-pjesa e dytë dhe e fundit-

Kotasi

Sipas Herodotit, Lidët, për të kaluar kohën përdornin sende që i quanin KOTASI. Sende të tilla janë gjetur edhe në varrin e një gruaje etruske.

Sende pët të kaluar kohën: KOTASI.

Në shqip kemi: sende koti, punë koti. Po ashtu kemi edhe KOTASI me kuptimin : në mënyrë të kotë.

Munth

MUN, MUNTH; latinisht mundus.

Etruskologët shpjegojnë:

Në pikën ku duhej të binte qendra e qytetit të ri të etruskëve, hapej një grope shumë të thellë, gati gati me formën e një pusi. Kjo gropë shërbente për të bërë lidhjen ndërmjet botës së gjallë dhe botës së të vdekurve. Pastaj gropa mbulohej me pllaka guri dhe quhej porta e mundimeve ose siç thotë Varoni porta e ferrit. Latinët e quajtën mundus, fjalë që morën nga etruskët.

Etruskët: MUNO = MUNTH

Shqip kemi: MUND, MUN.

Vegoia

Vegoja është një profeteshë etruske që i komunikoi popullit vendimet e Jupiterit dhe të drejtësisë.

Në shqip kemi:

1. VEGOIA: VEGOJ, VEGIM.

2. VEGOIA: ajo që vë gojë, ajo që thotë.

Sipas një varianti në latinisht, profetesha i ka shpjeguar me gojë vendimet e Jupiterit në këtë mënyrë:

Dijeni që deti është i ndarë nga toka. Dhe se Jupiteri tokën e Etrurisë e quan pronë dhe urdhëron që terreni të matet dhe fushat të paisen me kufi. Dhe; meqë ai e di mirë se toka ngjall lakmi dhe etje tek njerëzit, dëshiron që çdo gjë të jetë përcaktuar saktësisht me anë të shenjave të kufirit…, kush luan gurët e kufirit, dënohet me vdekje.

Koncepti për gurët e kufirit ndodhet edhe në të drejtën e dokeve të Veriut të Shqipërisë, në Ligjet e Dukagjinit.

Lukumon

Etruskët udhëheqësin e tyre e quanin Lukumon. Në shqip kemi:

LUKUNI; Turmë njerëzish, turmë ujqish.

Duke u nisur nga kuptimi në shqip i fjalës Lukuni, fjala Lukumon na kujton atë që udhëheq turmën.

For

Mbreti etrusk Tarkuin Prisko ndërtoi në Romë një vend ku ai kisht mundësi për të folur me popullin. Aty bëheshin edhe shfaqe. Ky vend quhej FOR. Mos vallë fjala FOR fsheh kuptimin FOL, vend për të FOLUR?

Hastat

Një nga njësitë përbërëse të ushtrisë së mbretit etrusk Tarkuin Prisko quhej HASTAT. Autorët antikë shpjegojnë se pjestarët e ushtrisë etruske pajiseshin vetë me armatim. Nga armatimi që mbanin, merinin jo vetëm emrin por edhe pozitën shoqërore. HASTAT shqiptohet edhe HASHTAT, të sjell ndër mend fjalën shqipe USHTË-A, shumës USHTAT. Nga emri i armës USHTË kemi edhe emrin e luftëtarit USHTAR.

Në gjuhën sanskrite Hasta do të thotë DORË-A.

Sella curules

Mbretërit etruskë të epokës së mbretërimit tarkuin në Romë uleshin mbi një ndenjëse të ashtëquajtur sella curules, të cilën më vonë e përdorën edhe romakët. Sella curules përdoret edhe sot për të treguar fronin e posaçëm ku ulet një njeri i shquar. Kjo shprehje citohet si latine, paçka se vetë latinët thonë se ajo është etruske.

Në këtë shprehje të bën përshtypje fjala CURULES, e cila përkon me shqipen KUR ULESH. Pra sella curules në gjuhën shqipe jep kuptimin SHALA KUR ULESH.

Hister

Tit Livi thotë: në gjuhën etruske aktor thuhet Hister.

HISTER, HISHTER: HIQTAR, ai që hiqet, ai që shtiret.

Kur

Çdo qytet etrusk ishte i ndarë në Kure.

Në shqip ka mbërritur, p.sh. Kuri im me kuptimin prona ime kur lajnë fëmijët me peta. Po ashtu edhe Kur me kuptimin ndarje mbenda një tharku. Kemi edhe Kurth, Kurm.

Kurm, do të thotë trup. Në sanskritisht trupit i thonë Karma.

Marrë nga libri Një shqiptar në botën e etruskëve i autorit Ilir Mati

0 Comments