Etnografia e Frigjisë dhe geografia e saj fizike na hedhin mjaft dritë mbi gjuhën e këtij populli. Fjala frigj ose frigos, shqiptohej me φ, të frymëtuar, që më pas u bë v dhe frigjtë u quajtën edhe vrighes. Kjo fjalë ka kuptim në gjuhën shqipe dhe do të thotë fryrës nga fjala frin-fryn. Ndoshta aludohet për përdorimin e fryrjes me kacekë nëpër furra nga që frigjtë qenë të parët që punuan metale në zjarr. Për të konfirmuar këtë opinion, ia vlen të përmëndet se ka egzistuar një vend i quajtur ophyr ose obrygio, që ngjan me fjalën greke ό πύρ (o pir) - zjarr , ose ophir që në gjuhën hebreje do të thotë ar, flori, dhe në gjuhën popullore quhet obriz, ophirizum, një vend në të cilin brenda oxhaqeve me zjarr, veçohej ari nga rërat e lumenjve që merreshin nga Kaukazi.

Mund të nxirret edhe një etimologi tjetër nga fjala Bryges, siç quheshin popujt e Frigjisë, për shkak të veshmbathjes së tyre: Breches, Bryges, Phryges, që mbanin çorape apo brekë të gjata, nga fjala shqipe brech – brekë, prej ku keltët thoshin breeches - brekë ose pantallona të ngushta siç quhen edhe sot e kësaj dite nga anglezët, broeches nga bullgarët dhe brog nga cimbrët gjermanikë.

Nga vetë kjo fjalë frigjo-shqiptare u quajt βρίκισμα (vrikisma) një lloj valleje frigje hareje e ngazëllimi që kërcehej në festat e Bakusit dhe që për shkak të shkundjes së veshjeve apo brekusheve , gati thuhej brechismata, shkundje e brekëve: βρίκισματα (vrikismata), shpjegon Hezikiusi, όρχησις φρυγιακή (ohrisis frigiaki), do të thotë: valle frigje.

Nga frigjtë, nga keltët ose nga shqiptarët, rrodhi më pas te latinët fjala braca, ndërsa në Siçili dhe në Itali, fjalët vrachi dhe brache.

Për më tepër frigjtë koribantë quheshin edhe haberi që si iberët aziatikë, edhe e kishin marrë këtë emër nga bâri – bar, sikur të quheshin njërëz të barit, një emër përshkrues për barinjtë nomadë. Mund të quheshin dhe Habôri pra të borës, të dëborës sepse malet e tyre të Kaukazit dhe të Taurit qenë gjithnjë të mbuluara nga bora, që në shqip thuhet borë: prej nga ka rrjedhur dhe emërtimi i hiperborëve e i boriadëve në Trakë, ndërsa në Maqedoni i malit që i thonë bora, i erës borea dhe i një mbreti që quhej Boris.

Koribantët quheshin edhe gureti, nga fjala gur, pra banorë të gurëve e të vendeve me gurë. Ose quheshin kuretë nga fjala shqipe cuar – korr, duke aluduar për κυρά (kira), e tyre, pra për qethjen, njësoj sikur të quheshin kuaretë.

Marrë nga libri Shqipja nëna e gjuhëve i autorit Giuseppe Crispi

0 Comments