mercoledì 30 marzo 2011

Dy vjet

Nga Adele Pellitteri

Përkthimi në shqip nga Juliana Varfi

Sot është një ditë e veçantë për këtë blog. Do të ishte pa vend, që referenti kryesor të shkruante diçka më shumë për të mburrur përmbajtjen, kështu që, pranova detyrën e këndshme.

Edhe pse e di mire qe është e përshtatshme për tju folur për këtë blog, dhe per pjesemarresit që e përkrahin të cilët i janë bashkuar me këtë blog në dy vitet e fundit, nuk kam ndërment ta bëj.

Nuk e bëjë këtë, sepse përmbajtja është e njohur. Gjuha shqipe është një enigmë për shumë gjuhëtarë, dhe dijetarë të cilët kanë kërkuar të japin shpjegime jo shume popullore, kështu jane hasur me një rradhe te pa fundme dektratorësh të gatshëm për të demonstruar mospajtim të drejtë ose të padrejtë. Dhe duke qenë se nuk jam eksperte, rrezikoj të jem jashtë teme. Dhe së fundi, në qoftë se do beja një përmbledhje të gjatë dhe të përpunuar të temës së mbuluar nga ky blog për dy vjet, do të humbasë mundësinë për ta bërë artikullin e përvjetorit të tij të veçantë.

Kështu që ju prezantoj temën e vërtetë: ” blogeri”.

Bëhet fjalë për një të ri shqiptar, si shumë të tjerë. Emri i tij është Elton. Ai jeton dhe punon në Palermo. Është një nga ata bij të Shqipes që është i dashuruar me vendin dhe gjuhën tij me një pasion dhe përkushtim për t'u patur zili. Kontributi i tij ju lejon të mësoni më shumë për një gjuhë që ka joshur me mijra dijetarë për shkak të enigmës së saj. Blogu i tij është enigmatik, siç është ai vet, Eltoni, ndonjëherë enigmë edhe për veten e tij. Megjithatë, edhe pse ka raste kur nuk është aspak e lehtë për të jetuar jetën e tij, forca e vullnetit që ushqen ekzistencën e tij nuk ka asnjë të barabartë. Ky është një vullnet i apasionuar, jo i detyruar, i pasuruar nga lexime të ndërlikuara dhe të pazakonta. Eshtë një karakter i pazakontë, Eltoni, dhe kjo ka një bukuri që tërheq dëgjuesin apo lexuesin.

Ai terheq, Eltonin. Ai e bën këtë me një ide që ka një forcë vendimtare, ndonjëherë i zemëruar pak, por gjithmonë duke ruajtur respektin për të tjerët.

Nuk kam ndërmend të shkojnë më tej. Një enigmë është interesante vetëm për shkak se ajo është një enigmë. Në qoftë se ajo shkrihet, e humbet bukurin që me mundim ka mbledhur. Prandaj unë përfundoj duke ju ftuar akoma më shumë për të lexuar blogun, provat e tij dhe pikëpamjet e mbledhura. Tani ju dini diçka më shumë mbi njeriun i cili është ideatori kryesor. Është vërtet shumë pak, unë këtë e di. Por mjafton të themi se ai është njeri me një ide. Dhe në kohë të varfera si këto është vërtetë shume sigurues fakti që ka akoma njerëz të tillë.

Urimet e mia më të përzemërta për këtë ditë të veçantë, Elton.

Adele

Link versioni italisht: Due anni

domenica 27 marzo 2011

Fragmente mbishkrimesh

Jo shumë larg nga varri Vend-Kahrun gjendet një tjetër varr shumë i bukur me piktura murale dhe me disa mbishkrime. Gjejmë dy dyer që kanë në krah dy personazhe.

Figura e majtë e derës anësore, e njohim pa vështirësi që është Kahrun, jo vetëm nga aspekti dhe nga sëpata që mban në dorë, por edhe nga mbishkrimi i qartë që ndodhet pranë kokës së tij.

Ndërsa nuk arrijmë të identifikojmë personin në të djathtë të derës, meqënëse mbishkrimi është krejt i fshirë do të ishte e padrejtë të bënim hipoteza. Por nuk kemi asnjë dyshim që bëhet fjalë për një figurë mashkulli me aspekt xhentil, në kundërshtim me aspektin e ashpër të “Karontit”, edhe pse vesh të njëjtat rroba.

Mesazhi epigrafik që arrijmë të lexojmë na paraqitet kështu:



clip_image002[4]

image




Pellazgo-Etrusk

Shqip

KHA

Kah

RUN

run

KHUN

kund

KHU

ku

LIS

lis

Fjala Lis në këtë mbishkrim, nuk është në shumës: këtu ka kuptimin etnografik të prejardhjes nga e njëjta derë (fis). Ësht lis në shqip ka kuptimin është njeri i ndershëm, krenar. Ka edhe një kuptim tjetër për të shprehur krenarinë e fisit, si për shembull në shprehjet: Lisi i gjinisë, Lisi i gjakut.

Dera, në shqip është simbol i fisit, shembull: Ju mbyll dera = ju shua fisi. Kështu dyert e përshkruara këtu mund të simbolozojnë fisin. Nga ana tjetër nuk mund të hedhim poshtë hipotezën që dyert simbolizojnë kalimin nga një jetë në tjetrën.

Përballë hyrjes së varrit, në fund të shkallës na paraqitet një tjetër derë e njëjtë me të parën, e zbukuruar me një kornizë me piktura me lule. Në të dy krahët është i pikturuar “Karonti”. Sipër pikturës së djathtë, dallohet qartë shkrimi KHARUN, ndërsa tjetra për fat të keq është e palexueshme:

clip_image006[4]

Pak më larg gjendet një varr më i madh, i zbukuruar me piktura murale me subjekte të ndryshme, që padrejtësisht dhe në mënyrë të pashpjegueshme e quajnë “Varri i Ariut”. Bëhet fjalë për një vepër të gdhendur me një impenjim të jashtëzakonshëm, dhe e afreskuar me një mjeshtëri të rradhë.

Çdo mur përshkruan një subjekt të ndryshëm, të shoqëruar nga mbishkrime të shkurtër, pjesa më e madhe e të cilëve janë të prishur nga koha dhe nga neglizhenca e zbuluesve të parë.

Për fat të mirë, disa mbishkrime janë ruajtur mirë, dhe na japin mundësinë që ti lexojmë të interpretojmë kuptimin e tyre. Është një ngullshëllim i vogël që arrijmë të kuptojmë vetëm tre, midish shumë mbishkrimeve, por koha konsumon bukurinë dhe na i bën të pakupueshëm mesazhet e atyre që dëshironin t’i linin pasardhësve pjesë nga jeta e tyre.

Nga ana tjetër u jep atyre një prarim të moshës, mbuluar me mister.

Le të lexojmë pra këtë mbishkrim:

image

image




Pellazgo-Etruk

Shqip

NE

ITHNIA

idhnia

Ky mesazh mural gjendet egzaktësisht sipër kokës së figurës në të djathtë, që ka mundësi të jetë një grua. Për fat të keq mbishkrimi përballë fytyrës së saj është i palexueshëm.

Në të djathtën e gruas është i pikturuar një personazh mashkullor me karakteristika të fuqishme. Në krah të tij shohim një mbishkrim që shkon nga koka tek bërryli, por edhe ky mbishkrim është i palexueshëm.

Do të kishte qenë interesant të njihnim dialogun midis këtyre personazheve, të ndarë nga një pemë që mbi degët e saj gjenden dy njerëz të vegjël, që ndoshta përfaqësojnë shpirtrat e të vdekurve të atij fisi.

Mbi një tjetër mur shohim një pikturë të shkërmoqur dhe të fragmentuar në konceptin e saj, sikur të jetë bërë për të devijuar simbolin e ideve të shkërmoqura në përshkrimin e një ngjarjeje të rëndësishme që duhej të ishte përcjellë pasardhësve, por që koha e ka fshehur duke shpëtuar vetëm disa gërma:

image

image







Pellazgo-Etrusk

Shqip

U

U

THUSTE

thashtë

Kështu nuk dimë se çfarë duhej që të dinim: diçka që për fat të keq na është mohuar… dhe që është një mëkat i vërtetë.

Koha ka dashur që kjo pikturë madhështore të na arrinte në një dimension metafizik, ku një kokë e bukur femre është ruajtur e paprekur, midis të tjerave të fshehura nga mjegullnaja, pikërisht për të na treguar një shprehje të mençur për ato, që bëhet udhëzues për ne:

image

image




Pellazgo-Etrusk

Shqip

APN

Apun

C..

kah

FEL

fal

KHE

ke

FEL

fal

Fjala Fal në shqip ka kuptimin e lutjes, faljes, dhuratës. Për shembull me shprehjen shumë të fala, përfundon një letër ose formulohet një përshëndetje.

Në këtë mbishkrim fjala Fel ka padyshim kuptimin e faljes. Por në shkurtësinë e saj epigrafike është e mundur që ky mesazh feje të ketë një kuptim të trefishtë, si për shembull: Hapu ndaj lutjes, faljes, dhe dhurimit, e do të marrësh lutje, falje dhe dhuratë.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi

Përktheu nga italishtja Elton Varfi

Link versioni italisht: Frammenti di iscrizioni

domenica 20 marzo 2011

Kombi dhe feja në identitetin shqiptar (2)

Nga Roberto Morozzo della Rocca

Universiteti i Romës

-Pjesa e dytë dhe e fundit-

Link pjesa e parë: Kombi dhe feja në identitetin shqiptar (1)

Marksizmi ishte teologjia e kësaj feje, e domosdoshme ndoshta për ta akorduar me modernizimin. Në të vërtetë, marksizmi në Shqipëri nuk lind nga një frymëzim i Profetit Enver Hoxha. Përkundrazi ishte një fenomen historik; ishte përgjigja e fuqishme dhe e dëshpëruar ë një shoqërie që kishte mbetur në rendin feudal më të prapambetur të Europës, me përqindje të mbëdha varfërie e analfabetizmi[1]. Megjithatë marksizmi i ka shërbyer mjaft mire fesë shqiptare të kombit, duke i dhënë obiektiva, rite dhe dogma. Të gjitha arritjet e marksizmit shqiptar, njeriu i ri, shoqëria e të barabartëve ishin konsideruar ekskluzive, jo të marksizmit por të kombit shqiptar.

Nga ana tjetër, në Shqipëri, feja e kombit nuk ka pasur kundërshtarë të fortë. Fetë shqiptare nuk kanë kërcënuar primatin në kulturën dhe në jetën publike shqiptare. Hegjemonia ideologjike e nacionalizmit përkundrazi ka influencuar thellësisht komunitetin fetar shqiptar.

Shqipëria është një vend mesdhetar shumë i veçantë: është i vetmi në bregun Verior që është me maxhorancë myslymane. Por Izlamizmi shqiptar nuk është aspak integralist. Ka një koncept të dobët të Umma-s të besimtarëve të Kuranit, dhe ka akoma tradita të varfëra[2]. Nuk është një izlamizëm që krijon një identitet kombëtar, edhe pse formalisht numuron mbi 70% të popullësisë. Dihet që kalimi nga kristianizmi në islamizëm i shumë shqiptarëve, gjatë erës moderne, nën pushtimin osman, është përshkruar nga dikush, jo pa ironi si “një akt i politikës ushqimore”: ishte pra një mënyrë për të mbijetuar[3].

Komunitete fetare shqiptare janë katër: mysylamët sunitë, mysylmanët bektashi, (ky sekt dervishësh, kishte me element doktrinal shitë dhe kristian, por janë të hapur edhe ndaj ideologjive të reja, numuronte përpara komunizmit rreth 15% të popullësisë), ortodoksë (rreth 205), katolikë (rreth 10%)[4]. Në kërkimet e mia mbi Shqipërinë bashkohore, kam zbuluar se si këto komunitete fetare janë lidhur ngushtë ma pasionin kombëtar, duke e lidhur si pjesë të privilegjuar në veprimtarinë e tyre[5].

Gazetat kristiane e myslimane, fjalimet e udhëheqësve fetarë, doktrinat sociale dhe politike të feve të ndryshme në Shqipëri, kishin tendencën të nënvizonin rëndësinë e çështjes kombëtare. Nëse një komunitet fetar kishte kontraste me një komunitet tjetër, të dyja palët mburreshin se kush ishte më shumë patriot se tjetri. E njëjta gjë ndodhte nëse një komunitet fetar ishte në kontrast me pushtetin civil: të dyja palët i mëshonin faktit kombëtar. Sikur dogma e kombit të ishte e një niveli më të lart se dogmat fetare ose çështjeve të shtetit.

Është e vërtetë se një pakicë nuk i jepte shumë rëndësi faktorit kombëtar, por ky fenomen është dytësor. Kam nder mend ata mijëra ortodoks grekofon në Shqipërinë e Jugut, që përbënin më shumë një problem etnik se sa fetar, ose disa jezuitë të Shkodrës, që ishim më së shumti qytetarë italianë, por që megjithatë kishin një lidhje të veçantë me tokën shqiptare.

Edhe ideja që i do shqiptarët e feve të ndryshme të bashkuar, kur atdheu ishte në rrezik, nuk është, një idealizim abstrakt. Në fakt, në bazë të fesë së kombit, të parë si e vetmja fe patriotike e të gjithëve së bashku, shqiptarët e feve të ndryshme konsideronin njëri-tjetrin si vëllezër, nëse kishte ndonjë kërcënim për kombin. Është e vërtetë që pastaj kur gjëndja normalizohej, shqiptarët e feve të ndryshme shihnin tek tjetri “inferiorin” ose “të ndryshmin” nga vetja e tyre. Por përpara kërcënimeve, pushtimeve të huaja, komunitetet fetare ishin në solidaritet me njëra tjetrën për mbrojtjen e atdheut. Kështu që akuza që fetë ishin përçarëse për vendin dhe si rrjedhim faktor i dobët për çështjen kombëtare, bie poshtë.

Kur Hoxha më 1967, nxirrte jashtë ligjit fetë si antikombëtare, cilatdo që të ishin motivet për këtë veprim, ai u mbështet veçanërisht mbi këtë akuzë[6]. Por Hoxha e dinte ta thjeshtëzonte çështjen në bazë të përdorimit politik që donte të bënte.

Pa dyshim që komunitetet fetare konsideroheshin nga armiqtë e Shqipërisë si mjet për të depërtuar në vend, por kjo nuk do të thotë që këto komunitete dëshironin të ishin bashkpunëtorë të tyre. Në të vërtetë ato ishin të lidhura ngushtë me kulturën kombëtare hegjemone, dhe jetonin me idenë e kombit si një fat i shenjtë dhe fatal. Kështu ishte ndërmjet dy luftrave, për ortodoksët e impenjuar me krijimin e autoqefalisë dhe refuzimin e kulturës greke: për disa françeskanë që mundoheshin që të inklinonin besimtarët e tyre me ksenofobinë: me bektashinjtë që kishin në rradhët e tyre patriotët mbëdhenj shqiptar dhe shikonin tek atdheu “virtytin më të lartë[7]”; për myslymanët sunitë që mbas disa luhatjeve fillestare, ndjenin Shqipërinë e pamvarur dhe ndërtetsat e pushtetit në Tiranë si krijimet e tyre eskluzive.

Nuk dua aspak që të krijoj idenë që fetë në Shqipëri ishin të pavlefëshme, dhe që funksioni kryesor i tyre ishte të mbështeste idenë e kombit. Mund të them që historiani nuk mund të hetojë mungesën e fenomenit fetar, por mund të propozojë një histori pozitive të sjelljeve njerëzore që kanë një rëndësi sociale, pamvarësisht nga gjykimi që i jep në ndërgjegje të ndjenjës fetare dhe vetë “fesë” të individëve dhe popujve. “feja” është për natyrën e saj një realitet i brendëshëm, i padukshëm dhe i pakontrollueshëm. Studiuesi mund të rindërtoj rolin e komunitetit që me anë të fesë, arrijmë që kujtojmë ngjarjet e një shoqërie dhe të një vendi.

Në përfundim, nëse shqiptarët nuk janë mbas rënies së komunizmit një popull pa identitet, kjo ka ndodhur falë kulturës ku atdheu dhe kombi janë elementët bazë të shoqërisë. Fetë kanë dhënë kontributin e tyre në këtë kulturë, duke u futur plotësisht në shpirtin e jetës shqiptare bashkohore. Nga ana tjetër është e vërtetë që qytetërimi kristian dhe islamik në Shqipëri janë realitete që kanë plazmuar identitetin e këtij kombi, por do të ishte më e drejtë të thuhej që kanë plazmuar shpirtin, atë që studiuesit të çështjeve historike i vjen e vështirë që ta përcaktoj.


[1] Mbi këtë çështje B. BARDOSHI e T. KAREGO, Le dèveloppementèconomique et social de la R.P. d’Albanie (1944-1974), Tirana, 1974 dhe, S. SKENDI, Albania, New York 1956; por mbi tè gjitha kuadri i ekonomisè shqiptare i bèrè nga A. ROSSELLI, Italia e Albania: relazioni finanziarie nel ventennio fascista, Bologna 1986.

[2] Mbi islamin shqiptar. A. POPOVIC, Les musulmans du Sud-Est europèen dans la pèriode post-Ottomane. Problèmes d’approche., (Journal Asiatique”, 26 (1975), pp. 317-360; P. BARTL, Die albanischen Muslime zur Zeit der nationale Unabhängigkeitbewegung 1878-1912, Wiesbaden 1986; dhe libri im, Nazione e religione in Albania (1920-1944), Bologna 1990.

[3] Artikulli i cituar më sipër i revistës ”Revue des deux Mondes”. Shprehja e cituar është e djalit të mbretit Zog dhe kandidatit për fronin e Shqipërisë, Leka I. Mbi një plan më shkencor le të shihen: BARTL, op. cit.; T. W. ARNOLD, The Preaching of Islam. A History of the Propagation of the Muslim Faith, London 1986; G. Stradmüller, Die Islamisierung bei den Albanern, “Jahrbücher für Geschischte Osteuropas”, 3 (1955), pp. 404-429; H. KALESHI, Das Türkische Vordringen auf dem Balkan und albanischen Volkes, in Südosteuropa unter dem Halbmond, hrsg. Von Peter Bartl und Horst Glassl, München 1975, pp. 125-138.

[4] Për të ditur më shumë mbi fetë në shqipëri lexoni librin, Nazione e religione in Albania.

[5] Po aty.

[6] Mbi luftën antiklerkale të vitit 1967 dhe të viteve të mëvonshëm, motivet i gjeni tek , Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë botuar nën kujdesin e institutit të studimeve marksiste - leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Tiranë, 1971, f. 652-258.

[7] Shprehja është e Naim Frashërit, që konsiderohet si patrioti më i madh i shekullit të XIX (N. Frashëri, Die Bektaschis, herausgageben und übersetz von Norbert Jokl, “Balkanarchiv”, 2 (1962), f. 226-240).

Marrë lirisht nga: LINGUA MITO STORIA RELIGIONE CULTURA TRADIZIONALE NELLA LETTERATURA ALBANESE DELLA Rilindja. Il contributo degli Albanesi d’Italia. Atti del XVII Congresso Internazionale di Studi Albanesi. Palermo 25 – 28 novembre 1991

Përktheu nga italishtja Elton Varfi

Link versioni italisht: Nazione e religione nell'identità albanese (2)

domenica 13 marzo 2011

Kombi dhe feja në identitetin shqiptar

Nga Roberto Morozzo della Rocca

Universiteti i Romës

-Pjesa e parë-

Opinioni publik italian dhe europian ka për Shqipërinë, mbas ngjarjeve politike dhe sociale të fundit[1], imazhin e një vendi në mëshirë të fatit, të privuar nga identiteti i tij mbas gjysëm shekulli nën një regjim komunist ballkaniko – stalinist. Është imazhi i një vendi të shëmtuar dhe të shkatërruar, nga i cili banorët dëshirojnë të largohen e të shpëtojnë, ashtu siç braktiset një anije gjatë mbytjes së saj.

Televisioni dhe shtypi – gjatë rënies së “zotave” më 1989 dhe të klimës politike që pasoi këtë rënie – kanë tendencën që të kryejnë një reset të realitetit shqiptar, sikur periudha e komunizmit, në rastin specifik të Shqipërisë, të kishte anulluar gati gjithë historinë dhe kulturën e popullit shqiptar. Bismark, në periudhën e imperializmit, thoshte që shqipëria nuk ishte asgjë më shumë se “një abstraksion gjeografik” e destinuar të zhduket. Publiçistika e sotme natyrisht nuk citon kancelierin prusian, por në fund të fundit nuk sygjeron për Shqipërinë një fat më të mirë.

Janë thjeshtëzime të shtypit? Janë përshkrime të ekzagjeruara për t’ja dhënë lexuesve që pak gjëra dinë mbi Shqipërinë? Personalisht jam i bindur që, edhe pse Shqipëria tani për tani ka një të ardhme jo shumë të qartë, nuk është aspak një vend pa identitet, i përjashtuar nga historia e përbashkët europiane, ku banojnë njerëz që kanë sjellje dhe mendime primitive. Egzistojnë sot disa interpretime mbi identitetin dhe mbi të sotmen shqiptare, që hedhin poshtë imazhin e një tabula rasa.

Realistët e ekonomisë – ju përmend shkurtimisht – na kujtojnë që Shqipëria është vendi i dytë në botë për prodhimin e kromit, që eksporton energji vendeve fqinj, dhe ka shumë burime (risorsa) të llojeve të ndryshme, që i japin mundësinë të jetë e avantazhuar për rritjen ekonomike. Është një mënyrë kjo për të legjitimuar kapacitetin autonom të shtetit shqiptar, dhe për ti dhënë besim popullit shqiptar.

Kundërshtimi më i madh që i bëhet imazhit të një Shqipërie që ka humbur identitetin dhe të ardhmen, vjen nga një vizion tradicional, në kufirin e retorikës, që kultura europiane ka për Shqipërinë.

Mbi shqiptarët dhe vendin e tyre, kultura europiane la prodhuar midis ‘800 dhe ‘900, stereotipë të çdo lloji: një vend i egër dhe i pastër: një popull i paepur dhe gjakësor: një fe dhe një qytetërim në mes Lindjes dhe Perëndimit, midis pazareve dhe monumenteve klasik: nën ndikinim e një mijë kulturave të asimiluara keq, por në të vërtetë me kulturën e vetme të natyrës dhe të forcës: pra një vend ku mbetesh i shokuar. Dhe shumë intelektualë kanë parë vendin e vogël të Adriatikur, si një prizëm nëpërmjet të cilit kanë projektuar ëndrrat dhe ankthet e tyre. Vetëm në shekullin e XX, Shqipëria është cilësuar si toka e njeriut të lirë ose “njeriut të egër dhe fisnik”; e njeriut të ri dhe e njeriut primitiv; e lirisë dhe e tiranisë; e komunizmit të realizuar si kurrë gjetiu, ose i kampeve të riedukimit poshtë shtëpisë; parajsë e virgjër ose një mbetje e një bote të vjetër.

Shqipëria si mit vazhdon pavarësisht nga transformimet historike, dhe shëmbjen të një stereotipi pas tjetrit. Në Shqipëri nuk egziston më komunizmi, por mund të gjejmë thënie tradizionale; shqipëtari krenar dhe luftëtar; shqipëtari njeri i ndershëm me instikte të lashta dhe të pastra. Shikoni çfarë shkruante në qershor të vitit 1990 revista prestigjoze Revue des deux Mondes nën titullin Shqiprija pays des aigles. Premisa është pasojë e një lloj tipi kulture franceze: geografia shpjegon shumë, ose gjithçka të historisë. Por, pastaj kultura franceze, përveç fjalorit të zakonshëm leksikor, nuk na sygjeron interpretime veçanërisht të reja:

Le milieu gèographique suffirait presque à espliquer l’historie de l’Albanie…entre de rudes montagne… Ce paysage d’escarpements a façonnè l’âme sans partage de l’Albanais… A nature ingrate, homme extrême, tannè au.dehors et au-dedans, indiffèrent à la mort, nourri de la duvet du climat et de la peine à survivre. Code de l’honneur trace à la courbe meme des reliefs. Nulle equivoque. La vèritè est dans la mort, plus qu’aucun ne le sera jamais”[2]

Konkluzionet, edhe pse janë në të njëjtin stil letrar, duhet të kenë parasysh krizën e tanishme:

“Du sang dans les veines duquel coulait hier la con science natiolaled’un peuple irrèductible et fier qui dècouvre aujourd’hui, dans sa caricature stalinienne, la fragilitè de sa mèmoire…”[3]

Më afër së vërtetës nga rapsodët e vjetër dhe të rinj të mitit shqiptar kanë qenë – sipas mendimit tim – ata që, pa i mohuar Shqipërisë një identitet dhe një origjinalitet, kanë hedhur sytë në historinë e trazuar të popullit shqiptar, duke përshkruar Shqipërinë si një vend të ekspozuar ndaj pushtuesve, gjithmonë i detyruar të mbrohet, i prapambetur sepse gjithmonë i papërfillur nga qytetërimi prendimor dhe nga ai lindor. Fjalët e Karlo Levi-t – “asnjë nuk ka shkelur këtë tokë, përveçëse pushtuesit, armikut ose vizituesit të mëshirueshëm[4] janë suggestive dhe shumë aktuale për Shqipërinë.

Por nuk dua të vazhdoj të diskutoj këtë tendencë të kulturës sonë, që – për ta thënë shkurt – do që ti japi një identitet Shqipërisë ndërmjet miteve tradicional dhe stereotipeve të krenarisë dhe të heroizmit të shqiptarëve. Do të dëshiroja, si historian që jam, ti jap një përgjigje çështjes mbi identitetin shqiptar, duke dhënë disa elementë mbi nacionalizmin e mbi fetë midis ’800 dhe ‘900. Për të qenë skematik, besoj që identiteti i Shqipërisë bashkohore, ka marrë shumë, veçanërisht nën një profil ideologjik, nga korrentet e mendimit nacionalist. Nacionalizmi ka qenë për shqiptarët një tip feje, edhe pse nuk i ka zëvëndësuar asnjherë fetë dhe me to ka pasur një raport kompleks.

Poeti shqiptar i ‘800, Vaso Pasha, eksponent romantik i Rilindjes kombëtare, ka këmbëngulur veçanërisht mbi “fenë” e vërtetë të shqiptarëve, që është të jesh pikërisht shqiptar. “Feja e shqiptarit është shqiptaria” është shprehja e Vaso Pashës, që shqiptarët e njohin fare mirë. Enver Hoxhës i pëlqente të përsëriste këtë fjalë. Ramiz Alia i theksoi me forcë në momentin kur legjitimoi përsëri fetë në Shqipëri. Edhe mbreti Zog dhe kundërshtari i tij i madh, peshkopi ortodoks Fan Noli, i adhuronin vargjet e Vaso Pashës.

Në fakt, nëse në Shqipëri, nga Rilindja shqiptare e tetëqindës e deri më sot, do të kërkojmë motivin dominues të jetës publike dhe të kulturës, ky motiv është ndjenja e kombit.

Vlera më e lartë për shqiptarin, është kombi.

Hyjnizimi i identitetit shqiptar i bërë nga Vaso Pasha mbështetet mbi elemetë, që mund ti quajmë të thjeshtë: theksimi i bukurisë së tokës shqiptare që është “e jona” dhe e asnjë tjetri, është feja e gjakut e derdhur nga të parët për të mbrojtur atdheun. Por Federico Chabod nga ana e tij na mëson, e çfarë force evokative kanë fjalët “tokë” dhe “gjak” për të formuar idenë e kombit por mbi të gjitha nacionalizmin[5].

Të tjerë popuj europian kanë njohur fazën romantike të idesë së kombit, dhe nga kjo kanë kaluar në nacionalizëm dhe në skëterrën e dy luftrave botërore. Por duket që kanë qenë faza kalimtare të disa çështjeve kombëtare komplekse. Në Shqipëri historia është ndryshe. Epoka e Rilindjes shqipëtare duket sikur është e përjetëshme. Identiteti kombëtar shqiptar ka qënë i ndrydhur për një kohë të gjatë, pastaj ka pasur aq shumë vështirësi deri në ditët tona për tu shfaqur, saqë atmosfera e këtij patriotizmi sanguin, është zgjatur pafundësisht.

Duhet që të imagjinojmë se çfarë quantitè nègligeable përfaqësonte një popullatë shqiptare me qindra mijëra banorë në ‘800, ose pak më shumë se shtatëqind mijë në fundin e luftës së parë botërore, për orekset e popujve fqinj, të cilët edhe ata jetoni një klimë të zjarrtë nacionalizmi. Historia ka kenë e padrejtë me shqiptarët, të cilët arritën të fundit më 1912, të formonin një shtet të tyre të pamvarur, ndërmjaet popujve ballkanik që kishin dalë nga sundimi osman[6]. Represioni i gjatë, aspiratat kombëtare, sakrificat e bëra për të arritur pamvarësinë, dhe kur kjo u arrit, monitorazhi poshtërues i shtetit të porsalindur shqiptar, nga ana e fuqive të mbëdha, gjithë kjo pra prodhoi një nacionalizëm radikal.

Mund të thuhet që nuk ka shprehje të jetës publike dhe të kulturës, në Shqipërinë e ‘900 (para ardhjes së komunistëve në pushtet), e cila nuk lidhej ngushtë me vlerat e nacionalizmit dhe të epopesë letrare të Rilindjes patriotike mbas letargjisë së perandorisë osmane.

Mbas 1944, komunizmi ndryshoi orkestër por jo muzikë. Aktiviteti politik i komunizmit shqiptar, dëshmoi qartësisht rëndësinë e çështjes kombëtare të pamvarsisë dhe të sovranitetit. Le të sjellim nder mend ekonominë e mbyllur, politikën e jashtëme që për të qenë e sigurtë i zgjidhte partnerët në antipodet e planetit ( aleanca me Kinën), krenarinë e unikalitetit shqiptar, le të sjellim nder mend politikën e rritjes demografie të përshpejtuar ( çdo shqiptar më shumë, një pushkë më shumë për të mbrojtur atdheun).

Më 1976, Mehmet Shehu, shoku i Enver Hoxhës, që më vonë do të vdiste në mënyrë tragjike, thoshte;

“natyrisht, Shqipëria socialiste është e vogël, e rrethuar dhe i është vënë bllokadë, por ngrihet si një ishull prej graniti në oqeanin e madh imperialist dhe revizionist”.

Është krenaria e veçantisë shqiptare. Është i njëjti sens i kombit në luftë, i njëjti konceptim heroik i egzistencës kombëtare, që nga Shënderbeu arrin deri tek Vaso Pasha, dhe në fund në regjimin marksist të Hoxhës. Monumentet e Stalinit dhe baballarëve tjerëve të marksizmit, të ndërtuar në Shqipëri, nëse do të viheshin pranë monumentit të Skënderbeut, nuk arrinin as tek shala e kalit ku ndodhej heroi kombëtar[7].

Në shekullin e shkuar, nuk pati shtet pranë Shqipërisë që nuk ka shkelur ose kërcënuar pamvarësinë e saj, për të mos folur për çështjen akoma të hapur të Kosovës. Shqiptarët kanë luftuar me armë në dorë, kundër ushtarëve dhe milicjeve osmane, serbe dhe malazeze, jugoslave, greke, italiane, bullgare, gjermane. Mbas luftës së dytë botërore, Tito donte që ta bënte Shqipërinë një provincë jugoslave, më 1949-51, amerikanët dhe anglezët bënë prova në Shqipëri për të përmbysuar një regjim filo-sovietik të Europës Lindore, duke tentuar pa sukses të fillonin një luftë brenda vendit, në pritje të pushtimit nga jashtë[8].

Historia e përvuajtëshme e kombit shqiptar na shpjegon se përse në kulturën shqipëtare, edhe në periudhën socialiste, nacionalizmi nuk është konsideruar një term doemos negativ. Ajo që për një europian perendimor është një term që sjell nder mend epoka të zymta, luftëra, fanatizëm rracial, imperializëm, për një shqiptar është një vlerë pozitive. Çfarë mund të bënin shqiptarët në shekullin e kaluar, në qoftë se nuk mbronin atdheun e tyre nga agresionet e shumta dhe të përsëritura?

Absolutizmi i çështjes kombëtare, nuk çudit askënd, nga ana tjetër të reflektojmë mbi pëlqimin që merr nacionalizmi, në vende të tjera europiane ku problemet kombëtare nuk janë zgjidhur ende, nga republikat e ish Bashkimit Sovietik, Baskët, ose në Irlandën e Veriut.

Zgjedhja e ateismit të shtetit, ose siç ka shkruar dikush “ateokracia” më 1967, nuk ishte një zgjedhje për një lloj ateizmi kombëtar. Në Shqipërinë e Hoxhës egzistonte një fe e shtetit, ajo e kombit. Duke qenë se Shqipëria ka një traditë islamike, nuk i mungoi as Profeti; me këtë kuptojmë kultin e personit të Enver Hoxhës.


[1] Autori e ka fjalën për vitet ’90 të shekullit të shkuar. (Shënim i përkthyesit).

[2] Revue des deux Mondes, juin 1990, f. 42-53, f. 43. Përkthimi: “Ambjenti gjeografik është i mjaftueshëm të shpjegojë historinë e Shqipërisë... midis maleve të thyer... Ky peisazh rrëpirash i ka dhënë formën shpritit të shqiptarëve ... Një natyrë e padrejtë, njerëz ekstremë, të nxirë brenda dhe jashtë, indiferent ndaj vdekjes, të ushqyer nga klima dhe nga dënimi për të mbijetuar. Një kod i nderit që ka të njëjtën formë të relievit. Asnjë keqkuptim. E vërteta është në vdekjen më shumë se në çdo gjë tjetër.”

[3] Po aty, f.44. Përkthimi. « Nga gjaku i venave që rridhte dje koshenca kombëtare e një populli të pathyer dhe krenar dhe që sot zbulon, në karikaturën e tij staliniane, dobësinë e kujtesës së tij »

[4] Cosi in Cristo si è fermato ad Eboli, Torino 1945.

[5] Të shihen për të thelluar këtë argument faqet klasike të historianit F. CHABOD, L’idea di nazione, a cura di A. Saitta dhe E. Sestan, Bari 1961.

[6] Mbi formimin e shtetit të pamvarur dhe proçesit të Rilindjes kombëtare, të shihen S. SKENDI, the Albanian National Awakening (1878-1912), Princeton Un. Press, 967; G. CASTELLAN, l’Albanie, Paris, 1980; dhe Histoire de l’Albanie des origines â nos hours, a cura di S. POLLO e A. PUTO, Lyon, 1974. Një bibliografi mbi këtë çështje Albanie, une bibliographie historique, nga Odile DANIEL, Paris, 1985.

[7] Dy përshkrime kritike të Shqipërisë së viteve ‘80, ku del qartë karakteri “kombëtar” i marksizmit shqiptar: E. e j-p.champseix, 57, boulevard Staline. Croniques albanaises, Paris 1990, e F. TOZZOLI, Il caso Albania, Milano 1990.

[8] Mbi këtë aspekt pak të njohur të historisë shqiptare: N. Betel, La missione tradita. Come Kim Philby sabotò l’invasione dell’Albania,Milano 1986.

Marrë lirisht nga: LINGUA MITO STORIA RELIGIONE CULTURA TRADIZIONALE NELLA LETTERATURA ALBANESE DELLA Rilindja. Il contributo degli Albanesi d’Italia. Atti del XVII Congresso Internazionale di Studi Albanesi. Palermo 25 – 28 novembre 1991

Link pjesa e dytë: Kombi dhe feja në identitetin shqiptar (2)

Përktheu nga italishtja Elton Varfi

Link versioni italisht: Nazione e religione nell'identità albanese

domenica 6 marzo 2011

Gjurmë të herëshme greke dhe pellazgjike në Itali

Paskuale Borrelli, njeri me tendeca politike liberale, për të cilat ishte i detyruar të jetonte në mërgim, ishte një nga filologët modern më të mirë; në veprën e tij “Principi della scienza etimologica”, duke folur për emigrimet e para pellazgo-shqiptare në Itali, mbështet teorinë që këto emirgrime janë bërë nga kolon grekë. Kështu ai na sjell bindjen e tij në faqet 19 dhe 20 të veprës së cituar:

“Vala e parë e ardhjes së Grekëve në Itali daton që nga një kohë aq shumë e largët sa që është e pamundur të preçizojmë egzaktësisht epokën. Natyrisht shumë vënde, që sot bëjnë pjesë në mbretërinë e dy Siçilive, janë përshkruar nga Homeri me një saktësi që edhe sepse ai nuk i ka vizituar kurrë këto vende, do t’i jenë përshkruar nga njerëz të cilët i njihnin mirë. Tashmë është vërtetuar që kolonia e parë greke në Italinë e jugut ishte Kuma, dhe Straboni na siguron që deri në kohën e tij ajo ruante monumente, lojra dhe institucione che bënin të qartë origjinën e saj”.

Ballina e librit

Ballina e librit

Në vazhdim autori shkruan:

“Prezenca e rrënojave që na dëshmon ardhjen e hershme të grekëve nuk kufizohet vetëm me qytetin e Kuma-s, sepse përpara themelimit të Romës ose ndoshta pak pas ndërtimit të saj, grekët themeluan Squillace, Sibari, Krotone, Lokri, Metaponto, Elea, Rexhio, Posidonia, Siponto, Taranto, Megara, Nasso, Xhela, Enna, Agrixhento, Sirakuza, Katania dhe shumë qytete të tjera që më vonë fituan famë të madhe, dhe që popujt e këtyre qyteteve flisnin greqisht”.

Më poshtë Borrelli, duke quajtur ende me origjinë greke të gjitha kolonitë që u vendosën në Itali, thotë:

“Është e mundur që një numur i madh grekësh u hodhën në Itali. Por u shpërndanë gjithandej kur panë që u sulmuan, u pushtuan dhe u shkatërruan krahinat e tyre fatkeqe, nga hordhitë barbare”.

Ne nuk arrijmë që të kuptojmë se për cilët barbarë na flet zoti Borrelli. Nëse e ka fjalën për pushtimin turk të Epirit dhe të rajoneve të tjera të gadishullit helenik të 4 ose 5 shekujve më parë, atëhere ai që u largua dhe u hodh në Itali ishte popull shqiptar dhe jo grek. Nëse me termin hordhi barbare ai i referohet pushtuesve Kadmej, në këtë rast popujt që u nënshtruan në Itali ishin pellazgo-shqiptar dhe themeluan në rajonet më ekstreme jugore qytete që me ndryshime fare të pakta gjuhësore, mbajnë emra shqipëtarë. Duke vazhduar në gabimin e tij, zoti Borrelli më tej konkludon:

“Kur keqtrajtimet e shtypësve të tyre u bënë më të forta, grupe të vegjël Helenësh braktisën vendin e tyre, dhe duke ndjekur shëmbullin e paraardhësve të tyre, vendosën të trasferoheshin në Mbretërinë e Napolit. Kujtojmë këtu atë grup që më 1534 u largua nga Korone, qytet i Moresë, dhe kur arritën në Bazilikatë, u vendosën në territorin ku sot gjendet qyteti i Barile-s. Kolonia u zgjerua akoma më shumë më 1647 me ardhjen e të tjerë grekëve nga qyteti i Maina-s. Por me kohë mendohej që ky qytet (Barile), ishte themeluar në një epokë të panjohur nga të tjerë kolonë grekë.

Na vjen shumë keq që duhet të hedhim poshtë pohimet e zotit Borrelli, të cilit vlera si studiues i është njohur me të drejtë nga kolegët e tij italianë, por duke menduar që mund të demonstrojnë qartësisht tezën tonë, përgjigjemi pa frikë argumentimeve të tij.

Me fjalët; Vala e parë e ardhjes së Grekëve në Itali daton që nga një kohë aq shumë e largët sa që është e pamundur të preçizojmë egzaktësisht epokën. Ai dëshmon që injoron jo vetëm origjinën e grekëve por edhe periudhën në të cilën popujt që banonin Eladën morën këtë emër. Kolonët të cilët erdhën dhe u vendosën në Itali, në një periudhë të cilën nuk mund ta datojmë, ishin Pellazgë dhe jo Grekë. Dhe derisa lexuesi të bindet për vërtetësinë e tezës sonë, do të citojmë këtu poshtë pohimin e Herodotit i cili në librin e VIII të Historisë së tij, në faqen 108 thotë:

“Athinasit, në periudhën në të cilën Pellazgët okuponin Greqinë e sotme, ishin Pellazgë dhe quheshin Kranai (ndoshta Karanai). Nën mbretin Cècrope u quajtën Cecropidë; dhe nën pasardhësin e tij Eret ndryshuan emrin dhe u quajtën Athinas”.

Nëse imigrimi i parë në Itali, për të cilin na flet Borrelli, nuk u krye nga popuj grekë, nga momenti që emri Greqi egzistonte vetëm in mente Dei[1], siç na e pohon edhe Herodoti. Për këtë arsye duhet që të besojmë që nuk ishin grekë ata që themeluan Kuma-n, sepse sipas traditave lokale dhe sipas studimeve historike të italianëve G. Antonini dhe C. Pellegrino, dhe të grekëve Alesako dhe Aristonico, eksodi i atyre Pellazgëve që themeluan Kuma-n dhe u vendosën në Kampaniën e sotme, vendoset në të njëjtën periudhë me imigrimin e parë në gadishullin helenik, dhe nuk mund të supozohet sa shekuj përpara luftës së Trojës, kjo ka ndodhur; dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen kolonë grekë ato grupe që më 1534 u nisën nga Korone, qytet i Moresë ( Peloponezi i sotëm), dhe erdhën e u vedosën në Bazilikatë, dhe ndërmjet qyteteve të tjera themeluan Barile-n, sepse banorët e këtij qyteti janë krejtësisht Shqipëtarë, dhe flasin gjuhën shqipe; kështu që paraardhësit e tyre nuk mund të ishin Grekë, por Shqipëtarë; dhe nuk ishin Grekë as ata që erdhën nga dhe u vendosën në Barile më 1647 të cilët vinin nga Maina, të ndjekur nga të tjerë. Është traditë mjaft e njohur pranë të gjithë shqiptarëve resident në Itali chë fshatrat pranë Korone në More kanë qenë djepi i paraardhësve të tyre, të cilët erdhën dhe u vendosën në provincat e Potencës, Kampobasos, Kozencës, Katanxaros, Rexhio dhe në Siçili, ku ndërtuan kështjella, fshatra dhe qytete; ndër të tjera, shumë familje shqiptare, akoma edhe sot, i shtojnë mbiemrit emrin Koroneo, si Jeno de’Koroneo, Elmo de’Koronei etj., dhe egziston edhe fshati i quajtur S. Demetrio Korone. Dhe ndërmjet këngëve popullore tradizionale të Shqiptarëve, egziston një që fillon me këto vargje:

Shqipe antike

Në shqipen e sotme do të ishte kështu

Mori ebùkura Morèe,

Cië kùur të glièe nëng të pèe,

Attiè kàm ù szottin tàt,

Attiè kàm ù mëmën timme,

Mori ebùkura Morèe,

Cië kùur tëglièe nëng të pèe.

Moj e bukua More,

Kur të lash e më s’të pash,

Atje kam unë zotin atë,

Atje kam unë zonjën mëmë,

Moj e bukura More,

Ku të lash e më s’të pash.

Duke u bazuar në autoritetin e këtij dokumenti tradicional, mund të themi që nuk është aspak e vërtetë që të gjithë ato grupe të cilët, si përpara edhe pas 1534, erdhën dhe u vendosën në provincat e sipër përmendura janë grekë, sepse të gjithë pjestarët e këtyre vendosjeve flasin gjuhën shqipe, dhe është legjitime të mendojmë që Korone, Maina dhe qëndra të tjera të Moresë ishin të themeluara dhe të banuara nga Shqiptarët. Por nga një anë historianët modern me cektësinë e tyre, dhe nga ana tjetër historianët antikë me dhelpërinë e tyre të paramenduar, të gjithë së bashku pra dhanë kontributin e tyre për të errësuar dhe mistifikuar origjinën e vërtetë shqiptare të këtyre kolonizimeve, duke mbështetur tezën të pallogjikëshme të vendosjeve të Grekëve.


[1] Shprehje latine që do të thotë “në mëndjen e Zotit”. Përdoret për të treguar një projekt akoma shumë larg nga realizimi i tij.

Marrë lirisht nga libri Studi filologici svolti con la lingua pelasgo-albanese i profesorit Stanislao Marchianò

Përktheu nga italishtja Elton Varfi

Link versioni italisht: Vestigia greche e pelasgiche in Italia