domenica 6 marzo 2011

Gjurmë të herëshme greke dhe pellazgjike në Itali

Paskuale Borrelli, njeri me tendeca politike liberale, për të cilat ishte i detyruar të jetonte në mërgim, ishte një nga filologët modern më të mirë; në veprën e tij “Principi della scienza etimologica”, duke folur për emigrimet e para pellazgo-shqiptare në Itali, mbështet teorinë që këto emirgrime janë bërë nga kolon grekë. Kështu ai na sjell bindjen e tij në faqet 19 dhe 20 të veprës së cituar:

“Vala e parë e ardhjes së Grekëve në Itali daton që nga një kohë aq shumë e largët sa që është e pamundur të preçizojmë egzaktësisht epokën. Natyrisht shumë vënde, që sot bëjnë pjesë në mbretërinë e dy Siçilive, janë përshkruar nga Homeri me një saktësi që edhe sepse ai nuk i ka vizituar kurrë këto vende, do t’i jenë përshkruar nga njerëz të cilët i njihnin mirë. Tashmë është vërtetuar që kolonia e parë greke në Italinë e jugut ishte Kuma, dhe Straboni na siguron që deri në kohën e tij ajo ruante monumente, lojra dhe institucione che bënin të qartë origjinën e saj”.

Ballina e librit

Ballina e librit

Në vazhdim autori shkruan:

“Prezenca e rrënojave që na dëshmon ardhjen e hershme të grekëve nuk kufizohet vetëm me qytetin e Kuma-s, sepse përpara themelimit të Romës ose ndoshta pak pas ndërtimit të saj, grekët themeluan Squillace, Sibari, Krotone, Lokri, Metaponto, Elea, Rexhio, Posidonia, Siponto, Taranto, Megara, Nasso, Xhela, Enna, Agrixhento, Sirakuza, Katania dhe shumë qytete të tjera që më vonë fituan famë të madhe, dhe që popujt e këtyre qyteteve flisnin greqisht”.

Më poshtë Borrelli, duke quajtur ende me origjinë greke të gjitha kolonitë që u vendosën në Itali, thotë:

“Është e mundur që një numur i madh grekësh u hodhën në Itali. Por u shpërndanë gjithandej kur panë që u sulmuan, u pushtuan dhe u shkatërruan krahinat e tyre fatkeqe, nga hordhitë barbare”.

Ne nuk arrijmë që të kuptojmë se për cilët barbarë na flet zoti Borrelli. Nëse e ka fjalën për pushtimin turk të Epirit dhe të rajoneve të tjera të gadishullit helenik të 4 ose 5 shekujve më parë, atëhere ai që u largua dhe u hodh në Itali ishte popull shqiptar dhe jo grek. Nëse me termin hordhi barbare ai i referohet pushtuesve Kadmej, në këtë rast popujt që u nënshtruan në Itali ishin pellazgo-shqiptar dhe themeluan në rajonet më ekstreme jugore qytete që me ndryshime fare të pakta gjuhësore, mbajnë emra shqipëtarë. Duke vazhduar në gabimin e tij, zoti Borrelli më tej konkludon:

“Kur keqtrajtimet e shtypësve të tyre u bënë më të forta, grupe të vegjël Helenësh braktisën vendin e tyre, dhe duke ndjekur shëmbullin e paraardhësve të tyre, vendosën të trasferoheshin në Mbretërinë e Napolit. Kujtojmë këtu atë grup që më 1534 u largua nga Korone, qytet i Moresë, dhe kur arritën në Bazilikatë, u vendosën në territorin ku sot gjendet qyteti i Barile-s. Kolonia u zgjerua akoma më shumë më 1647 me ardhjen e të tjerë grekëve nga qyteti i Maina-s. Por me kohë mendohej që ky qytet (Barile), ishte themeluar në një epokë të panjohur nga të tjerë kolonë grekë.

Na vjen shumë keq që duhet të hedhim poshtë pohimet e zotit Borrelli, të cilit vlera si studiues i është njohur me të drejtë nga kolegët e tij italianë, por duke menduar që mund të demonstrojnë qartësisht tezën tonë, përgjigjemi pa frikë argumentimeve të tij.

Me fjalët; Vala e parë e ardhjes së Grekëve në Itali daton që nga një kohë aq shumë e largët sa që është e pamundur të preçizojmë egzaktësisht epokën. Ai dëshmon që injoron jo vetëm origjinën e grekëve por edhe periudhën në të cilën popujt që banonin Eladën morën këtë emër. Kolonët të cilët erdhën dhe u vendosën në Itali, në një periudhë të cilën nuk mund ta datojmë, ishin Pellazgë dhe jo Grekë. Dhe derisa lexuesi të bindet për vërtetësinë e tezës sonë, do të citojmë këtu poshtë pohimin e Herodotit i cili në librin e VIII të Historisë së tij, në faqen 108 thotë:

“Athinasit, në periudhën në të cilën Pellazgët okuponin Greqinë e sotme, ishin Pellazgë dhe quheshin Kranai (ndoshta Karanai). Nën mbretin Cècrope u quajtën Cecropidë; dhe nën pasardhësin e tij Eret ndryshuan emrin dhe u quajtën Athinas”.

Nëse imigrimi i parë në Itali, për të cilin na flet Borrelli, nuk u krye nga popuj grekë, nga momenti që emri Greqi egzistonte vetëm in mente Dei[1], siç na e pohon edhe Herodoti. Për këtë arsye duhet që të besojmë që nuk ishin grekë ata që themeluan Kuma-n, sepse sipas traditave lokale dhe sipas studimeve historike të italianëve G. Antonini dhe C. Pellegrino, dhe të grekëve Alesako dhe Aristonico, eksodi i atyre Pellazgëve që themeluan Kuma-n dhe u vendosën në Kampaniën e sotme, vendoset në të njëjtën periudhë me imigrimin e parë në gadishullin helenik, dhe nuk mund të supozohet sa shekuj përpara luftës së Trojës, kjo ka ndodhur; dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen kolonë grekë ato grupe që më 1534 u nisën nga Korone, qytet i Moresë ( Peloponezi i sotëm), dhe erdhën e u vedosën në Bazilikatë, dhe ndërmjet qyteteve të tjera themeluan Barile-n, sepse banorët e këtij qyteti janë krejtësisht Shqipëtarë, dhe flasin gjuhën shqipe; kështu që paraardhësit e tyre nuk mund të ishin Grekë, por Shqipëtarë; dhe nuk ishin Grekë as ata që erdhën nga dhe u vendosën në Barile më 1647 të cilët vinin nga Maina, të ndjekur nga të tjerë. Është traditë mjaft e njohur pranë të gjithë shqiptarëve resident në Itali chë fshatrat pranë Korone në More kanë qenë djepi i paraardhësve të tyre, të cilët erdhën dhe u vendosën në provincat e Potencës, Kampobasos, Kozencës, Katanxaros, Rexhio dhe në Siçili, ku ndërtuan kështjella, fshatra dhe qytete; ndër të tjera, shumë familje shqiptare, akoma edhe sot, i shtojnë mbiemrit emrin Koroneo, si Jeno de’Koroneo, Elmo de’Koronei etj., dhe egziston edhe fshati i quajtur S. Demetrio Korone. Dhe ndërmjet këngëve popullore tradizionale të Shqiptarëve, egziston një që fillon me këto vargje:

Shqipe antike

Në shqipen e sotme do të ishte kështu

Mori ebùkura Morèe,

Cië kùur të glièe nëng të pèe,

Attiè kàm ù szottin tàt,

Attiè kàm ù mëmën timme,

Mori ebùkura Morèe,

Cië kùur tëglièe nëng të pèe.

Moj e bukua More,

Kur të lash e më s’të pash,

Atje kam unë zotin atë,

Atje kam unë zonjën mëmë,

Moj e bukura More,

Ku të lash e më s’të pash.

Duke u bazuar në autoritetin e këtij dokumenti tradicional, mund të themi që nuk është aspak e vërtetë që të gjithë ato grupe të cilët, si përpara edhe pas 1534, erdhën dhe u vendosën në provincat e sipër përmendura janë grekë, sepse të gjithë pjestarët e këtyre vendosjeve flasin gjuhën shqipe, dhe është legjitime të mendojmë që Korone, Maina dhe qëndra të tjera të Moresë ishin të themeluara dhe të banuara nga Shqiptarët. Por nga një anë historianët modern me cektësinë e tyre, dhe nga ana tjetër historianët antikë me dhelpërinë e tyre të paramenduar, të gjithë së bashku pra dhanë kontributin e tyre për të errësuar dhe mistifikuar origjinën e vërtetë shqiptare të këtyre kolonizimeve, duke mbështetur tezën të pallogjikëshme të vendosjeve të Grekëve.


[1] Shprehje latine që do të thotë “në mëndjen e Zotit”. Përdoret për të treguar një projekt akoma shumë larg nga realizimi i tij.

Marrë lirisht nga libri Studi filologici svolti con la lingua pelasgo-albanese i profesorit Stanislao Marchianò

Përktheu nga italishtja Elton Varfi

Link versioni italisht: Vestigia greche e pelasgiche in Italia


Nessun commento:

Posta un commento