Çerberi

Te Homeri dhe Hesiodi, Hadis dhe bota tjetër është e errët, një vend pa diell ku banojnë të vdekurit. ËshtëKopertina e librit një vend i pafund, sepse i nxë të gjithë. Të gjithë hynë në të, por asnjeri nuk mund të kthehet më. Portat e mbretërisë së Hadis i ruan një qen i zi , i fortë dhe i tmerrshmëm, që në vitet e mëvonëshme përshkruhet me tre kokë e me bisht gjarpëri. E quajnë Çerber. Emri i tij thotë Decharmi (f. 392) është identik me fjalën sanskritishte Sarvari që do të thotë natë. Unë duke ngulur këmbë edhe në këtë rast se sanskritishtja vjen shumë më pas gjuhës pellazgjike – arvanitase gjej se Çerberi tregon qenin (d.m.th. ruajtësin e pafjetur) të varreve (d.m.th. të hadis). E në të vërtetë Ken = qeni në gjuhën arvanitase, Kυνν = qion në greqishten e vjetër, kurse Bαρ = varri (shiq greminën e thellë). Fillimisht kjo fjalë e përbërë ishte Kenbar-os dhe me kthimin e gërmës n r u bë Kenvaros e përfundimisht Qerveros – Çerberi. Gërmën n e përdorin zakonisht Gegët, kurse gërmën r Toskët, d.m.th. zona ku është krijuar miti i Çerberit. Pra, Kervepis – Kervar – Qenvar.

Aristidh Kola

Aristidh Kola

Karonti

Karonti në mitologjinë greke u krijua nga ideja se që të kalojnë shpirtrat e të vdekurve lumin Akeront e të zbresin në Hadis, do të duhej t’i shoqëronte dikush që njeh rrugën, në mënyrë që të kalonin lumin. Dhe këtë gjë e bën Karonti. Në vitet e mëvonëshme u përhap zakoni që në gojë të të vdekurit të vinin një monedhë, që të përfaqësojë çmimin e biletës që gjoja kërkonte Karonti. Dhe janë të njohura Dialogët e të vdekurve të Lukianit dhe përgjigja e famshme negative “S’ke për të marrë nga ai që s’ka”.

Kjo është mitologia e mëvonëshme e Grekëve që bazohet në kozmogoninë dhe teogoninë pellazgjike.

Diodori (A, 92, 2, 96, 8) pretendon se besimi te Karonti kishte prejardhje nga Egjypti. Decharmi (394) nuk pajtohet me këtë mendim por nxjerr etimologjinë e fjalës Karonti nga folja e greqishtes Χαipω = gëzoj, d.m.th. në formën e një eufemizmi.

Megjithatë personazhi mitologjik i Karontit mbijeton edhe në realitetin e krishterë, në Greqinë e re, dhe madje i rrënjosur fort e me të njëjtin identitet, në mos pasuruar edhe më shumë. Kur i kalon shpirtrat në Hadis, Karonti u jep të pinë ujin e harresës dhe ata harrojnë të kthehen përsëri, siç thotë populli midis shumë e shumë rrëfenjave. Por ky ujë i harresës dhe i mohimit pa një shkak në mitologjinë greke, që e do Karontin të shurdhër që të mos dëgjojë e të mallëngjehet nga të qarat e të luturat, dhe të pamposhtur në duelet e tij me trimat më të dëgjuar. Me pak fjalë, të vdekurit logjikisht nuk do të kishin nevojë të pinin ujin e harresës.

Mirëpo gjuha arvanitase që ishte gjuha e folur e popullit tonë gjer në revolucionin e vitit 1821, na jep shpjegimin edhe për ujin e harresës edhe për etimologjinë e Karontit. Në gjuhë arvanitase egziston folja harronj ose haroj. Është e vërtetë se arvanitasit e Greqisë së Jugut erdhën këtu të gjithë së bashku gjatë shekullit të XIV nga pjesa Veri – perëndimore e Gadishullit Ballkanik, por çamërit arvanitas të Çamërisë ose Thesprotisë, ku gjejmë toplogji të tilla si Aqeronti dhe liqeni Aqerusia, janë autoktonë prej mijra vjetësh, pamvarsisht se meqënëse ishin musulmanë shumë prej tyre ne i kemi përzënë. Përsëri, mjaft nga ata mbetën. Mbeti në rradhë të pare shpirti i tyre në folklorin e Greqisë së re dhe në mitologji, mbeti vallja panelenike, vallja çame. Pra këta çamë, mund të thuhet se tradita nuk u ndërpre kurrë për mijra vjet me rradhë.

Marrë nga libri Gjuha e perëndive i autorit Aristidh Kola

0 Comments