

Marrë lirisht nga libri Thot. Tat (VAV) parlava albanese i autorit Giuseppe Catapano

Përktheu nga italishtja Elton Varfi

Link versioni italisht: Gli Hittiti sono Troiani e quindi Illiro - Albanesi

Nessun commento:

Posta un commento