domenica 31 gennaio 2010

Thot – Tat fliste shqip (2)

Hieroglifet egjiptiane dhe fjalë shqipe nga të cilat Thot-i mori shkas për të vizatuar hieroglifet e alfabetit fonetik egjiptian

Shkronja shqip

clip_image002

AIN = Shqiponja. Ishte simbol që tregonte edhe lindjen, vitalitetin e burrërisë, i cili frymëzonte krijesën.

në kohën antike, në fjalët që fillonin meclip_image007, ky hieroglif shpesh zëvëndësohej meclip_image004

Kjo është e kuptueshme sepse fillimi i gjithshkaje nuk mund të manifestohet direk por nëpërmjet formës së dukshme clip_image005

A

 
clip_image009

BROF = Në këmbë. Tregon qëndrimin karakteristik të njeriut inteligjent krijuar nga periudha në pozite drejtë, me kokë lart, i cili është duke e ruajtur fuqinë lart në qiell e në mënyrë të përhershme. Shpreh lëvizjen inevolutive

fillimin clip_image007[1] falë së cilës njeriu perfeksionohet.

B

clip_image011

DORË. Si simbolikë paraqiste punën e dorës së njeriut, apo të gjitha intervenimet e njeriut për pronësi, me qelli që puna të jetë e begatshme e dobishme për njeriun. Ky hieroglif në shqipen mori formën D.

D

clip_image012

GATH = Si simbolikë paraqiste ndalesën - pengimin - gardhin në afërsi të faltores, në alfabetin shqip e mori formën G.

G

 
clip_image014

FJERË = paraqiste shlingën ose nepërkën, gjarpërin helmues, me kokë të shtypur në trajtë trekëndëshi, me dy dhëmbë në gojë dhe bisht të shkurtër. Edhe sipas shkencës moderne, zvarranikëk janë qëniet e para të dukura në tokë. Sipas librit të Zanafillës u krijuan përpara vegjetacionit, përpara se të gjitha kafshët e tjera. asaipas Thot-it i zvarranikët u ngritën nga“NU” clip_image016(protolënda) në momentin në të cilin ATUM (zoti krijues, nënë dhe baba) u manifesta në botë; u ngritën për të duartrokitur Zotin.

Në fillim gjarpëri nuk ishte helmues; u bë në vijim për të ndëshkuar njeriun, i cili, me rënien e tijë (nga parajsa tokësore) përfshiu krijimin universal. Edhe sot e kësaj dite nepërka quhet FjERË, në Malësi, në dialektin gegë. Në shqipen mori formën F.

F

 
 
clip_image018clip_image017

HIÈTË = Në ezoterizëm përfaqson tre fushat e jetës: fizik; astral, dhe shpirtëror; rruga e natyrshme për të arrirë fundin, me këtë, lumturinë e plotë, pa fund tek Zoti. Shenja tjetër përfaqëson evolucionin e gjërave.

clip_image019Shikojmë hireogligin e dytë ,me të njëjtin kuptim, edhe në shkrimet e vjetra të Naacal, të cilat sipas James CHURCHWARD (“Mu: Il Continente Perduto”, Sargan 1978), i ka futur në Birmaniadalla Madreterra (=Madre, io; Më, u) kontinet i zhdukur në oqeanin Paqësor rreth 12.000 më parë; kontinet në të cilin popullsia e tijë egzistonte që nga 50.000 vjet më parë. Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti HJETË, d.m.th. ashtu siç e quajnë edhe sot arbereshët bishtalecin e flokëve, thurrjen, nyjën, lidhjen. Në shqipen mori formën H.

H

clip_image021

KUFË = Simbolin , Thoti, në sistemin e hieroglifeve, e quajti KUFË, d.m.th. nga shqipja KOFË (KOVË), e cila si simbolikë paraqiste enën ku bëhej përzierja e fuqisë per krijimin e materies. Në shqipen mori formën K.

K

clip_image023
 

MIRË = Mund të simbolizoj të mirën dhe mbarësinë; por edhe vdekjen. Në termin MIRË është shprehur antiteza: zhdukja e fundit për pafundësinë; zhdukja e dy kategorive të relativitetit: kohë dhe hapësirë për të arrirë qënien e vërtetë në pavdekësi.

M

clip_image025clip_image027

GJÍ = Thoti e quajti GJI, emërtim shqip i gjinjve të femrës, nga i cili u lind shkronja GJ në shqipen.

Shqiptimi i këtyre dy hireoglifëve nuk gjehet në gjuhën ebraike edhe pse është shumë antike. Duhet të konsiderohet si një mbetje e çmuar e gjuhës së parë që qeriu fliste mbi tokë.

Gj

clip_image029

NU është fjalë e përbërë (në ujë, “nu” = është elementi i parë përbërës i ujit fillestar (kur u krijua bota) nga ku ka prejardhjen krijimi universal.. Edhe në Biblën e Shenjt shkruhet: “fryma e Zotit endej përmbi ujëra”.

Hieroglifi “nu” përfaqsonte grafikisht e ujrave fillestar (kur u krijua bota), të dilje jashtë këtij uji do të thoshte “lindje”, domethënë të kaloje nga forza në veprim.

N

clip_image032clip_image030

U = Unë. Shpreh individualitet: unë dhe jo të tjerë. Në gjuhën shqipe mban të pa prekur kuptimin fillestar: unë.

Shenja e dytë, spiralja, përfaqëson shtjellimin e foecave prodhuese të kozmozit, të cilat vihen në lëvizje nga forcat egzistuese, në fillim nga,“nu”.

U

clip_image033

PLIS = copë toke e punuar; plitë: tullë, bazament. Përfaqëson punën prodhuese të njëriut, i cili trasformon lëndën e papunuar ( clip_image034 q, qull =) pa formë, në lëndë të punueshme, duke aplikuar forcën e vullnetit dhe të krahëve.

P

clip_image035

QULL = hieroglifi quhej QULL, nga shqipja: materie pa formë, brumë, baltë, lloq, materie kjo që mund të transformohet me përzierje nga puna e njeriut. Ky hieroglif në shqipen mori formën Q.

Q

clip_image037

Këtu BUZË përfaqëson një organ nëpërmjet të cilit kalon ushqimi, që na japin mundësinë për të ekzistuar.

JETA: RROJË

R

       
clip_image040
clip_image041  
 

STOL, STOLI = të dy shenjat janë simbole të lindes dhe të vdekjes; dhe akoma: të ringjalljes definitive. Në fasha mbidheshin të sapo lindurit, në fasha mbidheshin mumjet në pritje të linde së re: të rimishërimit ose ringjalljes përfundimtare. STOLI, përfaqson HIJESHIN (zbukurim shpirtëror) që siguron rrugën drejt dritës. Hireoglifi i parë ka si qëllim rrugën (udhë) për të mbërritur fitimtar në objektivin përfundimtar: hireoglifi i dytë që ka të njëtin tingull (S) na tregon, vështirsitë, pengesat, ndalesat, “mbylljet”, bllokimet.

SIXHIR, edhe sot në gjuhën shqipe, (dialekti gegë) zinxhir,. Në hieroglifin e parë pamë përgatitjen e punëve të mira që duhen të bëhen për të fituar mbetërinë e Qiellit; në të dytin : vështirsitë që duhen kaluar për arritjen e qëllimit.

S,s

 
 
clip_image045clip_image043

Enel i jep këtyre hieroglifëve të njëjtin tingull: “T”. Unë jam dakord me De Bruck që i jep dy hireoglifëve dy tinguj të ndryshëm: të parit tingullin“t”; të dytit: tingullin e shkronjës “c” të gjuhës shqipe. hireoglifi

clip_image047[1]i vetmi që ekziston në piramidën e Keopit (10 x 20 cm) përfaqson postimi e përditshmëm të diellit; kuptimi i tij është GJITHSHKA, ABSOLUTI, PREFEKTI; ATIJ që nuk i mungon asgjë, ATIJ TË CILIT asgjë nuk mund ti shtohet apo hiqet; kuptim i cili ka mbetur i pa prekur në gjuhën shqipe: TËRË. Ka kuptim edhe si plotësia e ligjit, i famshmi TORA i Izrailitëve. Nga Tërë doli hireoglifi clip_image047.

Hireoglificlip_image048 (c shqipe.) ka dalë nga CIMPITH= mashë. Ka si shpjegim qëndresën ndaj “zjarrit”, afshin e shpirtit, dhe entuziazmin në që të jep respekti ndaj Zotit, për të arritur shpëtimin e përjetshëm.

T alb

 
clip_image050

ISË = drita. Do të thotë që mendimi, parimi i jetës i simbolizuar nga dielli dhe i bërë nga forca krijuese, FJALA, është fiksuar në formë të dukshme në hieroglifin clip_image051. “I” është emri i parë i dhënë Zotit nga njeriu(Shiko Dante Par. XXVI, 133; 136). Zoti është drita e përjetshme.

arbërisht drita quhet akoma “Isë”. Isë, ishte emri i Iside, simbol i dritës. Nga ky emër ka dalë shkronja “I”, e quajtur shkronja fisnike nga Platoni, tingulli i së cilës tregon që nga krijimi i botës: ZOTIN.

I, J

clip_image053

ASHIM O ASHER = degë, filiz dru i çarit (i plasaritur, i ndarë). Hieroglifi në fjalë paraqet veprimin ose aktivitetirl e njeriut në natyrë. Zaten edhe në gjuhën e sotme të shqipes flala ASHËR do të thotë ashkëll dru i vogël, i çarë për zjarr. Copë druri i çarë si dërrasa e hollë, që përdoret si petavër ose për të mbuluar çatinë, pullazin. Çati me ashra. Çaj (bëj) ashra. Me fjalë të tiera hieroglifi "ashër" i paraqiste tingujt â,tinguj këta që janë guturalë, por të zhdukur te toskët. Në shqip mori formën à.

Â, Ô

clip_image055

ZVARANIK o ZHVARANIK = zvarranik i tokës. Simbolizonte vuajtjen e shfrenuar, por zvarraniku konsiderohej frymezim i tërbuar e sentimental. Hieroglifi në fjalë në shqipen dha tingullin Z dhe Zh.

Z

 
clip_image056

SHI = Shiu. Si hieroglif paraqiste një liqen me ujë të shiut origjinal. Për më tepër, jeta, vdekja, rilindja, gjithmonë janë të lidhura me ujin "NU" ose "SHI", sepse në "NU" krijohet jeta. Nga ky hieroglif u krijua shkronja shqipe SH.

SH

Marrë me shkurtime nga libri Thot – Tat parlava albanese i autorit Giuseppe Catapano

domenica 24 gennaio 2010

Thot – Tat fliste shqip (1)

-Pjesa e parë-

Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezultat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha, e shkencave i filologjike, të cilës i vuri clip_image002[8]një titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).

Është hartuar në italishte në formë proze dhe poezie, madje dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori, për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë. Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë. Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar. Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip". Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe. Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kulturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë. Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave". Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit - Atlashit, e cila, po ashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh. Por, çfarë paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapano, Atlasi - Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët, pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës. Në shkrimet e vjetra egjiptjane, Atlantida njihej me emrin shqip Borea , pra e bardhë.

domenica 17 gennaio 2010

Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe liria e gjetur në mes të popullit të tij

 

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu (Pikture nga Sabir Krasniqi)jSot më 17 janar 2010, në nder të përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405 – 1468), ne kujtojmë madhështinë e këtij njeriu, i njohur për mbrojtjen që i bëri Shqipërisë nga kërcënimi turk.

Historia e tij është një histori komplekse e bërë nga një lindje ( lindi në fisin e Kastriotëve që ishin një nga familjet më të rëndësishme të Shqipërisë), dhe nga një rilindje (u mor peng nga sulltan Murati II, e u rrit në oborrin e tij). Megjithatë nuk e harroi kurrë orgjinën e tij, dhe kur ishte momenti për të zgjedhur, ai vendosi t'ia kushtojë tërë jetën e tij për popullin shqiptar, i cili ishte i detyruar të qëndronte nën tiraninë osmane. Megjithatë, kurrë nuk e konsideroi veten si bartës i lirisë i popullit të tij, por anasjelltas, nëse liria është ndjenja e realizimit të plotë të njeriut, sigurisht Skënderbeu mundi ta jetojë të plotë vetëm sepse kishte rigjetur popullin e tij dhe bashkë me të thelbin e të qënit i lirë. Lirinë Skënderbeu e përdori për t’i shërbyer shqiptarëve, popull i cili i kishte dhënë privilegjin që ai të ishte dhe të ndihej i lirë.

Shqiptarët janë krenarë që mund të kujtojnë si hero Gjergj Kastriotin, dhe do të luftojnë deri në fund që të tillë heronj të kujtohen dhe vlersohen në mënyrën më të drejtë, dhe të kenë vendin që meritojnë në histori. Nonostante ciò, non volle mai essere considerato il portatore della libertà al suo popolo; al contrario, se la libertà è il sentimento di piena realizzazione dell'essere umano, certamente Scanderberg poté viverla in pienezza solo perché aveva ritrovato il suo popolo e con esso l'essenza stessa del suo sentirsi libero.

Adele e Elton

domenica 10 gennaio 2010

Një ngjashmëri e habitshme

Është interesante se si mund të ndeshen terma të shqipes së vjetër në përdorim tek lamat që kryejnë shërbesat në Indi dhe në Tibet. Në fakt budizmi na mëson metodën për të shqipëtuar pranë një njeriu që vdes dy fjalët e lidhura me fatin: “Hik” që ka po atë kuptim si në shqipen: “nisu”, dhe: “Fet” që do të thotë si në shqipen: “shpejt”. Këto thirrje janë britma rituale, që lamat shërbesëtar i thonë pranë atij që po vdes, me qëllim që të shkëputet shpirti i tij dhe të dalë nga trupi nëpërmjet një hapjeje, që rrokjet magjike shkaktojnë në maje të kresë.

Vetëm lama që nga një mjeshtër kompetent ka marrë pushtetin për të shqipëtuar Hik me intonacionin dhe forcën psikike të kërkuar, është në gjendje të veprojë me sukses. Kur ai bën shërbesën pranë një kufome ai shton Fet pas hik , por ai duhet të ketë kujdes për të artikulluar këtë fet kur thjesht ushtrohet per te praktikuar ritin. Nderthurja e këtyre dy tingujve sjell pa mëdyshje shkëputjen e shpirtit nga trupi dhe, si rrjedhim lama që do ti shqipëtonte me saktësi do te vdiste në vend. Por ky rrezik nuk ekziston kur ai bën shërbesën sepse atëherë ai vepron me prokurë ne vendin e të vdekurit, duke i huajtur zërin e vet, në mënyre që efekti i rrokjeve magjike ndihet nga i vdekuri dhe jo nga lama. Pasi pushteti psikik për të nxjerrë shpirtin jashtë mbështjellës së vet trupore u jepet atyre nga një mjeshtër kompetent, u mbetet dishepujve që shqiptojnë tingullin hik me tonin korrekt. Pranohet se është arritur ky qëllim, kur një fije kashte e vënë mbi krye qëndron aty drejt pa rënë për aq kohë sa dëshirojnë ata. Në fakt shqiptimi korrekt i hik shkakton një hapje të vogël në majë të kresë dhe fija futet aty. Kur është fjala për një të vdekur, hapja është shumë më e madhe. Arrin deri sa të futet gishti i vogël. Kjo “nxjerrje” e shpitit pra bëhet nga britma rituale hik që pasohet nga fet . Para se të veprojë lama duhet të mbledhë thellë veten, të njëjtësohet me atë që do të nxjerrë frymën dhe të bëjë përpjekjen që duhej të bënte ky i fundit për të shkakëtuar ngjitjen e shpirtit në majën e kafkës me një forcë të tillë që të shkakëtohet e çara e nevojshme që të hapet kalimi. Të iniciuarit e afte për të vepruar për vete që të arrihet kjo ngjitje e shpirtit në majë të kresë, kur e ndjejnë se u ka ardhur fundi e shqiptojnë vet hik dhe fet që i lirojnë. Me këtë mënyrë ata edhe mund të vrasin veten, thuhet se disa e bëjnë vërtet.

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert D’Angely